Mosha mesatare e ndërprerjes së periodave tek femrat është rreth 50 vjeç. Ndërkohë që konsiderohet
si periudhë normale e menopauzës mosha 41-59 vjeç. Zakonisht, menopauza te një femër vjen
afërsisht në të njëjtën moshë me nënën e saj. Femrat të cilat i nënshtrohen operacionit kirurgjikal për
heqjen e ovareve, e arrijnë menopauzën menjëherë pas operacionit. Në qoftë se një femër kryen
ndërhyrje kirurgjikale duke hequr mitrën, por jo ovaret, atëherë ajo do të shkojë drejt menopauzës
vetëm kur ovaret e saj do të ndalojnë së prodhuari estrogenë, pavarësisht faktit se ajo nuk ka
menstruacione. Në rastet kur periodat ndërpriten në moshë të re (para moshës 40 vjeç), – mjeku duhet
të kryejë një ekzaminim gjaku për të konstatuar nëse është shenjë e menopauzës ose jo. Menopauza
është një proces gradual i cili zgjat disa vjet. Nuk duhet të mendoni se jeni në menopauzë në se
periodat mungojnë për një periudhë më pak se 12 muaj (gjatë kësaj kohe, përdoren metodat e
planifikimit familjar për të shmangur shtatzaninë e padëshiruar.)
Konsultohuni me mjekun tuaj nëse keni
• Ndryshim në ciklin tuaj;
• Hemorragji në sasi të madhe;
• Hemorragji, e cila zgjat më shumë se zakonisht;
• Hemorragji më e shpeshtë se çdo tre javë;
• Hemorragji pas marrdhënieve seksuale;
• Njolla gjaku midis periodave.
Ndihma për afshet e nxehta
• Flini në një dhomë të freskët.;
EDUKIMI 122 NË VAZHDIM NË KSHP
• Vishni disa rroba në mënyrë që t’i zhvishni një nga një, në rast se do të ndjeni të nxehtë;
• Përdorni veshje pambuku në mënyrë që të mos tejnxeheni. Përdorni gjithashtu çarçafë pambuku;
• Pini ujë të ftohtë apo pije të tjera nëse do të ndjeni të nxehtë;
• Shmangni alkoolin.
|
|
Menopauza është periudha në jetën e gruas kur periodat ndërpriten dhe ajo nuk mund të lindë më
fëmijë. Kjo ndodh sepse ovaret e gruas me kalimin e moshës, ndalojnë së prodhuari hormonet
femërore si estrogeni dhe progesteroni.
|
|
I. RËNDËSIA DHE INCIDENCA E SËMUNDJEVE K-V TEK GRATË
Sëmundja kardiovaskulare arteriosklerotike (SKVA) është shkaku më i zakonshëm i vdekjeve te gratë
për 100 vjetët e shkuara në botën perëndimore; për 25 vjetët e shkuar, nga kjo sëmundje vdekjet tek
gratë janë më të shpeshta se tek burrat. Shumica e grave dhe shumë mjekë nuk e vlerësojnë rëndësinë
e parandalimit të SKVA te gratë dhe e nënvlerësojnë rrezikun e SKVA te gratë . Rreziku i SKVA tek
gratë para menopauzës është më i ulët se tek burrat, por rritet mjaft te gratë pas menopauzës krahasuar
me burrat e së njëjtës moshë (figura 5.6; 5.7).
|
|
Read more...
|
|
Përkufizimi i osteoporozës
• “Densiteti mineral kockor përgjithësisht më i ulët se normat, që lidhen me moshën dhe seksin e
pacientëve – korrespondon me pikëzimin “Z” > -2.0 densitometrisë kockore
|
|
Read more...
|
| |
|
|
|
<< Start < Previous 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>
|
| Results 81 - 90 of 186 |