header image
Home arrow Pyetjet me te shpeshta arrow Barra arrow Perparesite e qumeshtit te nenes ne krahasim me llojet e tjera te qumeshtit arrow 
Perparesite e qumeshtit te nenes ne krahasim me llojet e tjera te qumeshtit PDF Print E-mail
Qumështi i nënës është qumështi me i përshtatshëm per beben tuaj.
Qumështi i nënës përmirëson imunitetin e bebes, e mbron atë nga bakteriet dhe viruset.
Përbërja e qumështit të nënës nuk është cdo herë e njejtë. Kulloshtra është e përshtatshme per foshnjën e porsalindur. Qumështi i mëtejshëm i nënës ndryshon cdo dite, deri edhe nga një ushqyerje ne tjetrën.
Dhënia e qdo ushqimi tjetër, qoftë edhe shtimi i ujit zvogëlon dobitë që jep qumështi i nënës.
Pra, duhet te jeni të sigurt që qumështi juaj dhe vetëm qumështi juaj është me i miri per foshnjën tuaj!

Kulloshtra
Kulloshtra fillon të krijohet ne gji ne muajin e shtatë të shtatzënisë. Kulloshtra, një lëng i dendur, i ngjitur dhe me ngjyrë të verdhë, përbën ushqimin e pare e me të mire per beben tuaj per arsyet e mëposhtme:
• Përmban me tepër proteina dhe vitamine A në krahasim me qumështin që pason.
• Kulloshtra ndihmon të porsalindurit per eliminimin e mbeturinave të para të zorrës (fekaleve).
• Është gjithashtu efikase per eleminimin e produkteve të zbërthyera nga bilirubina dhe zvogëlon kështu rrezikun per paraqitje të verdhëzës së foshnjës.
• Imunoglobulinat (kryesisht IgA) e kulloshtrës i mundësojnë të porsalindurit mbrojtje nga infeksionet.
Kulloshtra është "vaksina" e pare per të porsalindurin kundër shumë baktereve dhe viruseve.
Zëvendësimi me ujë ose qumësht artificial i ushqyerjeve të para të fëmijës e pakëson prodhimin e kulloshtrës dhe qumështin ne tërësi. Prandaj është shumë e rëndësishme që kulloshtra të mos hidhet, por ti jepet fëmijës jo vetëm per dobitë që ka, por edhe per këtë aspekt të sajin.


Dr. Anila Godo
Prof. Dr. Edi Tushe

Klinika gjinekologjike
Planifikimi familjar
REgjistrohu!
Testet e shtatzanise
Zhvillimi i fetusit
Infertiliteti
Per cdo pyetje nje pergjigje
Mjekesia.com
Advertisement