|
Shtatzania - Kujdesi paralindjes |
|
|
|
|
Page 27 of 32 KUJDESI ANTENATAL
ZHVILLO PLANIN E LINDJES DHE EMERGJENCËS
Shfrytëzo informatat dhe fletët këshilluese për të mbështetur interaksionin me gruan, partnerin dhe familjen e saj.
Lindja në institucion
Sqaroja pse rekomandohet lindja në institucion
Ndonjë komplikim mund të zhvillohet gjatë lindjes - ato nuk janë gjithmonë të parashikueshme.
Institucioni ka në dispozicion personel, pajisje, aparaturë dhe barna për të siguruar kujdesin më të
mirë nëse nevojitet dhe sistemin e referimit.
Këshilloje si të përgatitet
Rishqyrto organizimin për lindje:
Si do të shkojë ajo atje? A duhet ajo të paguajë për transport?
Sa do të kushtojë lindja në institucion? Si do të paguajë ajo?
A mund të fillojë kursimin që tani?
Kush do të shkojë me të për ta përkrahur në dhe gjatë lindjes?
Kush do t’i ndihmojë për t’u përkujdesur për shtëpinë dhe fëmijët tjerë derisa ajo të mungojë?
Këshilloje ku të shkojë
Nëse gruaja jeton afër institucionit, ajo duhet të shkojë që në shenjën e parë të lindjes.
Nëse jeton larg prej institucionit, ajo duhet të shkojë 2-3 javë para datës së pritur për lindje dhe të
qëndrojë qoftë në dhomat pritëse të maternitetit apo familjen, apo shoqërinë afër institucionit.
Këshilloje të kërkojë ndihmë prej bashkësisë, nëse nevojitet I2.
Këshilloje çka të sjell me vete
Fletoren e nënës.
Petkat e pastërta për larjen, tharjen dhe mbështjelljen e foshnjes.
Petka të pastërta shtesë për t’i përdorur si peceta higjienike pas lindjes.
Rroba për nënën dhe foshnje
Ushqim dhe ujë për gruan dhe personin përkrahës.
Lindja në shtëpi me udhëheqës të aftësuar
Këshilloje si të përgatitet
Rishqyrto me gruan çështjet në vijim:
Kush do të jetë shoqërues në dhe gjatë lindjes?
Kush do të jetë afër jush për së paku 24 orë pas lindjes?
Kush do të ndihmojë për t’u kujdesur për shtëpinë dhe fëmijët tjerë?
Këshilloje të thërras udhëheqësen e aftësuar në shenjat e para të lindjes.
Këshilloje që të ketë gati fletoren e nënës.
Këshilloje që të kërkojë ndihmë prej bashkësisë nëse nevojitet I2.
Sqaroja pajisjet e nevojshme për lindje në shtëpi
Vendi i ngrohtë për lindje me sipërfaqe të pastër apo shtrojë të pastërt.
Petkat e pastërta të madhësisë së ndryshme: për shtrat, për terjen dhe mbështjelljen e foshnjes,
për pastrimin e syve të foshnjes, për udhëheqësen e lindjes për pastrimin dhe terjen e duarve të saj,
për përdorim si peceta higjienike.
Batanije.
Shishe me ujë të pastërt dhe ndonjë mënyrë për të ngrohur këtë ujë.
Sapu
Peshqir: 2 për pastrim dhe 1 për placentë.
Qeskë për mbështjelljen e placentës.
|