header image
Home arrow Blog arrow Shtatzania jave pas jave arrow Java e tridhjete e dy arrow 
Java e tridhjete e dy PDF Print E-mail

Ju

Edhe 8 jave per te kaluar!
Do te vini re ndryshime te konsiderueshme ne gjinjte tuaj, thumbat do te behen me te medha dhe me te erreta.
Kjo i bene ato lehtesisht me te dallueshme per bebin tuaj. Ngaqe mitra juaj po ze afersisht gjithe hapesiren e abdomenit (barkut),masa (barku) po zhvendoset larte dhe tani merr nje pjerresi poshte ne nivelin e gjinjve.
Mund te kesh nevoje te pushosh me shpesh me kembet te ngritura larte.Kjo e vendos mbipeshen tuaj  mbi pelvis dhe kembe. Kembet apo nyjet e tyre mund te enjten ngaqe likidi i shtuar dynd indet tuaja. Normat metabolike jane rritur me 20% gjate shtatzanise keshtu qe ju mund te ndjeni vape dhe te djerse pavaresisht nga moti.
Trupi juaj do te pergatitet per lindje me ane te kontraksioneve te Brakston-Hiksit. Keto zgjasin 30 sek dhe shfaqen rralle here gjate dites. Ngushtimi i hapesires se barkut shfaqet nga java e 20 duke progresuar ne vazhdimesi. Mos krijo situata te pakendshme nuk jane aspak te mira!
Ti mund te jesh e vetedijshme rreth cikleve gjume -zgjim te bebit qe zgjasin 30-50 min. Shoqeria mund te te jape informacione shume te mira qe mund te te bejne jeten vitale dhe pas lindjes.

Bebi juaj

Bebi ka gjatesine e gjysmes se nje letre formati A4. Me shume ind yndyror po depozitohet ne te duke e pergatitur bebin per lindje dhe lekura e tij tashme po behet dhe me pak transparente dhe ai duket si nje i porsalindur. Ai po rritet duke u bere i madh dhe i forte gati per lindje.
Bebi tashme eshte i mireformuar,truri dhe sistemi nervor i mire zhvilluar keshtu nese ai do te lindte tani refleksi thithje do te zgjohej menjehere.
Mund te marre nje pozicion me koke poshte (pozicion normal-cefalik) por eshte heret per te folur per pozicionin e tij perfundimtar qe do te kete ne momentin e lindjes sepse ai mund ta ndryshoj ate deri atehere.

Klinika gjinekologjike
Planifikimi familjar
REgjistrohu!
Testet e shtatzanise
Zhvillimi i fetusit
Infertiliteti
Per cdo pyetje nje pergjigje
Mjekesia.com
Advertisement