header image
Home arrow Blog arrow 
Blog - Content Section Layout
Dëshira për të kryer marrëdhënie seksuale.
Në një kohë kur kafshët kryejnë aktin vetëm për t’u
shumuar, seksi për njerëzit është edhe një formë argëtimi. Për njerëzit akti seksual është gjithashtu një
faktor i rëndësishëm për të pasur një lidhje të fortë dhe të shëndetëshme me partnerin. Njeriu ka disa
periudha në jetën e tij ku dëshira për seks shtohet apo pakësohet. Zakonisht këto periudha kanë
formën e dallgëve, pra edhe nëse ndonjëherë nuk do të keni dëshirë për të pasur marrëdhënie mos u
mërzisni pasi do të jetë një situatë e përkohshme. Problemi është vetëm që nevoja seksuale midis
partnerëve nuk ecën gjithnjë paralelisht. Kjo gjë mund të sjellë probleme brenda lidhjes me partnerin.
Mos u besoni të afërmëve apo shokëve, të cilët ju thonë që kanë të paktën 3 herë në javë marrëdhënie
me partnerin e tyre. Nga kërkime të ndryshme, që janë zhvilluar është konstatuar që njerëzit kryejnë
më rrallë aktin seksual se sa u tregojnë njerëzve të tjerë. Kështu rreth 40% e burrave midis moshës 18
dhe 45 vjeç kryejnë më pak se një herë në 2 javë aktin seksual. Kini kujdes nga monotonia në shtrat.
Rreziku më i madh në një marrëdhënie të gjatë seksuale është mërzitja dhe monotonia në shtrat.
Monotona si dhe irritimet e vogla të përditshme të cilat merren me vete kur shkon në shtrat mund të
influencojnë negativisht motivin për të pasur marrëdhënie me partnerin. Nga kjo vjen që kryerja e
aktit të rrallohet nga një herë apo dy në javë në një herë në muaj ose më rrallë se kaq. Kur çifti vjen në
një situatë të tillë është mirë të krijohet diçka e re. Një faktor i rëndësishëm në këtë periudhë është
kreativiteti, i cili e mban lidhjen sa më të freskët
Seksi dhe dëshirat.
Seksi fillon në kokë. Por nuk ka një zonë të caktuar të trurit, që është përgjegjëse
për dëshirën seksuale. Ajo është një kombinim i ndezjes së disa pjesëve të trurit, që janë përgjegjëse
për veprime të veçanta.Vetëm kur krijohet ky kombinim lindin dëshirat seksuale. Për rastin e
mashkullit, seksi nuk është vetëm kënaqësi, por edhe një lloj sporti për të stërvitur mendimet.Truri
rregullon edhe prodhimin e hormoneve seksuale. Shkencëtarët kanë zbuluar që edhe hormoni
Prolaktinë rritet tepër gjatë seksit, si tek meshkujt edhe tek femrat. Deri tani dihej vetëm që ky
hormon ndikon në krijimin e qumështit të nënës. Por duket të jetë i rëndësishëm edhe për orgazmën.
Kështu meshkujt kanë nevojë për pushim pas orgazmës, pasi niveli i Prolaktinës është shtuar shumë
në trupin e tyre.
Kush, sa shpesh dhe sa gjatë?
Amerikanet kryesojnë duke kryer 160 akte penetrimi seksual në vit e
duke marrë mesatarisht 28 minuta për çdo herë. Përsa i përket kohëzgjatjes, atyre arrijnë t’ua kalojnë
vetëm brazilianët, të cilët marrin 30 minuta për të kryer aktin. Pas amerikanëve vijnë rusët dhe
francezët, që kryejnë mbi 130 penetrime seksuale në vit. Rusët duket se e kanë me nxitim punën pasi
kohëzgjatjen mesatare të aktit seksual e kanë 12 minuta. Por rekordin në shpejtësinë e kryejes së këtij
akti e kanë tajlandezët me 10 minuta. Në Gjermani, çiftet e martuara e bëjnë 85 herë në vit, të
pamartuarat 131 herë.
Pse bëhet seks ?
Akti seksual si mënyrë për t’u shumuar filloi të përdorej nga kafshët para 300
miljonë vjetësh. Por për 3 000 miljonë vite të tëra jeta në tokë ishte shtuar për bukuri edhe pa pasur
seks. Mendohet se ky shumim është kryer nëpërmjet ndarjes së thjeshtë të qelizave, gjë që ka qenë e
mjaftueshme për të krijuar një individ të ri. Biologët kanë gjetur se në ndryshim nga shumimi
nëpërmjet ndarjes së qelizës, shumimi nëpërmjet aktit seksual sjell si përparësi uljen e përqindjes së
parazitëve, mundëson përmirësimin e materialit gjenetik të dëmtuar dhe bën që, nëpërmjet
kombinimit të gjeneve, të ketë shumëllojshmëri individësh. Nga ana tjetër, shumimi nëpërmjet seksit
kërkon shumë kohë, para së gjithash mund të mos arrihet të gjehet një partner i përshtatshëm për aktin
ose partneri nuk ka dëshirë të ketë fëmijë.
Cilat jane medikamentet qe perdoren ne osteoporoze?
Përveç dietës së mirë, ushtrimeve, ndërprerjes së pirjes së duhanit, ka disa medikamente, të cilët
mjeku mund t’i përshkruajë nëse skaneri kockor tregon për osteoporozë. Këto medikamente janë:
• Kalçitonina. (Calcimar, Miacalcin) është një hormon, i cili parandalon humbjen e mëtejshme
kockore dhe ul dhembjen që mjaft njerëzve u shkakton osteoporoza;
EDUKIMI 124 NË VAZHDIM NË KSHP
• Alendronate (Fosamax) dhe risedronate (Actonel) nuk janë hormone, por përdoren për të ulur
rrezikun e frakturave të kollonës duke ulur humbjet kockore;
• Raloxifene (Evista) është medikament që përdoret të parandalojë/trajtojë osteoporozën duke rritur
densitetin kockor. Ai nuk është hormon, por ka disa nga efektet e mira të estrogenit;
• Teriparatide (Forteo) është një hormon sintetik i cili merret me injeksion një herë në ditë duke
shkaktuar rritje të kockës së re.
<< Start < Previous 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>

Results 71 - 80 of 186