header image
Home arrow Blog arrow Mjeket arrow Shtatzania - Kujdesi paralindjes arrow 
Shtatzania - Kujdesi paralindjes PDF Print E-mail
Article Index
Shtatzania - Kujdesi paralindjes
Page 2
Page 3
Page 4
Page 5
Page 6
Page 7
Page 8
Page 9
Page 10
Page 11
Page 12
Page 13
Page 14
Page 15
Page 16
Page 17
Page 18
Page 19
Page 20
Page 21
Page 22
Page 23
Page 24
Page 25
Page 26
Page 27
Page 28
Page 29
Page 30
Page 31
Page 32
KUJDESI ANTENATAL

KËSHILLO DHE DISKUTO MBI PLANIFIKIMIN FAMILJAR

Diskuto mbi rëndësin e planifikimit familjar

Nëse është e përshtatshme, pyet gruan nëse ajo do të dëshironte që partneri i saj apo ndonjë anëtar
tjetër i familjes të kyqen në sesionin këshillues.

Sqaro se pas lindjes, nëse ajo ka marrëdhënje dhe nuk e ushqen fëmijën ekskluzivisht me gji, mund
të mbetet shtatzanë shumë shpejt, madje vetëm 4 javë pas lindjes. Kështuqë, është e rëndësishme
që ajo të fillojë të mendojë herët mbi atë se çfarë metode të planifikimit familjar do të përdorë.

Pyete rreth planeve për të pasur më tepër fëmijë. Nëse ajo (dhe partneri i saj) duan më shumë
fëmijë, këshilloje që pauza së paku 2-3 vjet ndërmjet shtatzënive është më e shëndetshme për
nënën dhe fëmijë

Informimi se kur të fillohet një metodë pas lindjes do të ndryshojë varësisht nëse gruaja e ushqen
fëmijën me gji apo jo.

Organizo takimet për gruan me këshilluesen për planifikim familjar, apo këshilloje vet
drejtëpërsëdrejti (shih Mjetet e vendim-marrjes për ofruesit dhe klientët e planifikimit familjarë
për informimin mbi metodat dhe mbi procesin e këshillimit).

Këshilloje mbi përdorimin e drejtë dhe të përhershëm të kondomit për mbrojtje të dyfishtë prej
sëmundjeve ngjitëse seksuale (SNS) apo HIV-it dhe shtatzënisë. Promovoni këtë sidomos nëse
është në rrezik prej SNS apo HIV-i G4.

Për gratë HIV-pozitive, shih G5 për çështjet e planifikimit familjar.

Partneri i saj mund të vendos që të ketë një vazektomi (sterilizimi mashkullor) në çfardo kohe.

Metodat e mundshme për gruan jo-laktante

Mund të përdoren menjëherë pas lindjesKondomi

Kontraceptivët oral vetëm progestogjen

Injekcionet vetëm progestogjen

Implantet

Spermicidet

Sterilizimi femror (brenda 7 ditësh apo shtyje 6 javë)

DIU (brenda 48 orësh apo shtyje 4 javë)

Shtyje 3 javëKontraceptivët oral të kombinuar

Injektcionet e kombinuara

Diafragma

Metodat e vetëdijësimit mbi fertilitetin

Konsiderata të veçanta për këshillimin mbi planifikimin
familjar gjatë shtatzënisë

Këshillimi duhet të ofrohet gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë.

Nëse gruaja zgjedhë sterilizimin femrorë:

mund të bëhet menjëherë pas lindjes nëse nuk ka shenja infeksioni(ideale brenda 7 ditësh, apo shtyje për 6 javë).

planifikoje për lindje në spital apo qendër shëndetësore ku ka të trajnuar për realizimin e kësaj
procedure.

siguroje këshillimin dhe pëlqimin e informuar para lindjes.

Nëse gruaja zgjedhë dispozitivin intrauterin (DIU):

mund të vihet menjëherë pas lindjes nëse nuk ka shenja të infeksionit (deri 48 orë pas apo
shtyje 4 javë)

planifiko lindjen në spital apo qendër shëndetësore ku ka të trajnuar për ta vënë DIU.

Metodat e mundshme për gruan laktante

Mund të përdoren menjëherë pas lindjesMetoda e amenoresë së laktacionit (MAL)

Kondomët

Spermicidet

Sterilizimi femrorë (brenda 7 ditëve apo
shtyje për 6 javë)

DIU (brenda 48 orëve apo shtyje për 4 javë)

Shtyje për 6 javëKontraceptivët oral vetëm progestogjen

Injekcionet vetëm progestogjen

Implantet

Diafragma

Shtyje për 6 muajKontraceptivët oral të kombinuar

Injekcionet e kombinuara

Metodat e vetëdijësimit mbi fertilitetin