header image
Home arrow Per pacientet arrow Menopauza arrow Ndryshimet e lëkurës gjatë menopauzës arrow 
Ndryshimet e lëkurës gjatë menopauzës PDF Print E-mail

Tek çdo grua, rutina e përmuajshme e periodave vazhdon për gati 40 vjet. Më pas ato ndalojnë. Kjo mund të ndodhë në mënyrë graduale ose të menjëhershme. Ndonëse ka kërkime të shumta shkencore rreth perimenopauzës (koha para ndodhjes së menopauzës), menopauzës (ndalimit të ciklit menstrual) apo postmenopauzës (periudhës kur periodat kanë ndaluar), ende fenomeni ka shumë të panjohura.

 

Perimenopauza dhe menopauza ndodhin për shkak të ndryshimeve hormonale në trup. Efektet shqetësuese të menopauzës lidhen pikërisht me prishjen e balancës midis prodhimit të hormoneve femërore (të cilat prodhohen në sasi gjithmonë e më të ulët) dhe homoneve mashkullore (prodhimi i të cilave ulet më ngadalë në raport me hormonet femërore). Balanca në anën e hormoneve mashkullore çon në një aktivitet më të shprehur të tyre. Një nga pasojat klasike të kësaj situate është rritja e qimeve në zona që janë tipike për meshkujt. Me rënien e nivelit të estrogjeneve, shumë gra konstatojnë rritje të qimeve rreth mjekrës dhe mbi buzën e sipërme. Në mënyrë paradoksale, flokët mund të bien dhe të bëhen më të dobët.

 

Rënia e nivelit të estrogjeneve ka efekte negative edhe në lëkurë. Duke ju shtuar efekteve të diellit, gratë në periudhën e perimenopauzës dhe menopauzës kanë lëkurë më të hollë, më të flashët dhe më pak elastike, kanë rënie të prodhimit të kolagjenit, ndërprerje të veprimtarisë së gjendrave të lëkurës dhe lëkurë të thatë.

 

Perimenopauza dhe menopauza shoqërohen me ndryshime edhe në organet gjenitale dhe zonën e gjoksit. Për ta përkeqësuar më tej situatën, perimenopauza dhe menopauza mund të shkaktojnë skuqje të lëkurës, ndjesi të nxehti, djersitje natën dhe/ose ndjesi të ftohti, rrahje të shpeshta të zemrës, irritim, ndryshim të humorit, vështirësi të gjumit, perioda të vështira, humbje të dëshirës skesuale, të kruara në lëkurë dhe thonj të thyeshëm.

Dr. Apetri

 

Klinika gjinekologjike
Planifikimi familjar
REgjistrohu!
Testet e shtatzanise
Zhvillimi i fetusit
Infertiliteti
Per cdo pyetje nje pergjigje
Mjekesia.com
Advertisement