header image
Home arrow Pyetjet me te shpeshta arrow Semundje Gjimekologjike arrow Sifilizi arrow 
Sifilizi PDF Print E-mail

Eshtë një sëmundje seksualisht e transmetueshme që shkaktohen nga Treponema Pallidum. Transmetimi kryehet nepërmjet kontaktit seksual, me personin e infektuar nga Sifilisi.
Sifilizi transmetohet edhe nga nëna e sëmurë tek fëmiju duke shkaktuar pasoja tek femiju.
Ne rast se nuk kurohet ne kohën e duhur ajo mund të preke Sistemin Nervor Qëndror dhe Sistemin
Kardiovaskular.
Cilat janë shenjat e para të kësaj sëmundjeje?
• Shenja e parë e kësaj sëmundje eshtë një ulqerë e fortë që shfaqët 2-4 javë pas kontaktit seksual, me personin e infektuar e padhëmbshme dhe me kufij të qartë.
• Tek meshkujt ulqera (Shanku) shtrihet përreth penisit.
• Tek femrat lokalizohet ne organet e jashtme gjenitale, vulvë në ne qafën e mitres që shpesh kalon pa u venë re.
Ç’farë ndodhë nëse nuk trajtohet me kohë sifilisi?
Shanku i patrajtuar mund të përzistojë 3-6 jave e me pas të shërohet por kjo nuk do të thotë që kjo
sëmundje eshtë zhdukur.
Sëmundja kalon ne fazen e dytë , sifilizi sekondar 6-8 jave pas shankut (60 ditë)

Cilat jane shenjat e fazes se dytë?
• Temperatura;
• Dhembje barku;
• Rënie ne peshë;
• Dhembje muskujsh dhe kockash;
Në lëkurë:
• Njolla të kuqë në shuplaka por mund të kenë edhe në trup dhe nuk kruhen.
• Puçrra ne formë lythi në organet seksuale;
• Renie flokësh;
• Prekje të thonjëve;
Ç’ndodh kur sëmundja nuk trajtohet edhe në fazen e dytë?

Sëmundja kalon ne fazen e tretë ku sëmundja përhapet duke prekur Sistemin
nervor (trurin), zemrën dhe kockat dhe mund ta çojë të semurin deri ne vdekje.

Duke marre parasysh që sëmundja mund të nderlidhet edhe me AIDS-IN, këshillohet që krahas analizave laboratorike për Sifilizin të bëhen edhe ato për AIDS-IN.

Çfarë masash duhet të merrni ne keto raste?
Nese ju ose partneri juaj vën re shenja të tilla duhet t’i drejtoheni sa më parë Mjekut Familjar dhe t’i nenshtroheni provave të rëndesishme laboratorike për diagnostikimin e kesaj sëmundje. Ne qoftë se diagnostikohet shpejt sëmundja kurohet pa lene pasoja. Duhet të nderprisni mardheniet seksuale deri sa ju dhe partneri juaj të jetë shëruar plotësisht. Gjithashtu rekomandohen analiza
laboratorike çdo 3 muaj..
Vini re:
Prezervativet jane mjetët mbrojtëse kryesor për parandalimin e çdo lloj infeksioni me bartje seksuale.





 

Klinika gjinekologjike
Planifikimi familjar
REgjistrohu!
Testet e shtatzanise
Zhvillimi i fetusit
Infertiliteti
Per cdo pyetje nje pergjigje
Mjekesia.com
Advertisement