|
Kam dëgjuar, se temperatura e lartë gjatë
shtatzanisë është e
rrezikshme. A është e vërtetë?
Shume studime të sotme, janë përqëndruar në ndikimin që
mund të ketë në gratë shtatzana, veprimi i të nxehtit dhe
rritja e
temperaturës së trupit. Disa studime retrospektive, në
fëmijët e
lindur me anomali, kanë gjetur që nënat kanë patur
temperaturë
të lartë ( mbi 39 Gradë C ), shpesh dhe për një kohë të
gjatë (më
shumë se 24 orë). Gjithashtu mendohet se rreziku i lindjes
së
fëmijëve me anomali është dy herë më i madh në gratë që
bëjnë
temperatura të tilla në fillimet e shtatzanisë. Megjithatë
në një
studim të bërë në 50 000 gra shtatzana, nuk u identifikua
ndonjë
rritje e dukshme e anomalive. Megjithëse nuk ka të dhëna
të sigurta, duhet që gratë shtatzana ta ulin temperaturën e lartë me kompresa
apo medikamente si Paracetamoli
A e dëmton bebin kolla e vazhdueshme?
Po teshtitja dhe shfryrja e hundëve ?
Në se nuk jeni në rrezikun e lindjes parakohe, kolla,
teshtitja
apo shfryrja e hundëve nuk e dëmtojnë fëmijën tuaj. Një
barrë e
shëndetëshme e duron pa problem diçka një rritje të
presionit me
tendosje të muskulaturës së barkut. Mësohuni që gjatë
teshtitjes
të kontraktoni (shtrëngoni) dyshemenë e baçinit (faqe ... ).
Por ju mund të përdorni medikamente bimore qetësuese të
kollës.
Gjithashtu për të holluar sekrecionet e mushkërive mund të
merrni Acetylcystein ( ACC ), dhe për të hapur hundët
gjithashtu
një spray me përqedrimm të ulët medikamenti. Dhe shumë e
rëndësishme është të pini sa më shumë (faqe...)!
|