header image
Home arrow Pyetjet me te shpeshta arrow Ligje dhe Kode arrow DEKLARATA E SHOQATES BOTERORE TE MJEKESISE (WMA) MBI AUTONOMINE PROFESIONALE DHE PAVARESINE KLINIKE arrow 
DEKLARATA E SHOQATES BOTERORE TE MJEKESISE (WMA) MBI AUTONOMINE PROFESIONALE DHE PAVARESINE KLINIKE PDF Print E-mail
Shoqata Boterore e Mjekesise (WMA) pasi ka shqyrtuar rendesine e autonomise profesionale dhe pavaresise klinike te mjekeve, ka miratuar principet qe vijojne:
1. Elementi kryesor i autonomise profesionale dhe pavaresise klinike eshte qe te sigurohet se mjeket kane lirine per te ushtruar gjykimin e tyre professional ne kujdesin dhe trajtimin e pacienteve te tyre pa iu nenshtruar influencave te jashtme nga grupe apo individe te veçante.
2. Mjekesia eshte nje kompleks arti dhe shkence. Permes nje trajnimi dhe experience te gjate, mjeket behen eksperte dhe sherues mjekesor. Ndersa pacientet kane te drejte te vendosin per nje game te gjere nderhyrjesh mjekesore qe do t’u nenshtrohen, ata presin qe mjeket e tyre te jene te lire per te bere rekomandime te pershtatshme klinike.
3. Megjithese mjeket njohin faktin se ata duhet te marrin parasysh strukturen e sistemit shendetesor dhe burimet e disponueshme, kufizime te pa-aresyeshme mbi pavaresine klinike qe imponohen nga qeverite apo administratoret nuk jane ne interesin me te mire te pacienteve, sepaku sepse ato mund te demtojne besimin e pacienteve qe eshte nje komponent thelbesor i marredhenieve pacient-mjek.
4. Administratoret e spitaleve dhe palet si pagues te trete mund te konsiderojne se autonomia profesionale e mjekeve nuk perputhet me menaxhimin e kujdesshem te kostos se kujdesit shendetesor. Nderkaq kufizimet qe administratoret e spitaleve dhe palet si pagues te trete perpiqen te vendosin mbi pavaresine klinike mund te mos jene ne interesin me te mire te pacienteve. Per me teper, kufizimet qe u vendosen mjekeve per te refuzuar kerkesat e pacienteve apo familjeve te tyre si sherbime mjekesore te papershteshme, nuk jane ne interesin me te mire qofte te pacienteve ashtu edhe te shoqerise.
Shoqata Boterore e Mjekesise (WMA) riafirmon rendesine e autonomise profesionale dhe pavaresise klinike jo vetem si nje komponent themelor i cilesise se larte te kujdesit mjekesor dhe si perfitim per pacientet, i cili duhet te ruhet, por gjithashtu si nje princip themelor i profesionalizmit mjekesor. WMA nderkaq ka ritheksuar perpjekjet e veta per mbajtjen dhe sigurimin ne vazhdim te autonomise profesionale dhe pavaresise klinike ne kujdesin ndaj pacienteve.
Miratuar nga Asamblea e Pergjithshme e 59te e WMA, Seul, Korea Jugut, Tetor 2008
Klinika gjinekologjike
Planifikimi familjar
REgjistrohu!
Testet e shtatzanise
Zhvillimi i fetusit
Infertiliteti
Per cdo pyetje nje pergjigje
Mjekesia.com
Advertisement