header image
Home arrow Shtatzania arrow Barra arrow Testet e shtatzanise arrow 
Testet e shtatzanise PDF Print E-mail
Written by Administrator   
Sunday, 13 April 2008

 

 Kur nje grua ngelet shtatzane, trupi i saj fillon te prodhoje nje hormon te quajtur HCG (Human Chorionic Gonadotropin). Ky hormone jep rezultatin pozitiv ne testin e urines dhe te gjakut. HCG prdhohet nga embrioni ne vendin e implantimit. Implantimi ndodh ne diten e 6 deri 10 pas konceptimit. Kur embrioni rritet niveli i HCG dyfishohet cdo 2-3 dite. Qellimi kryesor i ketij hormoni eshte te mbaj nje balance te drejte midis estrogjenit dhe progesteronit deri sa placenta te filloj ti prodhoje ne sasi te mjaftueshme. HCG e arrin pikun ne javen 10 deri 12 duke arritur nivele deri 300 000 mIU/ml dhe mepas ky nivel bie.

 

Grate shtatzane mund te ndryshojne, persa i perket nivelit te HCG-se ne periudha te ndryshme te shtatzanise. Por me tu shfaqur HCG, niveli i saj nuk bie me deri ne javen 10-12 te shtatzanise (moshe mensturale). Nje renie dramatike e nivelit te HCG mund te jete indikator i nje nderprerje shtatzanie. Tabela me poshte jep nje nivel mesatar te HCG te shprehur ne mIU/ml ne grate shtatzane me moshe 3 deri 26 jave nga menstruacionet e fundit. Duhet marre parasysh qe ne grate shtatzane HCG-ja mund te rritet me shpejte.

Nje nivel HCG-je me i vogel se 5 mIU/ml tregon se ju nuk jene shtatzane.


Jave, qe nga peridat e fundit   Sasia e HCG mIU/ml
 3  5 - 50
 4  4 - 426
 5  19 - 7,340
 6  1,080 - 56,500
 7-8  7,650 - 229,000
 9-12  25,700 - 288,000
 13-16  13,300 - 254,000
 17-24  4,060 - 165,400
 25-40  3,640 - 117,000

Grate shtatzane zakonisht kane nje perqendrim ne serum te HCG nga 10 deri ne 50 mIU/ml ne javen qe vjen pas asaj te koncepsionit. Maximumi arrihet midis muajit te dyte dhe te trete dhe me pas perqendrimi bie.


 

 

Last Updated ( Friday, 02 May 2008 )

Embolizimi ka ekzistuar si procedure mjeksore qe nga viti 1975. Ne gjinekologji eshte perdorur per te rekuktuar hemorragjine gjate kirugjise uterine. U vu re se embolizimi ka nje efekt tjeter te rendesishem. Shkaterron fibroidet. Shpresa per nje trajtim jo invaziv efektiv coi ne kerkijme te metejshme. Sot me shume se disa qindra mijera gra kane gjetur lehtesim duke u trajtuar me kete procedure te sigurt dhe te efektshme.

Klinika gjinekologjike
Planifikimi familjar
REgjistrohu!
Testet e shtatzanise
Zhvillimi i fetusit
Infertiliteti
Shtatzania
Advertisement