|
Ju
Nese tre muajt e fundit nuk ke qene tek dentisti duhet te shkosh pikerisht tani
per nje kontoll sepse nese te nevojitet nje trajtim prej tij eshte ende momenti
per ta realizuar perpara se bebi te lind. Njerez te tjere mund te ndjejne
gjuajtjet e bebit tuaj nderkohe qe ju i ndjeni ato cdo dite. Ti mund te ndjesh
qe barku po zgjatet sikurse nje maje per shkak te peshes dhe rritjes se bebit
nga perpara dhe mund te kesh probleme me lidhjen e lidheseve te kepuceve dhe te
drejtuarit te nje makine. Floku juaj rritet dhe duket me i plote sepse renia e
tij gjate shtatzanise eshte e ulet dhe pse ciklin rritje/renie nuk e
nderpret. Renia e flokut te tepert qe ka mbire gjate shtatzanise do te filloj
kur bebi te jete tre muajsh ndaj nje shkurtim i tij kur bebi te lind do te
ndihmonte te mos e humbisje ate.
Bebi juaj
Bebi juaj do te kete nje rritje te vrullshme prej tani deri ne javen e 29. Nese
bebi juaj do te lindte parakohe ne javen 26-28 mushkerite e tij do te jene gati
per frymemarrje. Rrahjet e zemres se bebit tani mund te bien ne nje mesatare
prej 150 rr/min. Bebi djale priret te kete norma me te uleta dhe bebi vajze norma me te
larta te rrahjeve te zemres.
|