Çfarë eshtë Herpesi Gjenital?
Herpesi Gjenital eshtë një sëmundje seksualisht e transmetueshme
që shkaktohet nga virusi i Herpes Simpleks.Përhapet me ane të
kontaktit seksual nepërmjet lekures ose mukozave të demtuara.
Cilat jane shenjat e Herpesit?
• Shenjat me të zakonshme të Herpesit jane vezikula ose fluska të cilat përhapen në organet gjenitale të femres dhe të mashkullit. Keto shpërthime zgjasin 4-7 ditë. Flluskat cahen dhe lene
pas plage që mund të qëlbezohen.
• Zakonisht shpërthimet e para shoqërohen edhe me temperaturë, dhembje koke dhe dobesi të përgjithshme muskulare.
Sa zgjatë sëmundja?
Herpesi shkaktohet nga një virus. Kur një person infektohet ai do të jetë gjithmonë i infektuar. Ai/Ajo mund të ketë vitë të qëta ndermjet periudhave të shpërthimeve por virusi eshtë gjithmonë
brenda.
Çfarë duhet të bëni nese mendoni se keni Herpes?
Kontaktoni Mjekun Familjar. Shenjat duhet të trajtohen me medikamentë antivirale. Duhet të trajtohen të dy partnerët.
A eshtë i rrezikshëm Herpesi për një shtatëzeni?
Po, Herpesi kalon nga gruaja shtatëzane tek femija gjatë momentit të
lindjes dhe shkakton infeksion të syrit që mund të sjelle deri të verbimi ose edhe komplikacione të tjera.
VENI RE!
Nuk rekomandohet kryerja e kontaktit seksual deri ne shërimin e plotë pasi që sëmundja mund të përhapet dhe ne pjese të tjera të trupit. Këshillohet larja e duarve me sapun ne ratstet e prekjes së plageve.
|