header image
Home arrow Blog arrow 
Blog - Content Section Layout
Qumeshti i nenes
Nënë e dashur, qumështi në gjirin tënd ndryshon nga dita në dite, por gjithnjë i cilesise që i përgjigjet nevojave të bebes tënde. Mbas 2-3 javësh, në gjinjtë tuaj krijohet qumësht i pjekur (i plote).
Përbërja e qumështit të nënës ndryshon në varësi të periudhave të kohëzgjatjes se thithjes dhe nevojave të bebes. Nëse bebes i jepet gji sa herë që e kërkon, nuk i nevojë ti shtohet ujë. Qumështi i nënës nuk i ngarkon veshkat e bebes. Qumështi i nënës i përshtatet ne menyrë perfekte nevojave të vetë bebes dhe ai përmban
• proteina
• karbohidrate
• yndyrna
• hekur

Proteinat
• Sasia e albuminave në qumështin e nënës i përshtatet në menyrë ideale nevojave të të porsalindurve. Të gjitha Ilojet e tjera të qumështit janë me pak te përshtatshme per nga përbërja sasiore e cilësore ne proteina.
• Të ushqyerit e nënës nuk ndikon në nivelin e proteinave ne qumështin e saj.
• Proteinat e qumështit te nënës zbërthehen lehtë dhe absorbohen mire. Kur bebes i jepet qumësht lope, vetëm një pjesë prej saj absorbohet në zorrën e foshnjës. Produktet metabolike të zbërthimit të qumështit artificial mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin e sistemit nervor qendror (trurit) të bebes.

Yndyrnat
•Yndyrat janë burimi kryesor i kalorive (energjisë) per beben.
• Të ushqyerit e nënës mund të ndikojë në nivelin e yndyrave te qumështit të saj
• Yndyrnat në qumështin e nënës përmbajnë acide yndyrore të pangopura në vargje të gjata, që janë të domosdoshme per rritjen dhe zhvillimin e sistemit nervor.
• Niveli i yndyrnave është i ulët në fillim të dhënies gji, pra në qumështin e pare dhe shtohet në fund të dhënies gji, pra në të quajturin qumësht të fundit.

Qumështi i nënës përmban enzima, qe zbërthejnë yndyrnat dhe në këtë mënyre ndihmojnë absorbirnin e tyre. Ne qumështin artificial këto enzima nuk ekiistojnë.

Karbohidratet (sheqcrnat)
• Në përqindje të madhe përmbajnë laktozën, e cila zbërthehet lehtë dhe snfrytëzohet mire.
• Qumështi i nënës përmban shumë karbohidrate (sheqerna) cilësore në krahasim me qumështin artificial ose qumështin e lopës.

Hekuri
• Niveli i zakonshëm i hekurit në qumështin e nënës është 50%, ndërsa në cdo qumësht tjetër eshtë vetëm 10%.
• Kjo është arsyeja pse foshnjat që ushqehen me gji ne 6 muajt e pare të jetës paraqesin shumë rrallë anemi me mungesë hekuri, krahasuar me ata që ushqehen me qumësht lope apo qumësht artificial.
Dr. Anila Godo
Prof. Dr. Edi Tushe



Perparesite e qumeshtit te nenes ne krahasim me llojet e tjera te qumeshtit
Qumështi i nënës është qumështi me i përshtatshëm per beben tuaj.
Qumështi i nënës përmirëson imunitetin e bebes, e mbron atë nga bakteriet dhe viruset.
Përbërja e qumështit të nënës nuk është cdo herë e njejtë. Kulloshtra është e përshtatshme per foshnjën e porsalindur. Qumështi i mëtejshëm i nënës ndryshon cdo dite, deri edhe nga një ushqyerje ne tjetrën.
Dhënia e qdo ushqimi tjetër, qoftë edhe shtimi i ujit zvogëlon dobitë që jep qumështi i nënës.
Pra, duhet te jeni të sigurt që qumështi juaj dhe vetëm qumështi juaj është me i miri per foshnjën tuaj!

Kulloshtra
Kulloshtra fillon të krijohet ne gji ne muajin e shtatë të shtatzënisë. Kulloshtra, një lëng i dendur, i ngjitur dhe me ngjyrë të verdhë, përbën ushqimin e pare e me të mire per beben tuaj per arsyet e mëposhtme:
• Përmban me tepër proteina dhe vitamine A në krahasim me qumështin që pason.
• Kulloshtra ndihmon të porsalindurit per eliminimin e mbeturinave të para të zorrës (fekaleve).
• Është gjithashtu efikase per eleminimin e produkteve të zbërthyera nga bilirubina dhe zvogëlon kështu rrezikun per paraqitje të verdhëzës së foshnjës.
• Imunoglobulinat (kryesisht IgA) e kulloshtrës i mundësojnë të porsalindurit mbrojtje nga infeksionet.
Kulloshtra është "vaksina" e pare per të porsalindurin kundër shumë baktereve dhe viruseve.
Zëvendësimi me ujë ose qumësht artificial i ushqyerjeve të para të fëmijës e pakëson prodhimin e kulloshtrës dhe qumështin ne tërësi. Prandaj është shumë e rëndësishme që kulloshtra të mos hidhet, por ti jepet fëmijës jo vetëm per dobitë që ka, por edhe per këtë aspekt të sajin.


Dr. Anila Godo
Prof. Dr. Edi Tushe

Ushqyerja me gji

Cdo grua gjate shtatzanise duhet:

• Të jetë e informuar mbi përparësitë e ushqyerjes me gji dhe të fitojë besim në aftësitë e veta se ajo mund t'i japë gji pa problem foshnjës së vet.
• Të kete kujdesin dhe ndihmën e personelit shëndetësor, familjes dhe shoqërisë ne tërësi.

Studimet e fundit tregojne se bebet që ushqehen vetëm me qutmështin e nënes, në gjashtë muajt e pare (Sipas udhëzjmeve me te reja të Organiza Botërore të Shendetësisë dhe shoqatave pediatrike), kane rritje dhe zhvillim psikik dhe fizik të mire. Personeli shëndetësor duhet t'i ndihmoje nënat që ta kuptojne rendësinëe vecante të uëhqyerjes me gji gja ëgjashte muajve të pare; tëdine si dhe sa herë t' ijapin gji bebes.

Duam t'ju informojmë se:
• Ështëe këshillueshme që foshnja gjatë 5-6 muajve të pare të mos marre ushqime të tjera përvec qumështit të nënës.
• Është mire të mos përdorni shishe me biberon apo biberon per të qetesuar fëmijën.
• Përsa i takon orarit dhe numrit të pirjeve gjatë ushqyerjes me gji, është e këshillueshme qe muajin e pare foshnja të vihet në gji pothuajse pa orar, sa herë të kerkojë të pijë, ndërsa në vazhdim të vihet në gji cdo 2.5 - 3 ore, deri në12 të natës, me një pushim 6 orësh, prej orës 12 të natës deri në 6 të mëngjesit.
• Këshillohet që foshnja të mbahet në gji jo me shume se 20-25 minuta.
• Numri i pirjeve dhe kohëzgjatja e pirjes ndonjëherë edhe ndryshojnë nga njëra bebe tek tjetra, prandaj nuk duhet te jemi shumë të ngurtë e kufizues në caktimin e tyre, por të bazohemi edhe në individualitetin e bebes.

Dr. Anila Godo

Prof. Dr. Edi Tushe



 

Lindja e nje femije, nje eksperience e re
Lindja e fëmijës është në të vërtetë një përvojë e re. Ekzistojnë shumë ndjenja të kundërta si edhe frika se a do të dijë valle nëna të sillet drejt e tu përgjigjet kërkesave të bebes sipas kërkesave të kohës. Është e domosdoshme që cdo nëne, e vecanërisht ne lindjen e pare, ti sigurohet ndihma dhe kujdesi maksimal nga anëtarët me të afërt të familjes, në mënyrë që ajo të mund të pushojë e të flejë aq sa duhet; të mos jetë e ngarkuar fizikisht e psiqikisht, pra të mos përjetojë periudha melankolie, depresioni apo destabiliteti psikik. Në këtë periudhë, per shkak të turbullimeve hormonale dhe procesit të lindjes, nëna është shumë e ndjeshme dhe shpesh nuk është e sigurt ne aftësitë dhe ne mundësitë e saj.
Të jesh prind nuk është profesion, por një aftësi që fitohet gjatë jetës, një përvojë që pasurohet me cdo fëmijë të ri. Por, mos kërkoni receta, formula apo zgjidhje magjike. Dëgjojeni instinktin tuaj dhe këshillat e profesionistëve të shëndetësisë. Impenjohuni aktivisht dhe jepni gjithcka nga vetja!
Per të arritur këtë, është me rëndësi që gjatë shtatzënisë ju dhe partneri juaj të jeni tëinformuar mbi gjithgka që ju pret pas lindjes sëfëmijës, mbi nevojat e tij per ushqim, kujdesin per mirërritje dhe zhvillim normal fizik e psikik. Në këtë mënyrë do të mund të përballoni të gjitha problemet e juve si nëne do t'ju ofrohet mundësia per të qenë e lumtur dhe e kënaqur në ditët dhe muajt e pare pas lindjes.
Si shtatzënë, lehonë dhe nëne që jep gji, është e domosdoshme të njiheni me këto që vijojnë:
• Duhet ti kushtoheni bebes me vullnet te plote.
• Duhet tu përmbaheni rregullave higjienike dhe të të ushqyerit. Kjo nënkupton qe gruaja në shtatzëni "ushqehet per dy vetë" por "nuk ushqehet si dy vetë". Është shumë me rëndësi që ushqimi të jetë i pasur me vitamina, minerale, yndyrna dhe sheqerna. Vlera e ushqimit qëndron tek cilësia, jo tek sasia.
• Evitoni marrjen e tepërt të ushqimeve të yndyrshme e të ëmbla;
• Ndër mineralet, është shumë e rëndësishme marrja e kalciumit (qumështit, kosit, produktet e qumështit).
• Shoqërohuni, këmbeni përvojë me të tjerët, mos u largoni nga aktivitetet që i doni, aktivitete, të cilat nuk e pengojnë shtatzëninë.
• Kujdesuni per pamjen tuaj dhe kontrolloni peshën gjatë shtatzënësisë.
• Jepini gji bebes suaj.

PREZANTIMI I PROJEKTIT TE KARTES EVROPIANE TE PROFESIONISTEVE TE SHENDETESISE (HPRO)
28 Nentor 2008 – Paris

Me 28 nentor 2008 u zhvillua ne Paris, nen patronazhin e Ministres se Shendetesise te Frances, Znj. Roselyn Bachelet Narquin, Konferenca me teme : Karta Evropiane Profesionale Shendetesore (HPRO).
Objektivi i kesaj nisme eshte paisje e gjithe personelit shendetesor me Karten bashkekohore Evropiane e cila eshte dizenjuar (projektiat) nga nje grup pune me qellim qe t’i prezantoje autoriteteve shendetesdore kombetare kompetencat e mjekeve, dentisteve, mamive, infermiereve, farmacisteve nga gjithe shtetet anetare te Evropes ne menyre qe te jete e pranushme nga gjithe autoritetet Evropiane kompetente.
Objektivi i kartes do te jete lehtesia e levizjes se lire te profesionisteve te shendetesise ne Evrope, te cilet mbrojne pacientet nga nje numer i vogel profesionistesh qe, per aresye te shkeljeve te standardeve oprofesionale, jane subjekte te sanksioneve te rrepta disiplinore. Ne te arthmen Karta do te kete mundesine qe te shfrytesohet edhe per vleresimin e Edukimit te Vazhdueshem Mjekesor.
Karta Evropiane Profesionale do te shihet ne dy aspekte: nga nje ane eshte nacionale, si dokument i dizenjuar nga autoritetet kompetente sipas ligjeve lokale, ndersa nga ana tjeter eshte dokument Evropian qe ndihmon shtetet e veçanta te njihen me detajet e autoriteteve kompetente te vendit te origjines. Me kete karte jane paisur shume shtete te Evropes me ane te te cilave kontrollohet levizja e lire e mjekeve. Parashikohet qe deri ne vitin 2012 te paiset gjithe personeli mjekesor me kete karte.
Ne konferencen e siperpermendur nga ana e Urdhrit te Mjekeve te Shqiperise moren pjese Dr. Ruzhdie Qafmolla dhe Dr. Rozarka Budina, te cilat ishin ftuar ne Konferencen e Urdhrave te Dentisteve te Evropes qe u mbajt po ne Paris me 26-27 Nentor 2008.


<< Start < Previous 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>

Results 91 - 100 of 186