|
Eshte hera e pare ne jete… Jame shtatzane..
Femijet jane pasuria jone Qe te kemi femije te shendohe ne duhet te kemi nje trupe te shendoshe, qe foshnjes qe rritet brenda nesh ti ofrojme kushte te mira per zhvillim Gjate nente muajve te shtatzanise ju dhe trupi juaj do te kaloje ne disa faza dhe ndryshime. Shtatzania eshte nje ngjarje normale ne jete tuaj, prandaj ajo mund te kaloje shume mire nese ju kujdeseni per vehten tuaj duke ju nenshtruar kontrolleve te rregullta tek mjeku apo mamia. Me duket se jam shtatzane, por nuk jame e sigurte. Nese doni te vertetoni a jeni shtatzane, ju mund ta zbuloni kete me ane te testit per shtatzani. Ekzistojne testi i urines dhe ai i gjakut, i cili bazohet ne ndryshimin e sasise se hormoneve ne trupin e shtatzanes. Me cfare shenjash shfaqet shtatzania. • Shtatzania shfaqet me mungese te menstruarcionve apo gjakderdhje te vogla ne kohen e ciklit menstrual. • Shtatzania mund te shfaqet me nauze ose te vjella • Shtatzania i ben gjinjte te enjtur te forte dhe te ndjeshem • Shtatzania jep ndryshim ne oreks • Shtatzania mund te jape urinim te shpeshte
Kujdes: Keto shenja mund te jene rrjedhoje e ndonje semundje tjeter apo ndryshimi ne organizem. Megjithate kur keto shenja jane prezente eshte mire te perjashtohet shtatzania.
Cka duhet te bejme qe shtatzania te jete e sigurte dhe e shendoshe?
Kujdesi shendetesor gjate shtatzanise, qe nga momentin qe zbulohet shtatzania deri ne lindje eshte shume i rendesishem.. kjo mundeson qe te kesh shendet te mire per vete dhe njekohesisht edhe per foshnjen, te cilin do ta sillni ne jete. Qe te arrini keto ju duhe te dine qe: Shtatzania normalisht zgjate 40 jave Shtatzania ndahet ne tremujorin e pare qe zgjat 12 jave; i dyti zgjat 15 jave dhe i treti 13 jave.
Kontrollet tek mjeku jane shume te rendesishme
Kontrollet duhet te behn 1 here ne muaj deri ne muajin e tete. Nje here ne 2 jave gjate muajit te tete dhe 1 here ne jave gjate muajit te nente te shtatzanise. Gjate kontrolleve te rregullta mjekesore shtatzania duhet ti nenshtrohet ketyre ekzaminimeve: • Ekzaminimi gjinekologjik ku percaktohet madhesia e mitres dhe rritja e frytit tek shtatzania • Pasqyra e gjakut tek shtatzania • Percaktimi i grupit te gjakut dhe faktorir Rhesus tek shtatzania • Presioni i gjakut tek shtatzania • Analiza e urines (per proteina, glukoze, bakterie, qe mund te jene pasoje e diabetit, preeklampsise apo ndonje semundje tjeter tek shtatzania) • Testin e pastertise (per ndonje infeksion te mundshem tek shtatzania) Nese nuk keni mundesi te vizitoni mjekun cdo muaj, atehere beni te pakten 4 vizita gjate shtatzanise sipas kalendarit te meposhtem: • Ne tremujorin e pare- nje vizite mjekesore • Ne tremujorin e dyte- nje vizite mjekesore ne muajin e peste • Ne tremujorin e trete- nje vizite ne muajin e shtate ose te tete dhe nje ne muajin e nente
Shtatzania mund te kete keto ankesa shendetesore • Shtatzania mund te kete lodhje • Shtatzania mund te kete te vjella dhe mundim • Shtatzania mund te kete kapsllek • Shtatzania mund te kete zgjerim te venave te kembeve (varice) • Shtatzania mund te kete veshtiresi ne frymemarje • Shtatzania mund te kete lodhje dhe pagjumesi • Shtatzania mund te kete hemorroide • Shtatzania mund te kete kruarje • Shtatzania mund te kete ngerce ne kembe dhe ne shputa • Shtatzania mund te kete gjakderdhje te vogla nga hunda dhe vagina |
|
Çfarë eshtë HIV?
HIV eshtë një virus i cili transmetohet përmes lëngjeve të trupit si
psh:gjaku dhe lëngu spërmatik.
Ky virus mund të shkaktoje AIDS-in, një sëmundje e cila prek sistemin imunologjik të personit.
Kush e shkakton infeksionin nga HIV?
Kjo eshtë një sëmundje që shkaktohet nga një virus që quhet HIV(Virus i imunodeficiences humane) i cili kalon nga lëngjet trupore të një personi tek personi tjetër, duke përfshire ketu gjakun, lëngun spërmatik dhe sekretin vaginal.
Cili eshtë roli i sistemit imunologjik ne organizmin e njëriut?
Ne gjendje normale roli i sistemit imunologjik eshtë që të mbroje organizmin e njëriut nga infeksione e ndryshme nepërmjet prodhimit të kundertrupezave.
Cilat qëliza të organizmit i demton ky virus?
Virusi i AIDS-it demton kryesisht qëlizat e bardha të gjakut , të sistemit
imunologjik dhe limfocitët T të cilat nuk mund të funksionojne si duhet për të
mbrojtur organizmin.
Si transmetohet virusi i AIDS-IT?
Rrugët nepërmjet të cilave transmetohet virusi i AIDS-it jane:
• Përmes kontaktit seksual(sekretit vaginal,lëngut spërmatik)
• Përmes kembimit të shiringave
• Përmes plageve të hapura dhe demtimeve të lekures
Kush mund të infektohet nga virusi i AIDS-it?
• Persona që kryejne kontakt seksual të pambrojtur;
• Nga përdorimi jo higjenik i shiringave gjatë dhenjës se injëksioneve, marrjes se droges me shiringe të përdorur me pare, berjes se tatuazheve;
• Personeli mjekësor kur punon ne kushte të pambrojtura psh. Gjatë marrjes se gjakut pa
dorëza;
• Nga një nënë e infektuar tek femia gjatë përiudhes se shtatatëzanise, lindjes dhe ushqyerjes me gji.
Ç’është gjendja HIV pozitiv?
Testi Hiv pozitiv nenkupton gjendjen kur virusi ka hyre ne gjak pra themi që personi eshtë seropozitiv. Një person seropozitiv mund të jetoje dhe të shijoje një jetë të shendetëshme dhe të zhvilloje aktivitëtë normale pa zhvilluar simptomat e AIDS-it. Ne qoftë se personi eshtë seropozitiv ai mund
të infektoje të tjerët.
Me shumë se 50 % e HIV pozitiv personave zhvillojne sëmundjen e plotë të AIDS-it.
Ky test del pozitiv 3-6 muaj pas marrjes se virusit dhe tregon prezencen e kundertrupezave ne organizem. Ne person seropozitiv mund të gezoje shendet të plotë dhe të zhvilloj një aktivitët normal ne jetën e tij. Personi mund të mbetët HIV pozitiv për tëre jetën por ai ne çdo kohë eshtë ne gjendje të infektoj të tjerët.
Çfarë eshtë AIDS?
Problemi kryesor eshtë një dobesim i sistemit imunologjik që parandalon luftën e organizmit kunder infeksioneve, ashtu që infeksionet si pneumonia behen me të rrezikshme se normalisht.
Cilat jane shenjat e para të AIDS-it?
• Molisje e theksuar;
• Temperaturë, ethe gjatë natës;
• Rënie në peshë;
• Djersitje gjatë natës
• Zmadhim të gjëndrave limfatike;
• Kolle e thatë;
• Diarre-barkqitje e bollshme e vazhdueshme
• Vëeshtirësi në frymëmarrje;
• Njolla të kuqe në të kafe në lëkurë;
• Infeksion mykotik ne gojë, herpes etj. A ka mjekim për AIDS-in? Nuk ka ndonjë mjekim specifik për AIDS-in.Të gjitha mjekimet synojnë forcimin e sistemit imunologjik dhe zgjatjen e jetës së personit të infektuar me AIDS.
Kur duhet të behet testi i AIDS-it?
Ne qoftë se mendoni se jeni i infektuar me HIV Mos harroni se testi eshtë efektive vetëm 3 muaj pas kontaktit të mundshem me HIV.Nese keni frikë se jeni të infektuar me HIV,konsultoni Mjekun tuaj Familjar.
Seksi i sigurt eshtë e vetmja mënyrë për të parandaluar infeksionin me HIV. Përdorni prezervative dhe praktikoni monogamy-mos ndërroni partnerin
|
|
Lythat vaginal
Çfarë jane lythat vaginal?
Ky eshtë një infeksion viral i cili transmetohet nepërmjet kontaktëve seksuale. Ajo mund të transmetohet dhe nepërmjet kontaktit të lekurave.
Cilat jane simptomat e kesaj sëmundjeje?
Ëarts on the outër gjenital areas and inside the vagina dhe cervixi-qafa e mitres
Cilat jane komplikimet?
Risk i rritur për kancer cervikal për gratë e infektuara me virusin i cili shkakton lythat.
Cili eshtë trajtimi?
Lythat duhet të trajtohen me kremat lokal që ju rekomandon Mjeku. Gratë shtatëzana duhet të konsultohen me Mjkun Familjar për tu siguruar që trajtimi nuk e demton shtatëzanine.
Prezervativet nuk i parandalojne lythat vaginal!
|
|
Read more...
|
|
Eshtë një sëmundje mykotike e shkaktuar nga një myk i quajtur kandida albikans. Eshtë një infeksion mykotik mjaft i përhapur që mund të transmetohet përmes kontaktit seksual. Eshtë sëmundje tre herë me e shpeshtë se trikomoniaza.
Cilat jane faktoret që influencojne ne zhvillimin e infeksionet?
• Barra;
• Diabeti;
• Përdorimi i antibiotikeve;
• Kortizoniket.
Cilat jane shenjat tek femrat?
• Kruarje të forta të organit gjenitale;
• Rrjedhje sekrecionesh nga vagina;
• Djegie gjatë urinimit;
• Cipa të bardha ne sipërfaqe;
Cilat jane shenjat tek meshkujt?
• Skuqja të majes se penisit;
• Kruarje;
• Djegie;
Si behet mjekimi i Kandidozes?
Rekomandohen analizat laboratorike dhe mjekimi sipas Mjekut Familjar. Kontakti seksual mund të lejohet vetëm mbas mjekimit.
Sa I përket trajtimit të femrave rekomandohet shpërlarje me antiseptike, kamomil, përdorimi i ovulave vaginale antimykotike.
Përdorni gjithmonë prezervativin që të jeni të mbrojtur.
|
|
|
Eshtë një sëmundje e shkaktuar nga një mikroorganizëm ( Protozoar). Eshtë infeksion shumë i
shpeshtë. Ka rreth 180 milion ratste ne vit ne botë.
Burim infeksioni eshtë femra e sëmurë. Kjo lloj sëmundje nuk është shumë serioze dhe kurohet plotësisht.
Cilat jane shenjat e kesaj sëmundje tek femrat?
• Të kruara gjenitale shumë shqëtësuese;
• Sekrecione vaginale të shumta me erë të keqë, me ngjyre të verdhe.
• Djegie gjatë urinimit;
• Skuqje të vagines,dhembje gjatë kontaktit seksual;
Si vendoset diagnoza?
Diagnoza vërtetohet me anë të analizave laboratorike.
|
|
|
|
<< Start < Previous 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 Next > End >>
|
| Results 141 - 150 of 208 |