header image
Home arrow Blog arrow Operacione arrow Sistemi kirurgjikal Da Vinci arrow 
Sistemi kirurgjikal Da Vinci PDF Print E-mail

 

 

Eshte nje sistem  kirurgjikal qe mundeson kreyerjen e operacioneve laparoskopike me ndihmen e nje roboti te perfshire ne sistemin Da Vinci. Perbehet nga 3 pjese:

 

 

Eshte nje sistem  kirurgjikal qe mundeson kreyerjen e operacioneve laparoskopike me ndihmen e nje roboti te perfshire ne sistemin Da Vinci. Perbehet nga 3 pjese:

 

  • Konsola e drejtimit ku qendron kirurgu
  • Krahet e robotit 
  • instrumentet
  • dhe sistemi optik  

Kirurgu qendron ne nje pozicion te pershtatshem prane nje konsole te ngjashme me joistiket e lojrave dixhitale per femije dhe ka nje pamje 3 dimensionale te fushes operatore. Pervec levave te konsoles ka edhe pedale per cdo kembe me te cilat mund te jape komanda te ndryshme. Roboti ka 3 deri 4 krahe ne varesi te operacionit. Njeri krah drejton kameren te tjeret jane per manipulimin me instrumentat. Prane robotit qendron nje asistent i cili nderon instrumentet kur eshte e nevojshme. Perparesite e ketij sistemi jane:

 

  •  Kirurgu qendron i ulur ne nje pozicion komod dhe nuk ka dhimbje beli apo qafe.
  • Eleminohen dridhjet e duarve te kirurgut pasi levizja qe u ben ai levave ne konsol perkthehet ne levizje te instrumentave nga roboti pasi filtrohet me pare.
  • Arrihet precizion i larte. Ne varesi te programimit 3 cm levizje te duarve te kirurgut mund ti perkoje 1 cm levizje e robotit.
  • Mundesohet operacioni ne distance. Kirurgu mund te jete ne nje konsole ne njeren ane te oqeanit dhe operacioni te kryehet ne anen tjeter te tij.