|
Ju
Kulloshtra, nje qumesht i embel dhe i holluar , mund te formohet ne gjinjte
tuaj duke i pergatitur ata per ushqimin e bebit dhe do te derdhet jashte
ne kohen e duhur. Barra e rritur ne barkun tuaj mund te shkaktoj dhimbje
shpine, diskomfort gjate gjumit, nevoje te shtuar per te urinuar dhe levizje te
reduktuar ne situata te caktuara. Si rezultat i tendosjes se
muskujve dhe ligamenteve prej mases se rritur uterine ju mund te ndjeni ngerce,
dhimbje goditese ne anet tuaja. Shtypja e mases se rritur uterine mbi nerva
mund te kufizoj qarkullimin ne kembe dhe te coj ne krampe (ngerce). Placenta
juaj tashme po transferon te gjithe antitrupat tuaj tek bebi keshtu qe ai do
lind me imunitet prej disa semundjeve. Eshte e keshillueshme nje tjeter vizite
tek mjeku juaj kete jave. Nese ke bere plan te udhetosh me avion eshte pak e
veshtire kete jave , duhet nje leje speciale nga mjeku juaj.
Bebi juaj
Vrimat e hundes se bebit tuaj tani jane te hapura dhe mushkerite e tij jane
duke zhvilluar 'qeskat' e ajrit. Ai
tani po merr nje pamje mishore (trupore) dhe me pak te rrudhosur. Kockat e
bebit tani do te forcohen dhe lanugo do te zhduket megjithese copeza te vogla
mund te ngelen dhe pas lindjes. Me rritjen e bebit hapesira e tij per te
levizur dhe rrotulluar do te behet dhe me e kufizuar por goditjet e ti do
vazhdojne te jene te pranishme. Krahet dhe kembet e tij, bebi i vendos drejt
kraharorit dhe duket sikur kerkon nje pozicion te rehatshem per rritjen dhe
zhvillimin e mases se tij. Ne kete stad mjeku mund te kontrolloje se ne cfare
pozicioni eshte shtrire femija juaj. Nese lind tani bebi ka 95% mundesi te
mbijetoje. Bebi juaj eshte mesuar te jetoj me tingujt gumezhues dhe tinguj si
'te kukuvajkes' se gjakut tuaj dhe gurgullitjet e aparatit tuaj tretes. Duke lene
menjane mushkerite te gjitha organet e tij madhore funksionojne. Mushkerite e
tij jane te mbushura me likid amniotik dhe qeskat e ajrit alveolat duan dhe
disa jave te tjera te formohen. Truri i bebit eshte zhvilluar se tepermi dhe
fibrat nervore jane te mbeshtjella prej nje kellefi yndyror. Kjo lejon te
gjitha impulset te 'udhetojne 'shpejt ne tru keshtu qe bebi tani meson me
shume.
|