header image
Home arrow Pyetjet me te shpeshta arrow Menopauza arrow Cila eshte sasia e Ca dhe vitamines D qe duhet te marre per ti rruajtur kockat e forta? arrow 
Cila eshte sasia e Ca dhe vitamines D qe duhet te marre per ti rruajtur kockat e forta? PDF Print E-mail
Ju keni nevojë për afërsisht 1,000 mg kalçium në ditë para menopzuzës dhe pas saj nëse merrni
estrogenë. Ju keri nevojë për 1,500 mg kalçium në ditë pas menopauses, nëse ju nuk merrni estrogen.
Dieta me pak ose pa yndyrë përbën burrim të mirë të kalçiumit. Burime të tjera të kalçiumit përfshijnë
frutat e thata, sardelet dhe perimet, si dhe lëngjet dhe drithërat që janë të pasura me kalçium. Nëse ju
nuk merrni sasinë e duhur të kalciumit mjeku juaj mund t iu sugjerojë të merrni kalcium në trajtën e
tabletave. Lexo etiketën e shishes me vëmendje në mënyrë që të dihet me saktësi sasia e kalçiumit për
çdo tabletë. Tableta e kalçiumit duhet marrë gjatë vaktit të ngrënies apo me pak qumësht. Vitamina D
ndihmon trupin që të përthithë kalçiumin. Vitamina D formohet më lëkurë nëse ekspozohet ndaj
rrezeve të drejtpërdrejta të diellit. Gjithashtu, ajo gjendet edhe në produkte të tilla si qumështi, peshku
apo vaji i peshkut, mëlçia. Trupi ka nevojë për 400 deri në 800 UI vitamin D në ditë. Mund të merrni
tableta me vitaminë D në dietë nëse nuk ekspozoheni mjaftueshëm në diell.