header image
Home arrow Pyetjet me te shpeshta arrow Semundje Gjimekologjike arrow Cregullimet seksuale. arrow 
Cregullimet seksuale. PDF Print E-mail
Këto çrregullime janë dëmtime, që ndodhin gjatë ndonjë stadi të ciklit seksual, të cilat pengojnë
partnerët të shijojnë kënaqësinë, që lind gjatë aktivitetit seksual. Këto çrregullime mund të lindin në
çfarëdoloj moshe, madje dhe kur më parë personi ka patur përgjigje normale gjatë aktivitetit seksual;
ato mund të shfaqen gradualisht ose menjëherë dhe mund të prekin një stad ose disa të aktivitetit
seksual. Shkaqet mund të jenë fizike, psikologjike ose të përbashkëta.
• Faktorët emocionalë përfshijnë probleme të të dy partnerëve si p.sh. disharmonia e partneritetit,
mungesa e besimit tek partneri apo e komunikimit të hapur midis tyre; kurse faktorët psikik
përfshijnë ato brenda individit si depresioni, faji apo frika seksuale, traumat pas seksit etj.;
• Në shkaqet fizike përmenden drogat e ndryshme (narkotikët, stimulantët, alkooholi, nikotina,
antihistminikët), çrregullimet të lidhura me dhimbjen e mesit, prostatën, traumat, çrregullimet
endokrine kryesisht të tiroides, hipofizës dhe gjendrës mbiveshkore, si dhe sëmundjet e ndryshme;
• Një risk i shtuar ndodh tek diabetikët, njerëzit që abuzojnë me alkoolin e drogat e ndryshme dhe
ata, që kanë disharmoni kronike me partnerin apo mjedisin përreth.
Çrregullimet seksuale klasifikohen në katër sipas stadit të ciklit seksual: çrregullime të dëshirës
seksuale (libidos), çrregullime të jetës seksuale (frigiditeti tek femrat dhe impotenca tek meshkujt),
çrregullime të orgazmës dhe dhimbja gjatët koitusit (aktit seksual). Çrregullimet seksuale janë më të
shpeshta në moshat e reja të të rriturve, d.m.th. midis moshës 20 dhe 30 vjeçare, grupmoshë kjo ku
mbizotëron numri i njerëzve, që kërkojnë ndihmë mjekësore për probleme të tilla.