|
Jam edukatore kopështi dhe natyrisht kam
kontakte
të vazhdueshme me fëmijë të sëmurë. Për
çfarë duhet
veçanërisht të kem kujdes tani.
Në se nëpërmjet një analize gjaku ( kontroll i
antikorpeve), ju do
të vërtetoni se nuk jeni të imunizuar ndaj sëmundjeve të
fëmijërisë
të rrezikshme për barrën si, lija e dhenve, rubeola,
citomegalia
(pas faqes…..), kontakti me fëmijë parashkollorë, është
për ju i
rrezikshëm. Pasi mbrojtja është praktikisht e pamundur, ju
duhet
të evitoni qëndrimet në ambjente të tilla.
A ka sëmundje që mbarten nga kafshët
shtëpiake dhe që janë të rrezikshme për gruan shtatzanë?
Macet me të dalurat jashte të tyre, mund të infektojnë
njerëzit me
toxoplazmozë (pas faqes ….), që në rastet e infektimit të
gruas
shtatzanë mund të shkaktojnë dëme të mëdha në fetus. Në se
keni mace, atëhere duhet të kontrolloheni në se jeni e
imunizuar.
Në se jo, ju duhet të pastroni me shumë kujdes vendin ku
macja
del jashtë, vetëm me doreza, ose më mirë t’ia lini këtë ta
bëjë një
personi tjetër. Për këtë nuk ka vaksinë.
Në kushtet e një higjene normale, për asnjë nga sëmundjet
infektive që mbarten nga kafshët shtëpiake, nuk është e
nevojshme
që gruaja shtatzanë të tregoje një kujdes të vecantë.
A është i rrezikshëm herpes i buzëve nga temperatura,
gjatë
shtatzanisë?
Jo, herpesi i buzëve ( Herpes labialis, faqe….. ), në të
kundërt nga
herpesi genital ( faqe….), nuk është i rrezikshëm për
shtatzaninë.
Por pas lindjes, virusi i herpesit mund t’i jepet fëmijës
së
porsalindur nëpërmjet lëngut të flluckave ( me të
teshtitura,
kollitje ), ose nëpërmjet duarve pas ngacmimit të
flluckave. Dhe
meqenëse sistemi imun i fëmijës është akoma i papjekur,
kjo
përbën një rrezik. Prandaj ju këshillojmë të lani shpesh
duart, dhe
të përdorni një maskë mbrojtëse për hundën dhe gojën, sa
herë që
përkëdhelni apo i jepni gji fëmijës, derisa herpesi të
jetë shëruar.
Rekomandim
Pomadat e buzëve me
përmbajtje acicloviri, ju mund t’i përdorni
edhe gjatë barrës,
në se ju shfaqen flluckat e herpesit të buzës.
Alternativë e
lëndëve natyrore për mjekimin e tyre, është ekstrakti
i barit të bletës
(Melisse).
A duhet të mbrohen gratë shtatzana
veçanërisht nga pickimi
i mushkonjave?
Mushkonjat mund të transmetojnë meningoencefalitin i
pranverës. Nga ky infeksion i mundshëm viral, mund të
mbroheni
nëpërmjet vaksinimit. Gratë e pavaksinuara, në rast
pickimi nga
mushkonjat në zona të rrezikuara nga ky infeksion, brenda
tre
ditëve, duhet të bëjnë imunoglobulinën për t’u imunizuar.
Këshillë
Në zona të
rrezikuara nga ky infeksion është e këshillueshme
bërja e vaksinës.
Kjo vaksinë nuk mbron nga infeksionet nga
spirochetat.
Mushkonjat
gjithashtu transmetojnë edhe bakterie të ngjashme
me spirochetat.
Mendohet se edhe këto infeksione mund të jenë të
rrezikshme për
barrën. Prandaj këshillohet që të përdorni veshje
të tilla që ju
mbrojnë nga pickimi i tyre ose të mos qëndroni në
zona të tilla të
rrezikuara.
Kur dyshoni të jeni
infektuar, duhet menjëherë të filloni mjekimin
me Penicillinë ose
Eritromycine (në rastet e reaksioneve nga
Penicilline).
|