header image
Home arrow Blog arrow 
Blog - Content Section Layout
Cfare duhet pasur parasysh per te pasur ardhje qumeshti te mjaftueshme
Nënat shpesh shqetësohen nëse do të kenë qumësht të mjaftueshëm per beben e tyre. Nëse jeni edhe ju një nga ato, ne duam t'ju sigurojmë se gjinjtë tuaj janë mjaft të mire per ushqyerjen e bebes me gji.
Per kete arsye dëshirojmë t'ju informojmë se:
• Gjatë shtatzënesisë (që nga muaji i shtatë), gjendrat ne gji prodhojnë kulloshtër.
• Gjinjtë fillojnë të prodhojnë me shumë qumësht, zakonisht 30-40 ore pas lindjes.
• Prolaktina dhe oksitocina janë në nivel me të lartë nga fundi i shtatzënisë, por pas lindjes ky nivel rritet menjëhere si pergjigje e thithjes së bebes.
• Prolaktina stimulon aktivitetin e alveolave ku krijohet qumështi.
• Niveli i prolaktinës rritet kur fëmija thith.
• Edhe kur niveli i prolaktinës është i lartë, nëse thithja nuk është e mjaftueshme dhe nëse qumështi nuk rrjedh mire nga gjinjtë, sekrecioni ne ato pjesë të gjinjve ndërpritet.
Në periudhën e hershme pas lindjes, nëna gjatë ushqyerjes me gji mund të ndiejë kontraksione të mitrës ose etje. Gjithashtu mund të vihet re rrjedhje qumështi nga gjiri tjetër.
Kur qumështi fillon të rrjedhë nga gjiri, bebja e ndryshon ritmin e thithjes. Fillimisht thith me shpejt e me pas me ngadalë dhe vazhdon rnë tej me thithje të thellë dhe të qetë.


Barerat (medikamentet) dhe ushqyerja me gji
Ndonjëhere ndodh qe nëna që jep gji, te sëmuret ose të jetë e sëmurë nga ndonjë sëmundje, per shkak të së cilës duhet të konsumoje medikamente të caktuara. Mos u frikësoni!
Numri me i madh i barnave që konsumon nëna kalojnë në qumësht në sasi shumë vogël. Vetëm një numër i vogël prej tyre mund ti shkaktojë dëme bebes. Në shume raste, ndërprerja e ushqyerjes me gji është me e rrezkshme sesa vetë barnat. Disa prej barnave mund të shkaktojnë efekte anësore, por zakonisht nënës mund ti jepen barna të tjerë me efekt të ngjashëm, të cilët janë me pak të dëmshëm. Nëse nëna qe jep gji, ka nevojë të marre barna të caktuara, ajo duhet ti drejtohet mjekut ne cdo rast.

Si te zvogelohet ndikimi i barnave tek thithja
• Evitoni ushqyerjen me gji gjatë kohës së koncentrimit maksimal të barnave.
• Kur ekziston mundësia. merrini barnat përpara se foshnja të flejë ose menjëherë pas ushqyerjes me gji.
• Nëse duhet të merret ndonjë ilac; i cili është i kontraindikuar, ndërpriteni ushqyerjen me gji vetëm përkohësisht e me pas rifillojeni përsëri.
• Evitoni marrjen e qetësuesve gjatë lindjes dhe ca kohë pas saj. Këto barna mund te shkaktojnë deri në pagjumësi tek disa të porsalindur.

Shfrytezoji debite e ushqyerjes vetem me gji gjate gjashte muajve te pare!
Dëshirojmë t'ju informoimë rreth dobisë se të ushqyerit të foshnjës vetëm me qumështin e nënës. Të ushqyerit e foshnjës vetëm me qumësht gjiri ofron dobi të shumta në disa drejtime shëndetësore, imunologjike, zhvilluese, psikologjike, sociolog] i ke, ekonomrke. Përparësia e ushqyerjes me qumësht gjiri është me e madhe kur bebja ushqehet vetëm me qumësht gjiri, per sa kohë ky qumësht nuk përzihet me lloje të tjerë qumështi. Studime të shumta kanë treguar se sëmundshmëria është më e vogël në këtë kontingjent foshnjash. Dhënia gji mundëson ushqim me të mire, rritje, zhvillim fìzik dhe psikik me të mire të bebes gjatë viteve të para të jetës.

Perparesite e ushqyerjes me gji
• Bebet që ushqehen me qumesht gjirì sëmuren me rrallë nga diarreja, infeksionet e organeve të frymëmarrjes dhe të tretjes sesa bebet që ushqehe me qumësht artificial.
• Qumesht i i cdo nëne përmban antìtruptha, të cilët e mbrojnë beben nga semundjet.
• Ndihmon per rritjen me të shpejtë te bebes, si dhe per zhvillimin dhe pjekjen e sistemit imunitar, sistemit nervor qendror (trurit) dhe sistemeve të tjera organike (p.sh, lëkurës, etj).
• Enzimat e tretjes, laktoza dhe lipaza, si dhe shumë enzima të tjera, i mbrojnë të sapolindurit, të cilët në ditët e para ende nuk e kanë të ndërtuar sistemin tyre enzimal.
• Duke evituar kontaktin me albumina! e huaja, zvogelohet e paraprihet rreziku i zhvillimit te reaksioneve alergjike.
• Nëse bebeve në ditët e para të jetës u jepet qumesht artificial me shishe, tek ai/ajo krijohet një mosnjohje, habitje e mospranim ndaj majës së gjirit dhe me pas bebja do ta pranojë me me vështirësi gjirin e nënës. Nga ana tjetër, rritet mundësia per shfaqjen e sëmundjeve alergjike. Të gjitha këto lloje qumështi duke përfshirë këtu dhe qumështin e sojës, bartin me vete rrezikun nga alergjitë.
• Zvogelohet shkalla e shfaqjes së Sindromit të Vdekjes së Papritur.
• Arrihet një reagim me i mire ndaj vaksinave dhe aftësi me të mëdha ne luftë kundër sëmundjeve.
• Me pak probleme orto dente dhe dentale (nuk paraqìten prìshje të dhëmbëve që kanë lidhje me të ushqyerit me shishe).
• Zhvillìm me të mire psikomotorik, emocional e social.
• Shkallë me të lartë të inteligjencës.

Cfare perfitimesh ka vete nena nga ushqyerja me gji e bebes se saj?
Të dasbura nena, ju duhet te dini se duke ushqyer me gji foshnjen tuaj, Ju tnbroni edhe shënjetin tuaj, sepse është e vërtetë se:

•Hormoni oksìtocin, i cìli clirohet gjatë dhënies gji, ndikon ne mbledhjen e mitres dhe ndihmon në ndaljen e gjakderdhjes pas lindjes. Pra, këshillohet vënia e bebes në gji sa me shpejt pas lindjes.
•Nënat që japin gji kanë energji me tepër; ato mund të kenë qumesht të mjaftueshëm edhe kur marrin ushqime me vlera energjike të kufizuara.
•Ushqyerja me gji në rnënyrë të rregullt dhe me shpesh, mund ta vonoje ciklin menstrual dhe në këtë mënyrë ndikon në mbrojtjen prej shtatzenisë se paplanifikuar. Në këtë mënyrë arrihet largësia natyrale mes shtatzënive.
•Zvogëlohet rreziku nga kanceri i gjirit dhe i vezoreve.
• Rrallohen shfaqjet e depresionit të paslindjes.
• Rrallohen shfaqjet e lënies pasdore të fëmijëve (per shkak të lidhjes se forte mes nënës dhe fëmijës ne gji).
• Ndodh një shërim me i shpejtë fizik pas lindjes.
• Krijohen me pak strese rreth blerjes dhe përgatitjes së ushqimit.
• Ka me pak punë per ushqyerjen e fëmijës.
• Ushqyerja me gji është praktike gjatë natës dhe gjatë udhëtimit.* Nuk ka arsye per frikë se qumështi gjatë natës do të prishet.
• Nuk ka arsye per frikë se do të mungojë qumështi per shkak të përgatitjeve industriale, per shkak të shpërndarjes apo tërheqjes së produkteve nga prodhimi.

Mas harroni asnjeherë se shpenzimet per ushqyerjen e foshnjës janë me të pakta kur e ushqeni ate me gji sesa kur e ushqeni me lloje te tjera qumështi!

• Ju mund t'i kurseni parate që do të nevojiteshin per blerjen e llojeve të tjera qumështit.
• Ju do të kurseni shumë kohë, pasi nuk do jetë e nevojshme ta përgatisni ushqimin per foshnjën.
• Ju do të shpëtoni nga shumë vizita tek mjeku dhe do kurseni parate që do t'ju duheshin per medikamente, analiza laboratorike etj, pasi dihet se bebet që ushqehen me gji, sëmuren shumë me pak nga ato që ushqehen me lloje të tjera qumështi.
Shtatzënitë e shpeshta e crregullojnë shëndetin e gruas dhe mund ta mbingarkojnë familjen dhe jetën e përditshme.

Kujdes!
Dëshirojmë t'ju informojmë e t'ju tërheqim vëmendjen se cdo nënë dhe prind duhet të dijë që ushqimi i përgatitur mund t'i shkaktojë dëmtime direkte shëndetit të bebes per arsyet e mëposhtme:
• Ushqimi i përgatitur nuk i ka faktorët mbrojtës per shëndetin, që gjenden vetëm ne qumështin e nënës.
• Uji, i cili përdoret per pastrimin e shisheve apo per përgatitjen e qumështit, mund të jetë i ndotur.
• Qumështi per bebet mund të jetë i ndotur per shkak të gabimeve gjatë prodhimit.
• Ekziston mundësia që ushqimi të mos jetë përgatitur ne mënyrë të përshtatshme (p.sh. koncentrimi apo hollimi).
• Përgatitja johigjenike e ushqimit artificial mund të shkaktojë sëmundje tek bebet.

Dr. Anila Godo
Prof. Dr. Edi Tushe



Qumeshti i nenes
Nënë e dashur, qumështi në gjirin tënd ndryshon nga dita në dite, por gjithnjë i cilesise që i përgjigjet nevojave të bebes tënde. Mbas 2-3 javësh, në gjinjtë tuaj krijohet qumësht i pjekur (i plote).
Përbërja e qumështit të nënës ndryshon në varësi të periudhave të kohëzgjatjes se thithjes dhe nevojave të bebes. Nëse bebes i jepet gji sa herë që e kërkon, nuk i nevojë ti shtohet ujë. Qumështi i nënës nuk i ngarkon veshkat e bebes. Qumështi i nënës i përshtatet ne menyrë perfekte nevojave të vetë bebes dhe ai përmban
• proteina
• karbohidrate
• yndyrna
• hekur

Proteinat
• Sasia e albuminave në qumështin e nënës i përshtatet në menyrë ideale nevojave të të porsalindurve. Të gjitha Ilojet e tjera të qumështit janë me pak te përshtatshme per nga përbërja sasiore e cilësore ne proteina.
• Të ushqyerit e nënës nuk ndikon në nivelin e proteinave ne qumështin e saj.
• Proteinat e qumështit te nënës zbërthehen lehtë dhe absorbohen mire. Kur bebes i jepet qumësht lope, vetëm një pjesë prej saj absorbohet në zorrën e foshnjës. Produktet metabolike të zbërthimit të qumështit artificial mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin e sistemit nervor qendror (trurit) të bebes.

Yndyrnat
•Yndyrat janë burimi kryesor i kalorive (energjisë) per beben.
• Të ushqyerit e nënës mund të ndikojë në nivelin e yndyrave te qumështit të saj
• Yndyrnat në qumështin e nënës përmbajnë acide yndyrore të pangopura në vargje të gjata, që janë të domosdoshme per rritjen dhe zhvillimin e sistemit nervor.
• Niveli i yndyrnave është i ulët në fillim të dhënies gji, pra në qumështin e pare dhe shtohet në fund të dhënies gji, pra në të quajturin qumësht të fundit.

Qumështi i nënës përmban enzima, qe zbërthejnë yndyrnat dhe në këtë mënyre ndihmojnë absorbirnin e tyre. Ne qumështin artificial këto enzima nuk ekiistojnë.

Karbohidratet (sheqcrnat)
• Në përqindje të madhe përmbajnë laktozën, e cila zbërthehet lehtë dhe snfrytëzohet mire.
• Qumështi i nënës përmban shumë karbohidrate (sheqerna) cilësore në krahasim me qumështin artificial ose qumështin e lopës.

Hekuri
• Niveli i zakonshëm i hekurit në qumështin e nënës është 50%, ndërsa në cdo qumësht tjetër eshtë vetëm 10%.
• Kjo është arsyeja pse foshnjat që ushqehen me gji ne 6 muajt e pare të jetës paraqesin shumë rrallë anemi me mungesë hekuri, krahasuar me ata që ushqehen me qumësht lope apo qumësht artificial.
Dr. Anila Godo
Prof. Dr. Edi Tushe



Perparesite e qumeshtit te nenes ne krahasim me llojet e tjera te qumeshtit
Qumështi i nënës është qumështi me i përshtatshëm per beben tuaj.
Qumështi i nënës përmirëson imunitetin e bebes, e mbron atë nga bakteriet dhe viruset.
Përbërja e qumështit të nënës nuk është cdo herë e njejtë. Kulloshtra është e përshtatshme per foshnjën e porsalindur. Qumështi i mëtejshëm i nënës ndryshon cdo dite, deri edhe nga një ushqyerje ne tjetrën.
Dhënia e qdo ushqimi tjetër, qoftë edhe shtimi i ujit zvogëlon dobitë që jep qumështi i nënës.
Pra, duhet te jeni të sigurt që qumështi juaj dhe vetëm qumështi juaj është me i miri per foshnjën tuaj!

Kulloshtra
Kulloshtra fillon të krijohet ne gji ne muajin e shtatë të shtatzënisë. Kulloshtra, një lëng i dendur, i ngjitur dhe me ngjyrë të verdhë, përbën ushqimin e pare e me të mire per beben tuaj per arsyet e mëposhtme:
• Përmban me tepër proteina dhe vitamine A në krahasim me qumështin që pason.
• Kulloshtra ndihmon të porsalindurit per eliminimin e mbeturinave të para të zorrës (fekaleve).
• Është gjithashtu efikase per eleminimin e produkteve të zbërthyera nga bilirubina dhe zvogëlon kështu rrezikun per paraqitje të verdhëzës së foshnjës.
• Imunoglobulinat (kryesisht IgA) e kulloshtrës i mundësojnë të porsalindurit mbrojtje nga infeksionet.
Kulloshtra është "vaksina" e pare per të porsalindurin kundër shumë baktereve dhe viruseve.
Zëvendësimi me ujë ose qumësht artificial i ushqyerjeve të para të fëmijës e pakëson prodhimin e kulloshtrës dhe qumështin ne tërësi. Prandaj është shumë e rëndësishme që kulloshtra të mos hidhet, por ti jepet fëmijës jo vetëm per dobitë që ka, por edhe per këtë aspekt të sajin.


Dr. Anila Godo
Prof. Dr. Edi Tushe

<< Start < Previous 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 Next > End >>

Results 111 - 120 of 208
Klinika gjinekologjike
Planifikimi familjar
REgjistrohu!
Testet e shtatzanise
Zhvillimi i fetusit
Infertiliteti
Per cdo pyetje nje pergjigje
Mjekesia.com
Advertisement