|
Tendencë në rritje e AIDS-it në Shqipëri |
|
|
|
Një ekspert për sëmundjen AIDS në Shqipëri thotë se tendenca e sëmundjes është në rritje nga viti në vit, tendencë që pritet të vazhdojë.
Kombet e Bashkuara e kanë ulur në mënyrë të ndjeshme numrin e njerëzve që vlerësohen se janë prekur nga virusi i AIDS-it.
Agjensia e OKB-së, UNAIDS, thotë se numri rasteve me virusin HIV në të gjithë botën është 33 milionë, krahasuar me 40 milionë vitin e kaluar.
Kjo shënon një rënie me një të pestën.
Kombet e Bashkuara thonë se kjo rënie më së shumti është rezultat i përmirësimit të metodave për vlerësimin e HIV/AIDS-it, ne vende te tilla si India.
: Deri në fund të shtatorit 2007 në Shqipëri janë raportuar 39 raste të reja për infeksionin Hiv/Aids duke e çuar numrin total të rasteve në 250 të tillë.
Numri total i rasteve me Aids në stadin përfundimtar shkon në 84 raste, nga të cilat 54 kanë përfunduar me vdekje.
Nga këto persona kemi 17 fëmijë të prekur nga infeksioni Hiv/Aids. Ndër këta fëmijë 12 janë infektuar nëpërmjet transmetimit vertikal dhe 5 raste nëpërmjet gjakut.
|