header image
Home arrow Blog arrow 
Blog - Content Section Layout
Java e njezete e shtate

Ju

Je ne 2/3 e rruges qe nga momenti kur do te lindesh. Mund te konstatosh qe je me nje humor me te rende se zakonisht por kjo mund te bjere poshte  prej lodhjes dhe hormoneve. Mund te fillosh te ndjesh kontraksionet e Brakston Hiksit (kontraksione "false" te padhimbshme te lindjes) te cilat pergatitin trupin per lindje. Barku juaj do te jete i rende dhe i tendosur dhe mund te ndjesh parehatesi. Duhet ta marresh qetesisht nje problem. Mund te konstatosh se ke nje dhimbje te shpines. Mundohu te besh ndonje tendosje te lehte e cila mund te te lehtesoje dhimbjen.

Bebi juaj


Bebi juaj  eshte duke zhvilluar sistemin  imunitar per tu mbrojtur prej infeksioneve dhe antitrupave qe kalojne nga ju nepermjet placentes tek bebi. Kjo mbrojtje eshte e larte dhe gjate kohes qe bebi eshte me gji dhe zgjat deri ne bebin pak muajsh.

Java e njezete e gjashte

Ju

Nese tre muajt e fundit nuk ke qene tek dentisti duhet te shkosh pikerisht tani per nje kontoll sepse nese te nevojitet nje trajtim prej tij eshte ende momenti per ta realizuar perpara se bebi te lind. Njerez te tjere mund te ndjejne gjuajtjet e bebit tuaj nderkohe qe ju i ndjeni ato cdo dite. Ti mund te ndjesh qe barku po zgjatet sikurse nje maje per shkak te peshes dhe rritjes se bebit nga perpara dhe mund te kesh probleme me lidhjen e lidheseve te kepuceve dhe te drejtuarit te nje makine. Floku juaj rritet dhe duket me i plote sepse renia e tij gjate shtatzanise  eshte e ulet dhe pse ciklin rritje/renie nuk e nderpret. Renia e flokut te tepert qe ka mbire gjate shtatzanise do te filloj kur bebi te jete tre muajsh ndaj nje shkurtim i tij kur bebi te lind do te ndihmonte te mos e humbisje ate.

Bebi juaj


Bebi juaj do te kete nje rritje te vrullshme prej tani deri ne javen e 29. Nese bebi juaj do te lindte parakohe ne javen 26-28 mushkerite e tij do te jene gati per frymemarrje. Rrahjet e zemres se bebit tani mund te bien ne nje mesatare prej 150 rr/min.
Bebi djale priret te kete norma me te uleta dhe bebi vajze norma me te larta te rrahjeve te zemres.

 

Java e njezete e pese

Ju

Tani mund te te lindi deshira per te bere pazar per bebin duke pyetur dhe lexuar se cfare do i duhej atij per jeten paslindjes. Nese ke enjtje  kryesisht te kembeve por jo vetem, dhimbje koke here pas here, shqetesime ne pamje ose marrje mendsh duhet te lajmerosh mamine menjehere.
Ne kete rast mund te flitet per  nje tension te rritur i nxitur nga shtatzania.

Bebi juaj

Tanime bebi juaj eshte i afte te njoh zerin tend apo te partnerit tuaj dhe disa eksperte mendojne se mund te jete me dobi t'i kendosh nje kenge apo t'i luash muzike. Qelizat te cilat do te zhvillojne ndergjegjen/vetdijen e bebit mendohet te jene zhvilluar gjithashtu. Lidhjet ndermjet trurit te bebit tuaj jane gjithashtu te zhvilluara sidomos ato qe jane te pergjegjshme per ndjenjat, emocionet, perceptimet dhe te menduarit. Kjo do te thote qe bebi juaj do filloj te kujtoj ngjarje dhe te mesoj prej eksperiencave te saj te perseritura me mitren tuaj.

 

Java e njezete e kater

Ju

Uterusi juaj mund te ushtroj presion mbi organet e tretjes duke nxitur keshtu urth ne stomak. Ju mund te vereni me shume njolla ne lekuren tuaj por jeni mesuar tashme me to qe jane te zakonshme dhe qe do te rregullohem pas lindjes se bebit. Mund te ndjesh veshtiresi ne frymemarrje ngaqe hormonet mbushin kapilaret e traktit respirator dhe relaksojne muskujt e mushkerive tuaja dhe uterusi (mitra) juaj i rritur shtyn pas diafragmen e cila ngjesh mushkerite. Mund te kesh shqetesime me perqendrimin dhe kujtesen ngaqe hormonet pershkojne gjithe  trupin tuaj. Gjumi mund te behet i veshtire ngaqe mendimet (meraku) shkojne vetem tek bebi dhe si rezultat i mases sa madhe te barkut gjumi ne shpine ose bark behet i pamundur. Te flesh ne  brinje majtas eshte shume mire sepse permireson qarkullimin e gjakut duke i dhuruar me shume  fluks gjaku dhe nutriente te tij femijes nepermjet placentes te cilet ndihmojne shume funksionin e veshkave te tij.

Bebi juaj


Ne javen e 24 bebi juaj eshte plotesisht i shendetshem dhe nese lind nen nje terapi
dhe kujdes intensiv ai mund te mbijetoj dhe jashte mitres suaj. Bebi juaj tanime eshte i afte te gjuaj dhe te kete cikle te rregullta gjumi dhe zgjimi. Bebi juaj mund te kete lemze qe vjen prej levizjeve te hershme te kraharorit te cilat ai i bene per te praktikuar teknikat e frymemarrjes.
Tani bebi juaj eshte pak me i madh se gjysma e nje reviste.

Jave e njezete e tre

Ju

Ju jeni duke perjetuar ende enjtje me kembet tuaja. Ju mund te filloni te keni endrra reale ne lidhje me lindjen dhe ndjenje akthi rreth cfare do te ndodhe ne te ardhmen. Por mos u merzit kjo eshte thjeshte normale

.

 

Bebi juaj


Syte e bebit tuaj tani mund te levizin nga njera ane ne tjetren. Kete jave kapaket e syrit te bebit tuaj do te hapen por ai nuk mund te shoh pervecse nje vargu vizual i limituar deri pak jave pas lindjes. Koka dhe trupi i bebit tuaj tashme jane ne proporcion dhe sythet e shijes ndahen ne ato qe dallojne te emblat dhe ato te hidhurat.
Rrahjet e zemres  se bebit tuaj tani mund te dallohen me stetoskope. Dhembet e tij te pare jane duke u formuar brenda mishrave te tij te dhembeve.

<< Start < Previous 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>

Results 21 - 30 of 186