|
Tumoret Beninje te Uterusit. (Leiomyomat / Fibromyaomat) |
|
|
|
Tumoret Beninje te Uterusit. (Leiomyomat / Fibromyaomat)
Epidemiologjia: 20% e grave >30 vjec. Me shpesh preken grate me ngjyre te zeze. Jane shkaku me I shpeshte I nderhyrjeve kirurgjikale ne grate.
Fispatologjia: Lindin nga muskuli I lemuar(leiomyomat), ose kur kane pjese nga indi konjuktiv(fibromyomat). Kane varesi nga estrogjeni dhe shkojne ne propocion me ate, prandaj jane te ralla ne menopauze.
Ndryshimet degjenerative perfshijne: degjenerimi I kuq, degjenerimi hialin, degjenerimi cistik, degjenerimi dhjamor, kalcifikim, degjenerimi sakromatoz.
Prezantimi klinik: Ka simptoma te pergjithshme, dhe shpesh here asiptomatik. Gruaja mund te referoje per gunga ne abdomen dhe ti drejtohet doktorit. Dhimbje pelvike ne forme shtrengimi ose rendese. Menoragjia haset me shpesh se dismenoragjia.(menoragjia-shtim te sasise te menstruacioneve, dismenoragjia-cregullim I ciklit menstrual). Cregullime te defekimit apo dhe urinimit si pasoje komprimimit perkates.
Lokalizimi: 1) Intramural, e merr fillimin nga miometri. Formon gunga abdominale, ka menoragji dhe shkakton jo ralle infertilitet. 2) Submukozal me I shpeshti siptomatik(krahasuar me lokalizimet e tjera). Ritet dhe progreson ne kavitetin uterin. Menoragjia eshte me e shpeshta(krahasuar me lokalizimet e tjera), dismenoragji, infertilitet. Keto gra zhvillojne aborte te shpeshta. Ky tumor me kete lokalizim shpesh pendukulohet. 3) Subseroz zhvillohet ne pjesen e jashme te uterusit. Eshte asiptomatik edhe kur eshte ne madhesi te madhe. Mund te pendukulohet, dhe shpesh haset torsioni I tij dhe ne kete moment dhimbjet zene vendin kryesor ne klinike. 4) Cervikal ndeshet ralle. Ritja ne madhesi ushtron efekt komprimues ne fshikezen urinare. Infeksionet urinare jane te shpeshta. Mund te ndeshemi me hematuri ne te tilla raste. 5) Ekstrauterine
Diagnoza: Ne ekzaminimin fizik mund te vihet re asimetria e uterusit. Diagnose me te sakte vendos ECO me ane te ciles percaktohet pozicioni dhe madhesia e tumorit. Ne raste te dyshimta perdoret histeroskopia me ane te ciles shikohet drejtperdrejt makroskopikisht tumori(me ane te saj diferencohet nga karcinomat). Fraksioni D&C perjashton kancerin uterin.
Trajtimi: Nese eshte siptomatik, ritet shpejt dhe humbje te medha te gjakut.
1-Trajto anemine nese eshte prezente.
2-Trajtim konservativ mbrojtes nqs: a)simptomat minimale b)tumoret<6-8cm ose me mase pandryshushme c)nese tumori nuk eshte submukozal d)te gjithe pacientet postmenopause perfshihen ne kete kategori.
3-Trajtimi medikamentoz: a)GnRH agonist(Lupron, Danazol) b)antiprostagladinat per te kontrolluar dhimbjen/hemoragjine, ne pacientet e reja ne moshe dhe pacientet qe refuzojne kirurgjine.
4-Trajtimi kirurgjikal: a)Miomektomia(histeroskop ose transabdominal) b)Histerektomia(ne grate qe nuk deshirojne me shtatzani) c)embolizim te eneve te gjakut qe vaskularizojne tumorin(terapi e re).
|