header image
Home arrow Pyetjet me te shpeshta arrow Semundje Gjimekologjike arrow Infeksionet seksualisht te transmetueshme arrow 
Infeksionet seksualisht te transmetueshme PDF Print E-mail

Vëretje: këto marteriale janë vetëm për njohuritë tuaja të përgjithshme dhe nuk janë zëvëndësim për këshilla mjekësore. Ju gjithmonë duhet të kontaktoni mjekun tuaj apo profesionistët shëndetësorë rreth shëndetit tuaj, trajtimit apo përkujdesjes shëndetësore.

IST jane sëmundje të cilat bartën nepërmjet kontakteve seksuale. Ka rreth 20 IST dhe në të njëjtën kohë ju mund të sëmurëni nga me shumë se një sëmundje me bartje seksuale.







 

Marrëdhëniet seksuale nuk i shkaktojnë sëmundjet seksualisht të transmetueshme. IST shkaktohen nga bakterët, viruset dhe parazitët. Ju mund të infektoheni gjatë marrdhenieve seksuale me një të sëmurë dhe me pas mund të transmetoni infeksionin tek të tjerët. Bakterët tek një person me IST shpërndahen në organet seksuale.
Nëqoftë se ju mendoni se “Kjo eshtë një gjë e cila nuk mund të me ndodhë mua dhe për ketë arsye nuk kam perse ta lexoj materialin”, e keni gabim. Nëqoftë se aktualisht jeni duke kryer marrëdhënie seksuale, mund t’ju ndodhë edhe juve të infektoheni me ndonjë nga IST.
Megjithese çdo vit miliona njërez sëmurën nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, me një mesatare prej një person për çdo 12 sekonda, atëherë ky fakt mjafton që ne të marrim masat e domosdoshme të parandalimit të IST. Por, dhe nëqoftë se prekesh nga një sëmundje seksualisht e transmetueshme ky nuk eshtë fundi i botës. KA DISA GJËRA QË TI MUND TI BËSH PËR TË MBROJTUR VETEN.
Ne çfarë mënyre mund ta mbrosh veten nga një Sëmundje me bartje e seksuale?
Mos bëni marrdhenie seksuale të pambrojtura! Megjithatë, nëqoftë se jeni duke bërë marrëdhënie seksuale ose planifikoni të bëni të tilla, me poshtë janë disa masa që mund të merrni për të mbrojtur vetën tuaj. Megjithëse disa nga keto metoda mund të mos jenë gjithmonë të suksesshme, ato ndihmojnë ne uljen e rrezikut që ju dhe partneri juaj të infektohet nga një sëmundje seksualisht
e transmetueshme
• Njihini partnerët tuaj seksual – zvogëloni numrin e partnerëve tuaj.Sa me shumë partnerë të keni aq më të medha janë mundesitë për t’u infektuar nga një sëmundje seksualisht e transmetueshme
• Përdorni prezervativë – ose në qoftë se jeni femër insistoni që partneri juaj të përdorë prezervativë. Kjo eshtë mënyra më efektive për të parandaluar sëmundjet seksualisht të transmetueshme në qoftë se jeni duke kryer marrëdhënie seksuale
• Mesoni shenjat dhe simptomat e IST. Ne qoftë se mendoni se keni një IST mos kryeni marrëdhënie seksuale përderisa të bëni një kontrollë mjekesore.
• Ne qoftë se ju keni një sëmundje Seksualisht Transmitive, merrni masa që edhe partneri juaj të kurohet. Pjesa me e madhe e njërezve nuk e dinë që ata aktualisht kanë një sëmundje seksualisht të transmetueshme.
• Tregoni kujdes për trupin tuaj – ne qoftë se verëni ndonjë gjë jo të zakonshme, atëherë duhet të bëni një kontroll për sëmundje seksualisht të transmetueshme.
• Urinoni menjëherë pasi të mbaroni marrëdhënien seksuale – ndihmon ne largimin e të gjitha bakterëve që mund të jene grumbulluar ne tubin tuaj urinar.
• Mos bëni marredhenie seksuale me njërez që kane plagë ose të skuqura ne organet seksuale.
• Pastroni organet tuaja seksuale me ujë dhe sapun përpara dhe pas marrëdhënieve seksuale – kjo do të eliminoj disa nga bakterët ne qoftë se ato janë të pranishme.
Çfarë ndodhë në qoftë se unë kam një IST?
Shumë varet nga sëmundja vetë.Disa sëmundje mund të sherohen dhe disa të tjera mund vetëm të trajtohen.
• Shërim do të thotë që sëmundja eshtë eleminuar nga organizmi
• Trajtim do të thotë që simptomat mund të trajtohen por agjenti patogjen do të ngeli ne trup dhe simptomat do të persëriten periodikisht
• Ne qoftë se sëmundja eshtë shkaktuar nga një virus, ajo mund të trajtohet dhe kontrollohet por jo të kurohet.
• Ne qoftë se sëmundja shkaktohet nga një bakterë ajo mund të kurohet ose të diagnostikohet
shpejt
• Ne qoftë se sëmundja eshtë shkaktuar nga një parazit ajo mund të kurohet

KLAMIDIA

Çfarë është Klamidia?
Eshtë sëmundje seksualisht e transmestueshme që mund të sjelle probleme serioze për shëndetin( sterilitetin), shtërpësinë apo barren jashtë mitre.
Cilat janë shenjat e kësaj sëmundje?
Tek femrat:

Periudha e inkubacionit( koha nga infektimi deri tek shfaqja e shenjave) eshtë nga 8-15 ditë.

• Sekrecione vaginale të shumta;
• Të kruara ne organet gjenitale;
• Djegie;
• Dhembje gjatë kryerjes se aktit seksual;
• Hemorragji pas kontaktit seksual;

Tek meshkujt:
• Periudha e inkubacionit 4-15 ditë;
• Uretritis(infeksion i kanalit të jashtëm të urinimit)
• Sekrecione të qafes të qelbëzuara;
• Dhembje që përhapet ne testiset
• Djegie gjatë urinimit;
• Mpirje ne faqen e brendshme të kofshes;
• Të kruara;

A ka rast që keto shenja të sëmundjes mungojnë?
Në 5-8% të ratsteve shenjat mungojnë ose paraqitën shenja që
kalojnë zhduken për një përiudhe të caktuar të kohës. Ne keto ratste
sëmundja ka shumë gjasa të kaloj në formën kronike të saj.
Cilat janë pasojat e kësaj sëmundje?
Tek femrat
• Sterilitet;
• Barrë jashtë mitre;
• Infeksion i tubujve;
Tek beba
Infeksioni mund të përcillet tek beba që lind dhe mund të shkaktoj:
• Infeksion të syve;
• Infeksion të mushkerive;
• Infeksion të vesheve;
Tek burrat
• Epididimitis (infeksion i testiseve ne njëren ane);
• Temperaturë;
• Dhembje ne pjesen e brendshme të kofshes;
• Sterilitet;
Çfarë masash duhet të merrni në këto raste?
Nese ju ose partneri juaj verëni shenja të tilla duhet ti drejtoheni sa me pare Mjekut Familjar dhe ti nenshtroheni provave laboratorike.
Kura e rekomanduar nga mjeku duhet të behet e plotë dhe nga të dy partnerët njëkohësisht.
Prezervativet jane mjetët mbrojtëse kryesor për parandalimin e çdo lloj infeksioni seksualisht të transmetueshem.

Gonorrhea
Eshtë sëmundje seksualisht e transmetueshme mjaft e shpeshtë dhe nëse zbulohet dhe kurohet ne kohë eshtë sëmundje e kurueshme. Ne rast të kundërt shoqërohet me komplikacione.
Cilat janë shenjat e sëmundjes?
Tek meshkujt
Periudha e inkubacionit 3-15 ditë.

• Rrjedhje sekrecionesh të qëlbëzuara nga organi seksual;
• Dhembje

• Djegie gjatë urinimit;
• Ënjtje dhe skuqje të kanalit të jashtëm të urinimit.
Ne ¼ e ratsteve simptomat jane minimale.
Tek femrat

Periudha e inkubacionit 10 ditë;

• Sekrecione , rrjedhje vaginale jo të zakonshme me ngjyrë të verdhë në të gjelbërt dhe shpesh herë me erë të keqë.
• Dhembje dhe djegie gjatë urinimit;
• Dhembje ne fund të barkut;
• Hemorragji mbas kontaktit seksual;
Nese personi bën kontakt seksual oral personi mund të ketë infeksion të grykës me temperature të lartë dhe zmadhim gjëndrash limfatike.
Cilat janë pasojat e ketij infeksioni?

• Infeksione të tubave;
• Qëlbezime pelvike;
• Menstruacione jo të rregullta;
• Sterilitet;
• Barrë jashtë mitre;
Infeksioni gonorroik transmetohet edhe tek i porsalinduri duke dhënë konjuktivit të syve.

Tek meshkujt

• Infeksione të testiseve;
• Temperaturë;
• Dhembje të organeve seksuale;
• Ngushtim të kanalit të urines;
• Sterilitet.
Çfarë masash duhet të merrni në keto raste?

Nese ju ose partneri juaj vë re shenja të tilla duhet t’i drejtoheni sa më parë Mjekut Familjar dhe t’i nenshtroheni provave laboratorike.
Kura e rekomanduar nga mjeku duhet të behet e plotë dhe nga të dy partnerët njëkohësisht.


Prezervativet jane mjetët mbrojtëse kryesor për parandalimin e çdo lloj infeksioni seksualisht të transmetueshem.

SIFILISI

Eshtë një sëmundje seksualisht e transmetueshme që shkaktohen nga Treponema Pallidum. Transmetimi kryehet nepërmjet kontaktit seksual, me personin e infektuar nga Sifilisi.

Sifilizi transmetohet edhe nga nëna e sëmurë tek fëmiju duke
shkaktuar pasoja tek femiju.

Ne rast se nuk kurohet ne kohën e duhur ajo mund të preke Sistemin Nervor Qëndror dhe Sistemin
Kardiovaskular.


Cilat janë shenjat e para të kësaj sëmundjeje?

• Shenja e parë e kësaj sëmundje eshtë një ulqerë e fortë që shfaqët 2-4 javë pas kontaktit seksual, me personin e infektuar e padhëmbshme dhe me kufij të qartë.
• Tek meshkujt ulqera (Shanku) shtrihet përreth penisit.
• Tek femrat lokalizohet ne organet e jashtme gjenitale, vulvë në ne qafën e mitres që shpesh kalon pa u venë re.
Ç’farë ndodhë nëse nuk trajtohet me kohë sifilisi?

Shanku i patrajtuar mund të përzistojë 3-6 jave e me pas të shërohet por kjo nuk do të thotë që kjo
sëmundje eshtë zhdukur.
Sëmundja kalon ne fazen e dytë , sifilizi sekondar 6-8 jave pas shankut (60 ditë)
.


Cilat jane shenjat e fazes se dytë?

• Temperatura;
• Dhembje barku;
• Rënie ne peshë;
• Dhembje muskujsh dhe kockash;
Në lëkurë:

• Njolla të kuqë në shuplaka por mund të kenë edhe në trup dhe nuk kruhen.
• Puçrra ne formë lythi në organet seksuale;
• Renie flokësh;
• Prekje të thonjëve;
Ç’ndodh kur sëmundja nuk trajtohet edhe në fazen e dytë?

Sëmundja kalon ne fazen e tretë ku sëmundja përhapet duke prekur Sistemin
nervor (trurin), zemrën dhe kockat dhe mund ta çojë të semurin deri ne vdekje.

Duke marre parasysh që sëmundja mund të nderlidhet edhe me AIDS-IN, këshillohet që krahas analizave laboratorike për Sifilizin të bëhen edhe ato për AIDS-IN.

Çfarë masash duhet të merrni ne keto raste?

Nese ju ose partneri juaj vën re shenja të tilla duhet t’i drejtoheni sa më parë Mjekut Familjar dhe t’i nenshtroheni provave të rëndesishme laboratorike për diagnostikimin e kesaj sëmundje. Ne qoftë se diagnostikohet shpejt sëmundja kurohet pa lene pasoja. Duhet të nderprisni mardheniet seksuale deri sa ju dhe partneri juaj të jetë shëruar plotësisht. Gjithashtu rekomandohen analiza
laboratorike çdo 3 muaj..

Vini re:

Prezervativet jane mjetët mbrojtëse kryesor për parandalimin e çdo lloj infeksioni me bartje seksuale.


HERPESI GJENITAL

Çfarë eshtë Herpesi Gjenital?
Herpesi Gjenital eshtë një sëmundje seksualisht e transmetueshme
që shkaktohet nga virusi i Herpes Simpleks.Përhapet me ane të
kontaktit seksual nepërmjet lekures ose mukozave të demtuara.


Cilat jane shenjat e Herpesit?

• Shenjat me të zakonshme të Herpesit jane vezikula ose fluska të cilat përhapen në organet gjenitale të femres dhe të mashkullit. Keto shpërthime zgjasin 4-7 ditë. Flluskat cahen dhe lene
pas plage që mund të qëlbezohen.
• Zakonisht shpërthimet e para shoqërohen edhe me temperaturë, dhembje koke dhe dobesi të përgjithshme muskulare.
Sa zgjatë sëmundja?

Herpesi shkaktohet nga një virus. Kur një person infektohet ai do të jetë gjithmonë i infektuar. Ai/Ajo mund të ketë vitë të qëta ndermjet periudhave të shpërthimeve por virusi eshtë gjithmonë brenda.

Çfarë duhet të bëni nese mendoni se keni Herpes?

Kontaktoni Mjekun Familjar. Shenjat duhet të trajtohen me medikamentë antivirale. Duhet të trajtohen të dy partnerët.

A eshtë i rrezikshëm Herpesi për një shtatëzeni?

Po, Herpesi kalon nga gruaja shtatëzane tek femija gjatë momentit të
lindjes dhe shkakton infeksion të syrit që mund të sjelle deri të verbimi ose edhe komplikacione të tjera.

VENI RE!

Nuk rekomandohet kryerja e kontaktit seksual deri ne shërimin e plotë pasi që sëmundja mund të përhapet dhe ne pjese të tjera të trupit. Këshillohet larja e duarve me sapun ne ratstet e prekjes së plageve.


TRIKOMONIAZA

Eshtë një sëmundje e shkaktuar nga një mikroorganizëm ( Protozoar). Eshtë infeksion shumë i shpeshtë. Ka rreth 180 milion ratste ne vit ne botë.



Burim infeksioni eshtë femra e sëmurë. Kjo lloj sëmundje nuk është shumë serioze dhe kurohet plotësisht.

Cilat jane shenjat e kesaj sëmundje tek femrat?

• Të kruara gjenitale shumë shqëtësuese;
• Sekrecione vaginale të shumta me erë të keqë, me ngjyre të verdhe.
• Djegie gjatë urinimit;
• Skuqje të vagines,dhembje gjatë kontaktit seksual;
Si vendoset diagnoza?

Diagnoza vërtetohet me anë të analizave laboratorike.

Si mjekohët trikomoniaza?

Duhet të ndiqen rekomandimet e mjekut. Mjekohën të dy partnerët njëkohësisht duke evituar pirjen e pijeve alkoolike.


Si parandalohet trikomoniaza?

Këshillohet gjithmonë përdorimi i prezervativit për parandalimin e SST.

KANDIDOZA

Eshtë një sëmundje mykotike e shkaktuar nga një myk i quajtur kandida albikans. Eshtë një infeksion mykotik mjaft i përhapur që mund të transmetohet përmes kontaktit seksual. Eshtë sëmundje tre herë me e shpeshtë se trikomoniaza.

Cilat jane faktoret që influencojne ne zhvillimin e infeksionet?

• Barra;
• Diabeti;
• Përdorimi i antibiotikeve;
• Kortizoniket.
Cilat jane shenjat tek femrat?

• Kruarje të forta të organit gjenitale;
• Rrjedhje sekrecionesh nga vagina;
• Djegie gjatë urinimit;
• Cipa të bardha ne sipërfaqe;
Cilat jane shenjat tek meshkujt?

• Skuqja të majes se penisit;
• Kruarje;
• Djegie;
Si behet mjekimi i Kandidozes?

Rekomandohen analizat laboratorike dhe mjekimi sipas Mjekut Familjar. Kontakti seksual mund të lejohet vetëm mbas mjekimit.


Sa I përket trajtimit të femrave rekomandohet shpërlarje me antiseptike, kamomil, përdorimi i ovulave vaginale antimykotike.

Përdorni gjithmonë prezervativin që të jeni të mbrojtur.

Lythat vaginal

Çfarë jane lythat vaginal?

Ky eshtë një infeksion viral i cili transmetohet nepërmjet kontaktëve seksuale. Ajo mund të transmetohet dhe nepërmjet kontaktit të lekurave.

Cilat jane simptomat e kesaj sëmundjeje?

Ëarts on the outër gjenital areas and inside the vagina dhe cervixi-qafa e mitres

Cilat jane komplikimet?

Risk i rritur për kancer cervikal për gratë e infektuara me virusin i cili shkakton lythat.

Cili eshtë trajtimi?

Lythat duhet të trajtohen me kremat lokal që ju rekomandon Mjeku. Gratë shtatëzana duhet të konsultohen me Mjkun Familjar për tu siguruar që trajtimi nuk e demton shtatëzanine.

Prezervativet nuk i parandalojne lythat vaginal!

INFEKSIONI HIV DHE AIDS

Çfarë eshtë HIV?
HIV eshtë një virus i cili transmetohet përmes lëngjeve të trupit si
psh:gjaku dhe lëngu spërmatik.


Ky virus mund të shkaktoje AIDS-in, një sëmundje e cila prek sistemin imunologjik të personit.

Kush e shkakton infeksionin nga HIV?

Kjo eshtë një sëmundje që shkaktohet nga një virus që quhet HIV(Virus i imunodeficiences humane) i cili kalon nga lëngjet trupore të një personi tek personi tjetër, duke përfshire ketu gjakun, lëngun spërmatik dhe sekretin vaginal.

Cili eshtë roli i sistemit imunologjik ne organizmin e njëriut?

Ne gjendje normale roli i sistemit imunologjik eshtë që të mbroje organizmin e njëriut nga infeksione e ndryshme nepërmjet prodhimit të kundertrupezave.


Cilat qëliza të organizmit i demton ky virus?

Virusi i AIDS-it demton kryesisht qëlizat e bardha të gjakut , të sistemit
imunologjik dhe limfocitët T të cilat nuk mund të funksionojne si duhet për të
mbrojtur organizmin.

Si transmetohet virusi i AIDS-IT?
Rrugët nepërmjet të cilave transmetohet virusi i AIDS-it jane:


• Përmes kontaktit seksual(sekretit vaginal,lëngut spërmatik)
• Përmes kembimit të shiringave
• Përmes plageve të hapura dhe demtimeve të lekures
Kush mund të infektohet nga virusi i AIDS-it?

• Persona që kryejne kontakt seksual të pambrojtur;
• Nga përdorimi jo higjenik i shiringave gjatë dhenjës se injëksioneve, marrjes se droges me shiringe të përdorur me pare, berjes se tatuazheve;
• Personeli mjekësor kur punon ne kushte të pambrojtura psh. Gjatë marrjes se gjakut pa dorëza;
• Nga një nënë e infektuar tek femia gjatë përiudhes se shtatatëzanise, lindjes dhe ushqyerjes me gji.
Ç’është gjendja HIV pozitiv?

Testi Hiv pozitiv nenkupton gjendjen kur virusi ka hyre ne gjak pra themi që personi eshtë seropozitiv. Një person seropozitiv mund të jetoje dhe të shijoje një jetë të shendetëshme dhe të zhvilloje aktivitëtë normale pa zhvilluar simptomat e AIDS-it. Ne qoftë se personi eshtë seropozitiv ai mund të infektoje të tjerët.
Me shumë se 50 % e HIV pozitiv personave zhvillojne sëmundjen e plotë të AIDS-it.
Ky test del pozitiv 3-6 muaj pas marrjes se virusit dhe tregon prezencen e kundertrupezave ne organizem. Ne person seropozitiv mund të gezoje shendet të plotë dhe të zhvilloj një aktivitët normal ne jetën e tij. Personi mund të mbetët HIV pozitiv për tëre jetën por ai ne çdo kohë eshtë ne gjendje të infektoj të tjerët.


Çfarë eshtë AIDS?
Problemi kryesor eshtë një dobesim i sistemit imunologjik që parandalon luftën e organizmit kunder infeksioneve, ashtu që infeksionet si pneumonia behen me të rrezikshme se normalisht.



Cilat jane shenjat e para të AIDS-it?

• Molisje e theksuar;
• Temperaturë, ethe gjatë natës;
• Rënie në peshë;
• Djersitje gjatë natës
• Zmadhim të gjëndrave limfatike;
• Kolle e thatë;
• Diarre-barkqitje e bollshme e vazhdueshme
• Vëeshtirësi në frymëmarrje;
• Njolla të kuqe në të kafe në lëkurë;
• Infeksion mykotik ne gojë, herpes etj. A ka mjekim për AIDS-in? Nuk ka ndonjë mjekim specifik për AIDS-in.Të gjitha mjekimet synojnë forcimin e sistemit imunologjik dhe zgjatjen e jetës së personit të infektuar me AIDS.


Kur duhet të behet testi i AIDS-it?

Ne qoftë se mendoni se jeni i infektuar me HIV Mos harroni se testi eshtë efektive vetëm 3 muaj pas kontaktit të mundshem me HIV.Nese keni frikë se jeni të infektuar me HIV,konsultoni Mjekun tuaj Familjar.

Seksi i sigurt eshtë e vetmja mënyrë për të parandaluar infeksionin me HIV. Përdorni prezervative dhe praktikoni monogamy-mos ndërroni partnerin

 

 


Dr.Shk. Julian Habibaj

Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik

"Mbreteresha Geraldine"  

Blvd. Zogu I

Tirane

tel: 0692128234

 

 

 








 

Klinika gjinekologjike
Planifikimi familjar
REgjistrohu!
Testet e shtatzanise
Zhvillimi i fetusit
Infertiliteti
Per cdo pyetje nje pergjigje
Mjekesia.com
Advertisement