|
Çfarë është Klamidia?
Eshtë sëmundje seksualisht e transmestueshme që mund të sjelle probleme serioze për shëndetin( sterilitetin), shtërpësinë apo barren jashtë mitre.
Cilat janë shenjat e kësaj sëmundje?
Tek femrat:
Periudha e inkubacionit( koha nga infektimi deri tek shfaqja e shenjave) eshtë nga 8-15 ditë.
• Sekrecione vaginale të shumta;
• Të kruara ne organet gjenitale;
• Djegie;
• Dhembje gjatë kryerjes se aktit seksual;
• Hemorragji pas kontaktit seksual;
Tek meshkujt:
• Periudha e inkubacionit 4-15 ditë;
• Uretritis(infeksion i kanalit të jashtëm të urinimit)
• Sekrecione të qafes të qelbëzuara;
• Dhembje që përhapet ne testiset
• Djegie gjatë urinimit;
• Mpirje ne faqen e brendshme të kofshes;
• Të kruara;
A ka rast që keto shenja të sëmundjes mungojnë?
Në 5-8% të ratsteve shenjat mungojnë ose paraqitën shenja që kalojnë zhduken për një përiudhe të caktuar të kohës. Ne keto ratste sëmundja ka shumë gjasa të kaloj në formën kronike të saj.
Cilat janë pasojat e kësaj sëmundje?
Tek femrat
• Sterilitet;
• Barrë jashtë mitre;
• Infeksion i tubujve;
Tek beba
Infeksioni mund të përcillet tek beba që lind dhe mund të shkaktoj:
• Infeksion të syve;
• Infeksion të mushkerive;
• Infeksion të vesheve;
Tek burrat
• Epididimitis (infeksion i testiseve ne njëren ane);
• Temperaturë;
• Dhembje ne pjesen e brendshme të kofshes;
• Sterilitet;
Çfarë masash duhet të merrni në këto raste?
Nese ju ose partneri juaj verëni shenja të tilla duhet ti drejtoheni sa me pare Mjekut Familjar dhe ti nenshtroheni provave laboratorike.
Kura e rekomanduar nga mjeku duhet të behet e plotë dhe nga të dy partnerët njëkohësisht.
Prezervativet jane mjetët mbrojtëse kryesor për parandalimin e çdo lloj infeksioni seksualisht të transmetueshem.
|