|
Ju
Muajt e mesem te shtatzanise jane dhe muajt kur ju ndiheni me mire. Lekura juaj
mban lengje (fluide) duke e bere ate me te forte, te rehatshme, te qete dhe
perqendrimi i rritur i fluksit te gjakut ne te e bene ate me te kuqe. Zemra
juaj shton shpejtesine me afersisht 20% per te perballuar me
shtimin e fluksit te gjakut nevojat kudo neper organizem. Me kete fluks te shtuar kudo ne organizem dhe
thonjte bashke me floket mund te rriten me shpejte. Mund te ndjesh brenda teje
levizjet e para te bebit, ndjenja e nje 'fluture te vogel' ne
barkun tend. Gjithsesi shumica e
grave fillojne te ndjejne levizjet e para fetale disa jave me vone. Ju mund te
ndjeni konstipacion sepse progresteroni qe mban shtatzanine ngadaleson tretjen
dhe rrit uterusin i cili do te shtyp fshikezen e urines dhe zorren e trashe. Mundohuni
te pini te pakten 2 litra uje ne dite. Eshte mire kete jave te
beni testin e gjakut (blood-screening test) per te identifikuar nje Spina
Bifida apo Sindrom Down.
Bebi juaj
Vetullat dhe qerpiket e bebit tuaj kane filluar te rriten. Deri tashme
koka e tij ishte rritur me shume se gjithcka tjeter. Tani trupi i tij po
pershpejton rritjen per te ardhur ne propocion me koken. Bebi juaj mund te
duket i dobet sepse akoma nuk ka zhvilluar nje shtrese dhjamore dhe ne
lekuren e tij te holle madje mund te duken vazat e gjakut poshte saj. Bebi juaj
ka nje shtrengim te forte dore mund te mbledh ate grusht dhe te godase me
gishtin e madh. Kapaket e syrit te bebes suaj jane ende te mbyllura dhe do te
qendrojne te tilla deri ne javen e 25 derisa ai te dalloje ndryshime te drites
nepermjet tyre (kapakeve te syve). Nje mburoje e holle prej floku te dendur dhe
te erret fillon te rritet ne trupin e bebit. Ky quhet lanugo dhe sherben ne
mungese te shtreses se dhjamit per te mbajtur temperaturen e trupit te bebit
kostante. Kockat po forcohen duke perfshire nje te tille te vogel dhe ne veshin e
tij keshtu qe ai do kete mundesine te ndjeje per here te pare tingujt e
jashtem.
|