header image
Home arrow Pyetjet me te shpeshta arrow Semundje Gjimekologjike arrow Kandidozat arrow 
Kandidozat PDF Print E-mail
Eshtë një sëmundje mykotike e shkaktuar nga një myk i quajtur kandida albikans. Eshtë një infeksion mykotik mjaft i përhapur që mund të transmetohet përmes kontaktit seksual. Eshtë sëmundje tre herë me e shpeshtë se trikomoniaza.

Cilat jane faktoret që influencojne ne zhvillimin e infeksionet?

• Barra;
• Diabeti;
• Përdorimi i antibiotikeve;
• Kortizoniket.
Cilat jane shenjat tek femrat?

• Kruarje të forta të organit gjenitale;
• Rrjedhje sekrecionesh nga vagina;
• Djegie gjatë urinimit;
• Cipa të bardha ne sipërfaqe;
Cilat jane shenjat tek meshkujt?

• Skuqja të majes se penisit;
• Kruarje;
• Djegie;
Si behet mjekimi i Kandidozes?

Rekomandohen analizat laboratorike dhe mjekimi sipas Mjekut Familjar. Kontakti seksual mund të lejohet vetëm mbas mjekimit.



Sa I përket trajtimit të femrave rekomandohet shpërlarje me antiseptike, kamomil, përdorimi i ovulave vaginale antimykotike.

Përdorni gjithmonë prezervativin që të jeni të mbrojtur.