|
Ju
Ti mund te ndjesh nje deshire te papritur per te zbukuruar, gatuar apo te
stolisesh nje mbulese krevati femijesh, kjo eshte e njohur si 'ndertimi i
folese' por jo te gjitha grate mund ta perjetojne kete. Mund te ndjehesh
ngrohte gjate gjithe kohes sepse trupi juaj po punon shume. Ke nje
qarkullim gjaku te shtuar dhe po djeg shume kalori.
Bebi juaj
Bebi juaj tani eshte me shume i shendoshe dhe mushkerite e tij te pergatitura
per lindjen. Meqe lindja po afrohet likidi amniotik po zvogelohet dhe bebi po
rritet duke zene gjithe hapesiren e mitres. Koka e bebit mund te angazhohet dhe
te zbrese poshte ne cerviks (qafen e mitres) gati per lindjen. Bebi mund te
vendoset me maje koke poshte perpara dhe fytyre nga pjesa juaj e pasme.
Studimet kane sugjeruar se jane hormonet e bebit ato qe i japin startin
fillimit te aktivitetit te lindjes. Kur bebi eshte gati per te dale,truri i tij
nxit prodhimin e hormoneve te cilat nxisin kontraksionet uterine. Fytyra
e tij eshte e mbushur dhe tashme jane formuar edhe qerpiket. Qafa e tij eshte e
trashur dhe qepallat tani mund te hapen dhe mund te mbyllen lehtesisht.
|
|
|
Ju
Mund te kesh marre lejen e zakonshme dhe te qendrosh gjithe kohen ne shtepi
tani. Jepi mundesi vehtes te shplodhesh sa me shume. Duhet te shmangesh
ndjesite e izolimit dhe vetmise duke kontaktuar nena apo zona me grupe te
ndyshem femijesh. Mund te perjetosh 'rrufe' kur koka e bebit angazhohet ne
kavitetin pelvik. Ne shtatzanine e dyte kjo ndodh ne javen e 40 ose ne lindje.
Nese ndihesh shume e renduar ne peshe mund te shkosh per not te lehte ose te
besh nje banje te ngrohte.
Bebi juaj
Bebi po fiton nje shtrese te mire indi yndyror qe do ta mbroje ate dhe prej
temperaturave te uleta qe mund te perjetoje pas lindjes. Brenda 'dhomes' bebi
perpelitet shume per te fituar rehati.
|
|
|
Ju
Ka mundesi te ndjehesh goxha e lodhur dhe e renduar tashme. Mund
te ndjehesh ne ankth e irrituar dhe me levizje humori serish. Mund te ndjesh
nje ndjenje zvarritese poshte ne pelvis ngaqe pesha e bebit po mban poshte.
Mund te perjetosh endrra reale dhe te turbulllta, mendime qe vijne ne mendjen
tende sesi do pershtatesh dhe sesi po afrohet nje jete ndryshe.
Nje leng i holluar mund te rrjedhe nga gjiri juaj. Kjo eshte kulloshtra,
produkti i pare qumesht i gjirit qe zakonisht rrjedh pas lindjes.Zakonisht ne
shtatzanine e dyte apo ne shtatzanite e ardhshme prodhohet disa jave para
lindjes.
Si rezultat i shtypjes qe bene koka e bebit ne fshikezen tuaj urinare mund te
kesh rrjedhje ne sasi te vogla te urines.
Bebi mund te njoh dhe te reagoj ndaj
nje kenge te thjeshte. Provo te kendosh nje kenge femijesh dhe shih sesi ai do
te reagoj. Nese masa (barku) juaj dhemb mund te jete lodhje,tendosje e
ligamenteve qe suportojne uterusin. Duhet te shmangesh ngritjet e peshave dhe
qendrimet e gjata dhe nese mundesh nje rrip beli i pershtatshem do ishte mire.
Bebi juaj
Bebi i ka shpenzuar dy javet e fundit ne rritje duke u pergatitur per lindje. I
pergjigjet ndjeshen dhimbjes drites dhe tingujve. Volumi i likidit amniotik
ulet ngaqe bebi ka zene pothuajse te gjithe hapesiren e mitres. Placenta
ka arritur pjekurine dhe ka pushuar se rrituri dhe tani fillon te 'vjeterohet'.
Ne lindje ajo mund te peshoje sa 1/6 e peshes se bebit.
Zorret (intestinet) e bebit jane te mbushura me nje substance jeshile te erret
te lagesht dhe ngjitese qe quhet mekonium (prodhuar prej qelizave te vdekura
dhe mbeturinave qe vijne prej melcise dhe zorreve).
Mushkerite jane plotesisht te formuara por ende kane nevoje te maturohen.
Lekura po e humbet transparencen dhe eshte me teper roze sesa e kuqe. Gishtat e
kembeve dhe thonjte jane plotesisht te rritura. Bebi prodhon kortizol qe
ndihmon mushkerite te zhvillohen gati per lindjen.
Testikujt e bebit djale mund te zbresin ne skrotum dhe gjinjte e organet
genitale te bebit vajze mund te fryhen prej hormoneve dhe do te tkurren pas
lindjes.
|
|
|
Ju
Mushkerite tuaja po shtypen nga bebi dhe mund te ndjesh pak marrje
fryme. Nese ti leviz shume ose shtyp qofte dhe lehte barkun zgjon menjehere
bebin. Mund te kerkosh te zgjedhesh sallen e maternitetit ku do lindesh dhe te
pyesesh mamine tende per me teper detaje. Nese nuk ke bere nje
plan lindjeje duhet te bisedosh me mamine menjehere.
Bebi juaj
Bebi dridhet dhe hap syte nese eshte zgjuar. Lanugo dhe verniksi qe mbulonte bebin
kane filluar te zhduken. Bebi shpenzon 60% te endrrave ne trimestrin e fundit
te shtatzanise.
|
|
|
Ju
Ndonjehere mund te ndjesh ndonje grusht ose kembe qe qellon ne drejtim te
barkut tuaj. Eshte e sigurte qe mbulesa juaj (cipa e barkut) eshte e forte dhe
e durueshme.
Mos degjo histori te keqija te
momentit te lindjes ose pakenaqesira qe kane ngelur gjate saj.
Bebi juaj
Thonjte pasurojne majat e gishtave te bebit tuaj, lekura e tij eshte roze dhe
trupi i tij duket i rrumbullakosur. Ka rezerva te glikogjenit ne melcine e
bebit tuaj. Bebi mban kete rezerve energjie gjate lindjes dhe ditet ne vazhdim
derisa ushqyerja te perforcohet.
Truri i bebit po zhvillohet me shpejtesi, me qendrat e te degjuarit dhe
te folurit qe po maturohen ne nje pike qe ai te njoh zerin tuaj ne lindje. Nese
bebi eshte djale peshon me teper nese ai eshte vajze.
|
|
|
|
<< Start < Previous 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>
|
| Results 11 - 20 of 186 |