|
Një grua shtatzanë gjithmonë duhet të
konsultojë mjekun para përdorimit të produkteve të caktuara (përshi edhe
produktet e kozmetikës), sepse shpesh rekomandimi ose jo i një produkti
varet nga gjendja specifike e vetë gruas. Fatkeqësisht, një pjesë e
madhe e mjekëve obstetër nuk kanë informacionin e duhur për ndërveprimet
e mundshme midis produkteve kozmetike dhe shtatzanisë. Kjo jo për faj
të vetë mjekëve – kërkimi shkencor mbi toksicitetin e mundshëm të
produkteve kozmetike gjatë shtatzanisë është pothuajse inekzistent.
Ajo çka duhet shmangur me çdo kusht janë
retinodët (preparate që përdoren për trajtimin e akneve dhe disa
problemeve të tjera dermatologjike). Në rastin e retinoidëve është
provuar nga studime të shumtë dhe, fatkeqësisht edhe nga praktika, se
shkaktojnë keqformime të lindura në një përqindje alarmante (nga 30%
deri në 70% në varësi të burimit të informacionit). Duke qenë se
retinoidët janë derivatë të vitaminës A, rekomandohet edhe shmangia e
produkteve me përmbajtje retinoli, megjithëse për këtë të fundit nuk ka
studime që të tregojnë rrezik në shkaktimin e keqformimeve.
Acidet alfa hidroksik dhe beta hidroksik
nuk manifesojnë toksicitet dhe as rrezik për fetusin, madje as
teorikisht nuk ka vend për ta dyshuar një gjë të tillë. Kujdes duhet
patur me ekspozimin në diell pas përdorimit të tyre. Për acidet beta
hidroksikë dhe, konkretisht, për acidin salicilik duhet patur parasysh
lidhja e tij me aspirinën. Ndonëse absorbimi në lëkurë i acidit
salicilik është minimal, efektet e aspirinës në organizmin e gruas
shtatzanë duhen diskutuar me mjekun obstetër.
Në lidhje me ngjyruesit permanent të
flokëve, nuk ka ndonjë informacion mbi mundësinë e shkaktimit të
keqformimeve të lindura. Sipas shumë espertëve risku nga përdorimi i
këtyre ngjyruesve është minimal deri inekzistent. Gjithsesi, për të qënë
krejtësisht të sigurt, mund të rekomandohet përdorimi i ngjyruesve tip 2
dhe shmangia e toneve të errëta.
Hidrokinoni është një temë e rrethuar
nga kundërthënie, të cilat herë e paraqesin si të sigurt dhe herë jo.
Gjithsesi, asnjë kërkim nuk ka lidhur hidrokinonin me ndonjë risk të
veçantë për gratë shtatzana. Madje edhe kërkimet që bëjnë thirrje për
kujdes në përdorimin e hidrokinonit bazohen në punë laboratorike ose
kërkime në kafshë. Ekspertë të shumë pretendojnë se nuk ka asnjë provë
që të vërtetojë një efekt të dëmshëm të hidrokinonit në njerëz. Madje e
kundërta: personat që janë vazhdimisht në kontakt me hidrokinonin duket
se preken më rrallë nga disa lloje kanceri.
Për ta përmbledhur: një grua shtatzanë
duhet të shqetësohet shumë më tepër për konsumin e alkoolit dhe duhanit
si dhe për duhanpirjen pasive, se sa për produktet kozmetike që përdor.
Gjithsesi, mos nguroni të informoheni gjerësisht rreth produkteve që
përdorni dhe të konsultoheni me mjekun tuaj obstetër për çdo problem.
Dr. Apetri
|