|
Ju
Lodhja
ndoshta do të fillojë në (në qoftë se nuk e ka tashmë), si trupi juaj punon
shumë për të përballuar me një stad të shpejtë dhe vendimtar në zhvillimin e
fëmijës tuaj. Mundohuni të pushoni dhe
t’i merrni gjerat lehte. Rritja e nivelit hormonal mund ta beje lekuren tuaj me
njolla te erreta, ne menyre te vecante ne fytyren tuaj. Kokat e gjirit behen me
te erreta dhe ju mund te vini re nje vije te erret nga kerthiza juaj ne
regjionin pubik, e quajtur linea negra. Gjoksi juaj fillon te enjtet dhe te
pergatitet per prodhimin e qumeshtit, ai mund te rritet deri ne 4 fishin e
permasave te tij ne nente muajt e ardhshem. Ju mund te vini re nje
rritje te prodhimit te sekrecioneve vaginale.
Bebi juaj
Bebi juaj
ka filluar te ngjaje me human dhe ka permasat e nje kokre te madhe rrushi dhe
eshte 10 000 here me i madh se veza e fertilizuar. Ka filluar te formohet
fytyra e bebit tuaj, shfaqen vrimat e hundes buzet si edhe goja me gjuhen. Syte
jane te dukshem nen nje membrane te holle lekure. Truri i bebit tuaj eshte
formuar me dy hemisferat e tij. Ne shpine eshte e dukshme shtylla kurrizore dhe
kane filluar te krijohen kockat. Gjymtyret jane zgjatur dhe jane te dukshme
gjunjte dhe bryli. Gishtrinjte dallohen qarte. Koka e bebit tuaj eshte akoma e
madhe ne krahasim me trupin dhe mjekera eshe e ngjitur me kraharorin. Te gjitha
organet kane filluar te formohen dhe jane ne vendin e duhur.
|