|
Ju
Ju mund të mos ndiheni shumë ndryshe, mirëpo ju ndoshta do
të ndiheni e lodhur dhe ndoshta nervoze. Ju
mund të vëreni qe gjoksi juaj eshte me i madh dhe me i tendosur. Hormonet përmbysin trupin tuaj për të ndihmuar fëmijën
tuaj të rritet, cka mund të shkaktoje qe ju të filloni të ndiheni e sëmurë në
mëngjes, edhe pse shumë femra e kanë 'sëmundjen e mëngjesit' gjatë gjithe
ditës. Ju gjithashtu mund të urinoni më shpesh sepse mitra juaj zmadhohet dhe ushtron
presion mbi fshikëzen tuaj te urines. Shmangni ushqime te tilla si mishi
i gjallë apo jo i pjekur mire, djath i bute, apoveze te pagatuara, këto mund të
dëmtojnë fëmijën tuaj.
Fëmija juaj
Këtë javë tiparet e fytyrës
tani janë duke filluar të shfaqen. Dy zona në të dyja anët e kokës shenojne
veshët fëmijës dhe shfaqen vrimat e hundës dhe te gojes. Retina e syve te
fëmijës tuaj eshte gjithashtu ne zhvillim. Fëmija
juaj duhet të jete ende sa një kokërr orizi. Gjatësia fëmijes suaj matet nga maja e kokës së fëmijës deri në fund
te trungut. Embrioni eshte i dukshëm në ekografi si një pikë e vogël dhe
levizjet e zemres jane të dallueshme. Kordonin e kërthizës është tashmë i formuar
plotësisht dhe kështu jane shfaqur fillimet e gishtërinjve dhe tiparet e
fytyrës. Embrioni lundron brenda një qeskë te
mbushur lëngun amniotik, kurse placentë është formuar.
|