Kur nje grua ngelet shtatzane, trupi i saj fillon te prodhoje nje hormon te quajtur HCG (Human Chorionic Gonadotropin). Ky hormone jep rezultatin pozitiv ne testin e urines dhe te gjakut. HCG prdhohet nga embrioni ne vendin e implantimit. Implantimi ndodh ne diten e 6 deri 10 pas konceptimit. Kur embrioni rritet niveli i HCG dyfishohet cdo 2-3 dite. Qellimi kryesor i ketij hormoni eshte te mbaj nje balance te drejte midis estrogjenit dhe progesteronit deri sa placenta te filloj ti prodhoje ne sasi te mjaftueshme. HCG e arrin pikun ne javen 10 deri 12 duke arritur nivele deri 300 000 mIU/ml dhe mepas ky nivel bie.
Grate shtatzane mund te ndryshojne, persa i perket nivelit te HCG-se ne periudha te ndryshme te shtatzanise. Por me tu shfaqur HCG, niveli i saj nuk bie me deri ne javen 10-12 te shtatzanise (moshe mensturale). Nje renie dramatike e nivelit te HCG mund te jete indikator i nje nderprerje shtatzanie. Tabela me poshte jep nje nivel mesatar te HCG te shprehur ne mIU/ml ne grate shtatzane me moshe 3 deri 26 jave nga menstruacionet e fundit. Duhet marre parasysh qe ne grate shtatzane HCG-ja mund te rritet me shpejte.
Nje nivel HCG-je me i vogel se 5 mIU/ml tregon se ju nuk jene shtatzane.
Jave, qe nga peridat e fundit
Sasia e HCG mIU/ml
3
5 - 50
4
4 - 426
5
19 - 7,340
6
1,080 - 56,500
7-8
7,650 - 229,000
9-12
25,700 - 288,000
13-16
13,300 - 254,000
17-24
4,060 - 165,400
25-40
3,640 - 117,000
Grate shtatzane zakonisht kane nje perqendrim ne serum te HCG nga 10 deri ne 50 mIU/ml ne javen qe vjen pas asaj te koncepsionit. Maximumi arrihet midis muajit te dyte dhe te trete dhe me pas perqendrimi bie.