header image
Home arrow Blog arrow 
Blog - Content Section Layout
A rrezikohem une per osteoporoze?
faktorë të gjejmë në veten tonë, aq më të rrezikuar jemi.
• Menopauza para moshës 48 vjeç;
• Kirurgjia për heqjen e vezoreve para menopauzës;
• Marrja e pamjaftueshme e kalçiumit dhe vitaminës D në dietë;
• Kufizimi i aktivitetit dhe ushtrimeve fizike;
• Duhani;
• Osteoporoza në familje;
• Abuzimi me alkoolin;
• Kockat e holla dhe kafazi kockor i vogël;
• Hipertiroidizmi;
• Përdorimi i zgjatur i steroidëve oralë;
• Frakturë e mëparshme kockore në moshë të rritur.
Cfare eshte Osteoporoza?
Gjatë osteoporozës, brendia e kockës dobësohet si pasojë e humbjes së kalçiumit. Kjo quhet humbje e
masës kockore. Dobësimi i masës kockore shton mundësitë për thyerjen e saj. Osteoporoza është më e
zakonshme te gratë sesa te burrat. Kjo ndodh për faktin se masa kockore te gratë është më e ulët
krahasuar me burrat; ato priren të jetojnë më gjatë dhe marrin sasi kalçiumi më të vogël; për këtë
arsye kanë nevojë edhe për hormonin femëror estrogen që të ndihmojë forcimin e kockave. Edhe
meshkujt janë të kërcënuar nga osteoporoza, por kjo ndodh në mosha të mëdha. Rënia e masës totale
kockore në një person me moshë të re 20-30 vjeç, shoqërohet me rënie të vazhdueshme edhe më vonë.
Te femrat ritmi i rënies kockore rritet pas menopauzës, kur niveli i estrogenit bie. Gjithashtu, humbja
kockore rritet edhe pas heqjes kirurgjikale të ovareve, pasi ato janë përgjegjëse për prodhimin e
estrogenëve.
Cilat jane shenjat dhe symptomat e menopauzes?
Disa femra kanë thjesht ndërprerje të periodave. Disa të tjera kanë simptomat që vijojnë:
Ndryshim në ciklin tuaj menstrual. Kjo është një nga shenjat e para të menopauzës. Këto ndryshime
mund të jenë të njëpasnjëshme apo të herëpasherëshme. Rrjedhjet e gjakut mund të jenë në sasi më të
pakët ose më të madhe se zakonisht.
Afshet e nxehta. Afshet e nxehta janë simptoma më të zakonshme e menopauzës. Në qoftë se do të
keni skuqje të nxehta, do të ndjeni temperaturë të lartë nga kraharori te koka, shpesh në trajtën e
ndjenjës valë- valë. Lëkura juaj mund të jetë e lagur dhe e skuqur. Mund të keni marrje mendsh dhe
zbrazëti në stomak. Gjithashtu, mund të keni dhembje koke dhe të ndjeni rrahje të shpeshta dhe të
forta të zemrës
Hollimi i vaginës dhe vulvës (zona përreth vaginës). Lëkura e vaginës dhe vulva hollohet gjatë
menopauzës. Vagina humbet aftësinë të prodhojë lubrifikimin e mjaftueshëm gjatë aktit seksual. Këto
ndryshime mund të çojnë në dhembje gjatë seksit. Mund të përdoret një krem estrogeni (duke lyer
vaginën) ose një lubrifikant me bazë ujore në mënyrë që seksi të jetë më pak i dhimbshëm.
Problemet e traktit urinar. Mund të keni infeksione të vezikës urinare apo të traktit urinar gjatë dhe
pas menopauzës. Duhet të bisedoni me mjekun nëse ju duhet të shkoni shpesh në banjë, keni ndjenjë
të menjëhershme urinimi, ankoni për djegie gjatë urinimit dhe shpesh pamundësi për të urinuar.
Dhembja e kokës, djersitja natën, gjumi i shqetësuar dhe lodhja janë simptoma të tjera. Gjumi i
shqetësuar dhe lodhja mund të shkaktohen nga skuqjet e nxehta dhe djersitja gjatë natës.
A shoqërohet menopauza me simptoma emocionale? Shumë femra referojnë për shënja emocionale
gjatë menopauzës. Këto simptoma mund të përfshijnë trishtimin, ankthin dhe humbjen e gjumit.
Simptomat mund të jenë më të ashpra në disa gra. Në qoftë se do të konstatoni se keni probleme
emocionale duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.
Çfarë është terapia hormonale zëvendësuese? Terapia hormonale zëvendësuese (HRT) përfshin
marrjen e vetme të estrogjenëve apo të kombinuar me hormone të tjera, (progestin). Disa gra
theksojnë se terapia hormonale zëvendësuese lehtëson simptomat si psh., skuqet e nxehta, tharjen
vaginale dhe disa probleme urinare. Megjithatë, HRT nuk përdoret për këdo. Studimet e fundit
tregojnë se gjatë përdorimit të HRT mund të ndodhë që rreziqet të jenë më të mëdha se përfitimet.
Bisedoni me mjekun tuaj mbi rreziqet dhe përfitimet e HRT.
A janë të vlefshme mënyrat e tjera të trajtimit? Po. Barnat si kremi i estrogenit, antidepresantët,
produktet e sojës dhe disa produkte të tjera bimore mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave
menstruale. Diskutoni këto me mjekun tuaj.
Kur ndodh menopauza?
Mosha mesatare e ndërprerjes së periodave tek femrat është rreth 50 vjeç. Ndërkohë që konsiderohet
si periudhë normale e menopauzës mosha 41-59 vjeç. Zakonisht, menopauza te një femër vjen
afërsisht në të njëjtën moshë me nënën e saj. Femrat të cilat i nënshtrohen operacionit kirurgjikal për
heqjen e ovareve, e arrijnë menopauzën menjëherë pas operacionit. Në qoftë se një femër kryen
ndërhyrje kirurgjikale duke hequr mitrën, por jo ovaret, atëherë ajo do të shkojë drejt menopauzës
vetëm kur ovaret e saj do të ndalojnë së prodhuari estrogenë, pavarësisht faktit se ajo nuk ka
menstruacione. Në rastet kur periodat ndërpriten në moshë të re (para moshës 40 vjeç), – mjeku duhet
të kryejë një ekzaminim gjaku për të konstatuar nëse është shenjë e menopauzës ose jo. Menopauza
është një proces gradual i cili zgjat disa vjet. Nuk duhet të mendoni se jeni në menopauzë në se
periodat mungojnë për një periudhë më pak se 12 muaj (gjatë kësaj kohe, përdoren metodat e
planifikimit familjar për të shmangur shtatzaninë e padëshiruar.)
Konsultohuni me mjekun tuaj nëse keni
• Ndryshim në ciklin tuaj;
• Hemorragji në sasi të madhe;
• Hemorragji, e cila zgjat më shumë se zakonisht;
• Hemorragji më e shpeshtë se çdo tre javë;
• Hemorragji pas marrdhënieve seksuale;
• Njolla gjaku midis periodave.
Ndihma për afshet e nxehta
• Flini në një dhomë të freskët.;
EDUKIMI 122 NË VAZHDIM NË KSHP
• Vishni disa rroba në mënyrë që t’i zhvishni një nga një, në rast se do të ndjeni të nxehtë;
• Përdorni veshje pambuku në mënyrë që të mos tejnxeheni. Përdorni gjithashtu çarçafë pambuku;
• Pini ujë të ftohtë apo pije të tjera nëse do të ndjeni të nxehtë;
• Shmangni alkoolin.
ÇFARË ËSHTË MENOPAUZA?

Menopauza është periudha në jetën e gruas kur periodat ndërpriten dhe ajo nuk mund të lindë më
fëmijë. Kjo ndodh sepse ovaret e gruas me kalimin e moshës, ndalojnë së prodhuari hormonet
femërore si estrogeni dhe progesteroni.
<< Start < Previous 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 Next > End >>

Results 101 - 110 of 208
Klinika gjinekologjike
Planifikimi familjar
REgjistrohu!
Testet e shtatzanise
Zhvillimi i fetusit
Infertiliteti
Per cdo pyetje nje pergjigje
Mjekesia.com
Advertisement