header image
Home arrow Pyetjet me te shpeshta arrow Menopauza arrow Osteoporoza arrow 
Osteoporoza PDF Print E-mail
Përkufizimi i osteoporozës
• “Densiteti mineral kockor përgjithësisht më i ulët se normat, që lidhen me moshën dhe seksin e
pacientëve – korrespondon me pikëzimin “Z” > -2.0 densitometrisë kockore

OSTEOPOROZA
(figura 5.5);
• I gjetur në 30 – 40% të adultëve mbi 60 vjeç.
Faktorët shtesë të riskut për osteoporozë pas menopauzës
• Lëkurë me ngjyrë të zbehtë, strukturë e vogël kockore;
• Femër – pas menopauzës;
• Ardhja me vonesë e menstruacioneve dhe menopauzë e hershme;
• Amenore e zgjatur si pasojë e një shkaku çfardo, përfshirë edhe shtatzanitë e shumta;
• Sëmundje sistemike kronike (mëlçi, veshkë, zemër);
• Sindroma arthritike – e shoqëruar me rënie të aktivitetit fizik;
• Hypertiroidizmi apo çregullimet e paratiroides;
• Preparate si antikonvulsantët, antiacidet, kortikosteroidet;
• Duhani – ul përthithjen e kalçiumit nga ushqimet;
• Mungesa e ushtrimeve të rregullta;
• Mungesa e vitaminës D në dietë.
Shenjat, simptomat dhe komplikacionet e osteoporozës
• Shpesh vërehen pak shenja apo simptoma të osteoporozës, madje edhe në formën e rëndë të saj;
• Zakonisht simptoma e parë është fraktura e kockave;
• Zakonisht takohen fraktura femuri, parakrahu, vertebrash, madje edhe pas goditjeve të vogla;
• Kufizim i pavarësisë dhe nevoja për kujdesin e të afërmve është komplikacion i frakturave
osteoporotike në të moshuarit.
Testet e osteoporozës. Osteoporoza mund të dyshohet nëpërmjet radiografisë së thjeshtë të
kolonës/ekstremiteteve – mund të vihet re densiteti i ulur kockor dhe fraktura të vjetra. Testi
përcaktues është matja e densitetit kockor – kërkon pajisje speciale, por të nevojshme në rastet e
vendosjes së terapive afatgjata.
• Pikëzimi “Z” > -2.0 – paraqet 2 deviacione standarde më pak se densiteti kockor mesatar i
popullsisë së ngjashme të së NJËJTËS gjini dhe moshë;
• Pikëzimi “T” > -2.5 – paraqet 2.5 deviacion standard më pak se densiteti mesatar kockor i
popullsisë SË RE të së njëjtës gjini.
Parandalimi i osteoporozës. Parandalimi është mënyra më e mirë e trajtimit të osteoporozës, pasi kjo
është pjesë e procesit të ngadaltë, progresiv dhe me mundësi përmirësimi të plakjes. Masat paraprake
që rekomandohen për të gjithë të moshuarit:
• Ushtrime të përditshme fizike ose not;
• Ndërprerje e duhanit;
• Marrje e 1 gm kalcium/ditë dhe e vitaminës D 600 – 800 UI /ditë;
• Nëse janë nën trajtim për hipertension, konsidero përdorimin e diuretikëve (duke ruajtur humbjet e
kalciumit si dhe rënien e tensionit arterial nën vlerat e normës).
Në gra në menopauzë/postmenopauzë, pa kundërindikacione të shprehura, terapia hormonale
zëvendësuese mund të vlerësohet për 3-5 vjet.

Trajtimi i osteoporozës
• Frakturë e përcaktuar osteoporotike (pikëzim T>-2.5 në studim densitometrik kockor DEXA) .
• Terapia hormonale zëvendësuese e zvogëlon rënien e theksuar të densitetit kockor (deri në 5% të
humbjeve të masës kockore).
• Në rastet e rënda (sidomos me fraktura në anamnezë) duhen shtuar biofosfonate në trajtim:
- Alendronat (Fosamax) 10 mg/ditë ose 70 mg një herë në javë;
- Ibandronat (Bonviva) 150 mg; tabletë e marrë një herë në muaj:
• Mund të merret me një gotë uji të madhe dhe duke ndenjur në pozicion drejtqëndrimi për të
paktën 30 minuta pas marrjes së preparatit;
• Efekti anësor më i shprehur i Alendronatit është r irritimi ezofageal dhe ulçeracioni, i cili
minimizohet me masat e rekomanduara më sipër;
• Përdorimi i biofosfonateve mund të rrisë densitetin kockor afro 5 – 10% më shumë se terapia
hormonale zëvendësuese.
• Kalcitonina është preparat tjetër (nga tiroidja), që ndihmon ne depozitimin e Ca në kocka:
- Disavantazhi i përdorimit të kalçitoninës është se merret me injeksion apo inhalacion;
- Preferohet në fraktura osteoporotike të dhimbshme apo intolerancë nga biofosfonatet;
- Mund të reduktojë dhimbjen e frakturave osteoporotike të kolonës.

Klinika gjinekologjike
Planifikimi familjar
REgjistrohu!
Testet e shtatzanise
Zhvillimi i fetusit
Infertiliteti
Per cdo pyetje nje pergjigje
Mjekesia.com
Advertisement