header image
Home arrow Te rejat arrow Kanceri gjinekologjik arrow Perse grate me risk te larte per kancerin e gjirit nuk perdorin terapi parandaluese. arrow 
Perse grate me risk te larte per kancerin e gjirit nuk perdorin terapi parandaluese. PDF Print E-mail

Kerkimet e fundit konfirmojne qe tamoxifen and raloxifene  ne menyre te konsideruesme reduktojne shfaqjen e kancerit te gjirit.

Ky lajm I mire lidhet me te dhenat e fundit nga eksperimenti I STAR I paraqitur ne takimin vjetor te Shoqates Amerikane per Studimin e Kancerit. Eksperimenti krahasoi dy medikamentet ne afersisht 17500 gra  me risk te madh postmenopazal te cilat u ndoqen mesatarisht per 8 vjet. Reziqet relative te kancerit invazim (agresiv dhe jo agresiv te gjirit u reduktuan ne menyre te dukshme -50 % nga tamoxifen dhe 38% nga raloxifeni. Nje tjeter perfitim I perdorimit te njerit apo tjetrit  medikament eshte shfaqja ne  nje perqindje e ulet e osteoporozes dhe frakturave. Pra, pyetja mbetet, perse grate me risk te larte per kancer gjiri nuk po perfitojne me nga marrja parandaluese e ketyre medikamente?

Veshtiresia ne percaktimin e shkalles se rrezikut eshte nje arsye e rendesishme perse grate nuk marrin nje nga keto medikamente. Duke u  bazuar ne Shoqaten Amerikane te Kancerit, nje histori e kancerit ne nje gji  ose mutacionet ne gjenet  BRCA1 ose BRCA2 jane dy reziqe shume te forte. Grate me nje histori familjare te forte te gjirit ose te kancerit ovarian keshillohen t”I kerkojne mjekut te tyre nje test gjenetik I cili  mund te identifikoje kete mutacion ose ndryshim (cmimi per kete test varion nga 250$-500$).

Ne menyre te qarte risku rritet me moshen. Por rreziqe potenciale shtese te mundshme  nuk jane ende te qarta.

Njihen gjithashtu faktoret  e meposhtem me potencial me pak riskues:

- Kanceri I gjirit ne shkallen e pare  te te afermeve ( prinderit, motrat). Rreziku rritet me numrin e te afermeve te prekur.

- Historia e ne biopsie te gjirit dhe sidomos ato qe tregojne nje hyperplazi atipike.

- Dendesim i indit te gjirit ne mamografi

- Fillimi I menstruacioneve perpara moshes 12 vjec  ose vazhdimi I tyre deri ne moshen 55 vjec e me pas.

- Moslindja ose lindja e femijeve pas moshes 30 vjec

-Rezatimi i zgjatur i meparshem I kraharorit (jo nga nje kontroll rutine si mamografia)

-Perdorimi I alkolit dhe obeziteti

Problemi eshte qe asnje nga faktoret e  listuar  mesiper nuk mund te parashikoje me siguri të madhe mundësinë e shfaqjes se kancerit të gjirit.

Efektet anesore mund te jene nje barriere

Perpos konfuzionit se kush eshte ne rrezik, efektet anesore dhe reziqet e ketyre medikamenteve jane nje pengese ne perdorimin e tyre. Te dy medikamentet, por me shume tamoxifeni mund te shkaktoje afshe te nxehta. Raloxifeni eshte i lidhur me shtimin ne peshe dhe problemet me funksionin seksual, te cilat jane me pak te shprehura gjate perdorimit te tamoxifenit. Rreziqet me te medha ne perdorimin e tamoxifenit  jane koagulimi i gjakut, i cili mund te zhvendoset deri tek mushkerite dhe te shkaktoje emboli pulmonare, nje rrijte te mundshme te hemoragjise cerebrale, nje mbirritje te indit endometrial qe mund te coje ne kancerin endometrial. Keto rreziqe hasen me pak ne perdorimin e raloxifenit dhe sigurisht kanceri uterin mund te ndodhe ne nje numer te madh grash te cilat kane patur histerectomi. Onkologu i kancerit te gjirit Dr.Gabriel beri komentet e me poshtme: Magnituda e pakesimit te rezikut me perdorimin e tamoxifenit dhe raloxifenit eshte shume me e madhe se cfaredo strategjie tjeter parandaluese. I vetmi perjashtim eshte heqja e te dy gjinjve. Ai gjithashtu u shpreh i zhgenjyer se relativisht pak gra jane duke perfituar nga keto medikamente.

Diskutoni  parandalimin e kancerit te gjirit me doktorin tuaj

Frika e kancerit te gjirit eshte shume e kuptueshme dhe normale tek grate. Ne vend qe te injorojne zbulimet e STAR grate ne postmenopauze duhet te behen proactive dhe te diskutojne me mjekun e pergjithshem, mjekun e familjes, ose gjinekologun e tyre per reziqet e kancerit te gjirit ne menyre qe te vendosin nese mund te perfitojne nga marrja e tamoxifenit ose raloxifenit.

 

 

Klinika gjinekologjike
Planifikimi familjar
REgjistrohu!
Testet e shtatzanise
Zhvillimi i fetusit
Infertiliteti
Per cdo pyetje nje pergjigje
Mjekesia.com
Advertisement