|
Shtatzania - Kujdesi paralindjes |
|
|
|
|
Page 28 of 32 KUJDESI ANTENATAL
Diskuto si të përgatitet për një emergjencë në shtatzëni
Diskuto çështjet emergjente me gruan dhe partnerin/familjen e saj:
ku do të shkojë ajo?
si do të shkojë deri atje?
sa do t’i kushtojnë shërbimet dhe transporti?
a mund të fillojë të kursejë ajo që prej tash?
kush do të shkojë me të për ta përkrahur gjatë procesit të lindjes dhe vet lindjes?
kush do të kujdeset për shtëpin e saj dhe fëmijët tjerë?
Këshilloje gruan që të kërkojë ndihmë nga bashkësia, nëse i nevojitet I1–I3.
Këshilloje atë që të sjell me vete kartelën personale të shtatzënisë në qendrën shëndetësore, qoftë
edhe për një vizitë emergjente.
Këshilloje mbi shenjat e lindjes
Këshilloje që të shkojë në institucion apo të kontaktojë udhëheqës të aftësuar për lindje nëse paraqitet
cilado prej shenjave vijuese:
sekretim i përgjakur i ngjitshëm.
kontraksione të dhimbshme çdo 20 minuta apo më shpesh.
ujorët kanë pëlcitur.
Këshilloje mbi shenjat e rrezikshme
Këshilloje që të shkojë në spital/qendër të mjekësisë familjare menjëherë, ditën apo natën, PA
VONESË nëse paraqitet ndonjë nga shenjat vijuese:
gjakrrjedhje vaginale.
konvulzione.
kokëdhembje të forta me turbullim të të pamurit.
temperaturë apo dobësi e rëndë për t’u ngritur nga shtrati.
dhimbje e fortë barku.
frymëmarrje e shpejtësuar apo e vëshirësuar.
Ajo duhet të shkojë në qendër shëndetësore sa më parë që të jetë e mundur nëse paraqitet ndonjë
nga shenjat vijuese:
temperaturë.
dhimbje barku.
ndjehet e sëmurë.
enjtje gishtërinjësh, fytyre apo këmbësh.
Zhvillo planin e lindjes dhe emergjencës (2)
C1
Këshillo dhe diskuto mbi planifikimin familjar
C1
|