header image
Home arrow Pyetjet me te shpeshta arrow Semundje Gjimekologjike arrow Parandalimi i çrregullimeve seksuale. arrow 
Parandalimi i çrregullimeve seksuale. PDF Print E-mail
• Së pari: Shoqëria duhet të jetë tepër e hapur dhe të ketë një komunikim konstruktiv për problemet e
lidhura me trupin dhe seksin. Po kështu imazhi i raporteve midis prindërve ka një rol predominant
tek fëmijët dhe ardhshmëria e jetës së tyre seksuale. Është tepër i këshillueshëm komunikimi i
hapur dhe harmonia me partnerin, gjë e cila mund të parandalojë precipitimin e një çrregullimi
seksual; po kështu në rastet e ekzistencës së çrregullimeve seksuale ka rëndësi komunikimi i hapur
midis partnerëve për problemin dhe ndihma, që ata duhet t’i japin njëri-tjetrit në zgjidhjen e tij.
Ndihma në zgjidhjen e çrregullimit seksual tek partneri është në fakt ndihmë ndaj vetvehtes. Nuk
është asnjëherë turp të kërkohet ndihmë tek miqtë, qoftë edhe ndihmë e kualifikuar më vonë.
• Së dyti:Shmangia e abuzimit me alkoolin dhe marrjes se drogave të tjera.
• Së treti: në rastet e traumave seksuale apo përdhunimeve janë të nevojshme këshillimet individuale
apo e ashtuquajtura grup-terapia.