Mjeku mund të sugjerojë kirurgji laparaskopike për të ndihmuar në diagnostikimin e shkakut te shterpesise (infertilitetit, sterilitetit). Zakonisht, kjo kryehet pasi kane perfunduar te gjitha testimet e tjera te infertilitetit.
Nëse jeni duke përjetuar dhimbje pelvike, një shkak i mundshem mund te jete Endometrioza ose SIP (sindromi inflamator pelvik), mjeku juaj mund të sugjerojnë kirurgji laparaskopike për të përcaktuar burimin e dhimbjes dhe ndoshta ta trajtoje ate gjate laparoskopise (duke hequr inde). Kirurgjia laparaskopike kryhet edhe në rastin e shtatzënisë ektopike. Gjithashtu laparoskopia eshte metoda me e mire dhe e vetmja per trajtimin e aderencave (ngjitjeve) te shkaktuara nga operacionet e meparshme apo infeksionet. Me laparoskopi mund te hiqen kistet e ovarit, myomat apo te kryehet mbyllja kirurgjikale e tubave (sterilizimi kirurgjikal). Gjithashtu mund te kryen operacione me te komplikuara si heqja e mitres (hysterektomia).
|