header image
Home arrow Pyetjet me te shpeshta arrow Menopauza arrow SËMUNDJET KARDIOVASKULARE arrow 
SËMUNDJET KARDIOVASKULARE PDF Print E-mail

I. RËNDËSIA DHE INCIDENCA E SËMUNDJEVE K-V TEK GRATË
Sëmundja kardiovaskulare arteriosklerotike (SKVA) është shkaku më i zakonshëm i vdekjeve te gratë
për 100 vjetët e shkuara në botën perëndimore; për 25 vjetët e shkuar, nga kjo sëmundje vdekjet tek
gratë janë më të shpeshta se tek burrat. Shumica e grave dhe shumë mjekë nuk e vlerësojnë rëndësinë
e parandalimit të SKVA te gratë dhe e nënvlerësojnë rrezikun e SKVA te gratë . Rreziku i SKVA tek
gratë para menopauzës është më i ulët se tek burrat, por rritet mjaft te gratë pas menopauzës krahasuar
me burrat e së njëjtës moshë (figura 5.6; 5.7).
II. FAKTORËT MADHORË PËR SKVA TEK GRATË
• Duhani;
• Anamneza familiare për sëmundje kardiovaskulare
(infarkt miokardi apo insulti);
• Diabeti (glicemi esëll > 125);
• Tension arterial i lartë (TA > 140/90);
• Gjendja e post-menopauzës;
• Nivel i ulët i lipoproteinave me densitet të lartë (HDL);
• Nivel i rritur i lipoproteinave me densitet të ulur (LDL)
dhe kolesterolit total;
• Mungesa e aktivitetit fizik dhe ushtrimeve;
• Terapi hormonale e zgjatur
Ndërhyrjet e provuara statistikisht, që ulin rrezikun
kardiovaskular tek gratë
• Ndërprerje e plotë e pirjes së duhanit;
• Ushtrime apo aktivitet fizik për të paktën 30 min/ditë;
• Kontroll i tensionit arterial duke e mbajtur nën 140/90:
- Ndryshimi i stilit të jetesës (rënie në peshë, kufizim i marrjes së kripës, ushtrime fizike);
FIGURA 5.6: SËMUNDJA K - V
ARTERIOSKLEROTIKE
Gratë, që kanë filluar TZH afër menopauzës
kanë kanë risk të reduktuar për SKV në krahasim
me riskun e lartë në gra larg menopauses
KUJDESI I INTEGRUAR PER GRUAN NE MENOPAUZE 113
- Preparatet anti-hipertensive në se janë të nevojshme për kontrollin e tensionit arterial (grupi i
tiazidikëve) apo ACE inhibitorët
(kaptopril, enalapril, etj.).
• Kontroll i LDL ( <130 mg/dl) dhe
HDL ( >50 mg/dl) kolesterol:
- Ndryshimet dietetike – pakësim i
yndyrnave;
- Rënie në peshë BMI <25;
- Ushtrime apo aktivitet fizik i
shprehur për të paktën 30 minuta
në ditë;
- Trajtimi me preparate, që ulin
yndyrnat (grupi i statinave).
• Nëse gruaja është diabetike, rënia
në peshë kryhet në mënyrë graduale
deri BMI <25. Mbahet në kontroll
niveli i sheqerit në gjak me dietë
dhe preparate duke e patur nivelin e
glicemisë esëll <125, ose
Hemogloblinën A1C < 7.0 (kur
është e disponueshme);
• Terapia hormonale zëvendësuese
ndërpritet pas 3-5 vjetësh;
• Pas infarktit apo insultit të pësuar
rekomandohet të fillohen preparatet
β-blokuese (Propranolol 40-80 mg
dy herë në ditë; Atenolol 50-100 mg
ditë);
• Në gratë me risk të lartë (infarkt miokardi apo insult të kaluar)–rekomandohet aspirina 165 mg/ditë.
Klinika gjinekologjike
Planifikimi familjar
REgjistrohu!
Testet e shtatzanise
Zhvillimi i fetusit
Infertiliteti
Per cdo pyetje nje pergjigje
Mjekesia.com
Advertisement