header image
Home arrow Blog arrow Shtatzania jave pas jave arrow Java e tridhjete e peste arrow 
Java e tridhjete e peste PDF Print E-mail

Ju

 Ka mundesi te ndjehesh goxha e lodhur dhe e renduar tashme.
Mund te ndjehesh ne ankth e irrituar dhe me levizje humori serish. Mund te ndjesh nje ndjenje zvarritese poshte ne pelvis ngaqe pesha e bebit po mban poshte. Mund te perjetosh endrra reale dhe te turbulllta, mendime qe vijne ne mendjen tende sesi do pershtatesh dhe sesi po afrohet nje jete ndryshe.
Nje leng i holluar mund te  rrjedhe nga gjiri juaj. Kjo eshte kulloshtra, produkti i pare qumesht i gjirit qe zakonisht rrjedh pas lindjes.Zakonisht ne shtatzanine e dyte apo ne shtatzanite e ardhshme prodhohet disa jave para  lindjes.
Si rezultat i shtypjes qe bene koka e bebit ne fshikezen tuaj urinare mund te kesh rrjedhje ne sasi te vogla te urines.
Bebi mund te njoh dhe te reagoj ndaj nje kenge te thjeshte. Provo te kendosh nje kenge femijesh dhe shih sesi ai do te reagoj. Nese masa (barku) juaj dhemb mund te jete lodhje,tendosje e ligamenteve qe suportojne uterusin. Duhet te shmangesh ngritjet e peshave dhe qendrimet e gjata dhe nese mundesh nje rrip beli i pershtatshem do ishte mire.

Bebi juaj

Bebi i ka shpenzuar dy javet e fundit ne rritje duke u pergatitur per lindje. I pergjigjet ndjeshen dhimbjes drites dhe tingujve. Volumi i likidit amniotik ulet ngaqe bebi ka zene pothuajse te gjithe hapesiren e mitres.
Placenta ka arritur pjekurine dhe ka pushuar se rrituri dhe tani fillon te 'vjeterohet'. Ne lindje ajo mund te peshoje sa 1/6 e peshes se bebit.
Zorret (intestinet) e bebit jane te mbushura me nje substance jeshile te erret te lagesht dhe ngjitese qe quhet mekonium (prodhuar prej qelizave te vdekura dhe mbeturinave qe vijne prej melcise dhe zorreve).
Mushkerite jane plotesisht te formuara por ende kane nevoje te maturohen. Lekura po e humbet transparencen dhe eshte me teper roze sesa e kuqe. Gishtat e kembeve dhe thonjte jane plotesisht te rritura. Bebi prodhon kortizol qe ndihmon mushkerite te zhvillohen gati per lindjen.
Testikujt e bebit djale mund te zbresin ne skrotum dhe gjinjte e organet genitale te bebit vajze mund te fryhen prej hormoneve dhe do te tkurren pas lindjes.

 

Klinika gjinekologjike
Planifikimi familjar
REgjistrohu!
Testet e shtatzanise
Zhvillimi i fetusit
Infertiliteti
Per cdo pyetje nje pergjigje
Mjekesia.com
Advertisement