header image
Home arrow Pyetjet me te shpeshta arrow Menopauza arrow Cfare eshte Osteoporoza? arrow 
Cfare eshte Osteoporoza? PDF Print E-mail
Gjatë osteoporozës, brendia e kockës dobësohet si pasojë e humbjes së kalçiumit. Kjo quhet humbje e
masës kockore. Dobësimi i masës kockore shton mundësitë për thyerjen e saj. Osteoporoza është më e
zakonshme te gratë sesa te burrat. Kjo ndodh për faktin se masa kockore te gratë është më e ulët
krahasuar me burrat; ato priren të jetojnë më gjatë dhe marrin sasi kalçiumi më të vogël; për këtë
arsye kanë nevojë edhe për hormonin femëror estrogen që të ndihmojë forcimin e kockave. Edhe
meshkujt janë të kërcënuar nga osteoporoza, por kjo ndodh në mosha të mëdha. Rënia e masës totale
kockore në një person me moshë të re 20-30 vjeç, shoqërohet me rënie të vazhdueshme edhe më vonë.
Te femrat ritmi i rënies kockore rritet pas menopauzës, kur niveli i estrogenit bie. Gjithashtu, humbja
kockore rritet edhe pas heqjes kirurgjikale të ovareve, pasi ato janë përgjegjëse për prodhimin e
estrogenëve.
Klinika gjinekologjike
Planifikimi familjar
REgjistrohu!
Testet e shtatzanise
Zhvillimi i fetusit
Infertiliteti
Per cdo pyetje nje pergjigje
Mjekesia.com
Advertisement