Akti seksual si mënyrë për t’u shumuar filloi të përdorej nga kafshët para 300
miljonë vjetësh. Por për 3 000 miljonë vite të tëra jeta në tokë ishte shtuar për bukuri edhe pa pasur
seks. Mendohet se ky shumim është kryer nëpërmjet ndarjes së thjeshtë të qelizave, gjë që ka qenë e
mjaftueshme për të krijuar një individ të ri. Biologët kanë gjetur se në ndryshim nga shumimi
nëpërmjet ndarjes së qelizës, shumimi nëpërmjet aktit seksual sjell si përparësi uljen e përqindjes së
parazitëve, mundëson përmirësimin e materialit gjenetik të dëmtuar dhe bën që, nëpërmjet
kombinimit të gjeneve, të ketë shumëllojshmëri individësh. Nga ana tjetër, shumimi nëpërmjet seksit
kërkon shumë kohë, para së gjithash mund të mos arrihet të gjehet një partner i përshtatshëm për aktin
ose partneri nuk ka dëshirë të ketë fëmijë.
|
|
|
|
Perdorimi me cikle te gjata i yasmines.
Shume gra e njohin tashme nje avantazh te rendesishem te pilules. Ato mund te shtyjne ardhjen e periodave dhe keshtu te kalojne pushimet pa ndonje preokupim. Me marrjen e pilulave me cikle te gjata, ju mund te mos keni perioda per disa muaj rradhe.
|
|
Read more...
|
|
Adoleshentët dhe sekualiteti
Vëretje: këto marteriale janë vetëm për njohuritë tuaja të përgjithshme dhe nuk janë zëvëndësim për
këshilla mjekësore. Ju gjithmonë duhet të kontaktoni mjekun tuaj apo profesionistët shëndetësorë
rreth shëndetit tuaj, trajtimit apo përkujdesjes shëndetësore.
Kush
Përgjigja për “kush” është çdo adoleshent. Ju nuk jeni i/e vetmja që merreni me seksualitetin tuaj.
Secili adoleshent disi është duke u ballafaquar me konfuzionin dhe tensionin në lidhje me
menaxhimin e dëshirës seksuale. Po, secili adoleshent ka arritur në skaj duke u pyetur për këtë
qështje të madhe në jetën e tyre.
Edhe femrat edhe meshkujt janë pjesë e kësaj. Gjinia nuk është barrierë për qështjen e
seksualitetit në jetë. Ndonjëherë duket se njëra nga gjinitë ka rol më të “rëndësishëm” në
seksualitet, por të gjithë adoleshentët janë të përfshirë në mënyrat e veta.
Pavarësisht nëse je i/e bardhë, afrikan/e ose çfarëdo race apo përkatësie fetare, të gjithë do të
keni një kohë të “vështirë” ndërsa merreni me seksualitetin tuaj
A ju liron abstinenca nga fakti se s’do të ballafaqoheni me seksualitetin? Jo, edhe nëse vendosni
që të mos jeni seksualisht aktiv deri në martesë, ju prap jeni një person me seksualitetin tuaj
individual.
|
|
Read more...
|
|
Çfarë eshtë HIV?
HIV eshtë një virus i cili transmetohet përmes lëngjeve të trupit si
psh:gjaku dhe lëngu spërmatik.
Ky virus mund të shkaktoje AIDS-in, një sëmundje e cila prek sistemin imunologjik të personit.
Kush e shkakton infeksionin nga HIV?
Kjo eshtë një sëmundje që shkaktohet nga një virus që quhet HIV(Virus i imunodeficiences humane) i cili kalon nga lëngjet trupore të një personi tek personi tjetër, duke përfshire ketu gjakun, lëngun spërmatik dhe sekretin vaginal.
Cili eshtë roli i sistemit imunologjik ne organizmin e njëriut?
Ne gjendje normale roli i sistemit imunologjik eshtë që të mbroje organizmin e njëriut nga infeksione e ndryshme nepërmjet prodhimit të kundertrupezave.
Cilat qëliza të organizmit i demton ky virus?
Virusi i AIDS-it demton kryesisht qëlizat e bardha të gjakut , të sistemit
imunologjik dhe limfocitët T të cilat nuk mund të funksionojne si duhet për të
mbrojtur organizmin.
Si transmetohet virusi i AIDS-IT?
Rrugët nepërmjet të cilave transmetohet virusi i AIDS-it jane:
• Përmes kontaktit seksual(sekretit vaginal,lëngut spërmatik)
• Përmes kembimit të shiringave
• Përmes plageve të hapura dhe demtimeve të lekures
Kush mund të infektohet nga virusi i AIDS-it?
• Persona që kryejne kontakt seksual të pambrojtur;
• Nga përdorimi jo higjenik i shiringave gjatë dhenjës se injëksioneve, marrjes se droges me shiringe të përdorur me pare, berjes se tatuazheve;
• Personeli mjekësor kur punon ne kushte të pambrojtura psh. Gjatë marrjes se gjakut pa
dorëza;
• Nga një nënë e infektuar tek femia gjatë përiudhes se shtatatëzanise, lindjes dhe ushqyerjes me gji.
Ç’është gjendja HIV pozitiv?
Testi Hiv pozitiv nenkupton gjendjen kur virusi ka hyre ne gjak pra themi që personi eshtë seropozitiv. Një person seropozitiv mund të jetoje dhe të shijoje një jetë të shendetëshme dhe të zhvilloje aktivitëtë normale pa zhvilluar simptomat e AIDS-it. Ne qoftë se personi eshtë seropozitiv ai mund
të infektoje të tjerët.
Me shumë se 50 % e HIV pozitiv personave zhvillojne sëmundjen e plotë të AIDS-it.
Ky test del pozitiv 3-6 muaj pas marrjes se virusit dhe tregon prezencen e kundertrupezave ne organizem. Ne person seropozitiv mund të gezoje shendet të plotë dhe të zhvilloj një aktivitët normal ne jetën e tij. Personi mund të mbetët HIV pozitiv për tëre jetën por ai ne çdo kohë eshtë ne gjendje të infektoj të tjerët.
Çfarë eshtë AIDS?
Problemi kryesor eshtë një dobesim i sistemit imunologjik që parandalon luftën e organizmit kunder infeksioneve, ashtu që infeksionet si pneumonia behen me të rrezikshme se normalisht.
Cilat jane shenjat e para të AIDS-it?
• Molisje e theksuar;
• Temperaturë, ethe gjatë natës;
• Rënie në peshë;
• Djersitje gjatë natës
• Zmadhim të gjëndrave limfatike;
• Kolle e thatë;
• Diarre-barkqitje e bollshme e vazhdueshme
• Vëeshtirësi në frymëmarrje;
• Njolla të kuqe në të kafe në lëkurë;
• Infeksion mykotik ne gojë, herpes etj. A ka mjekim për AIDS-in? Nuk ka ndonjë mjekim specifik për AIDS-in.Të gjitha mjekimet synojnë forcimin e sistemit imunologjik dhe zgjatjen e jetës së personit të infektuar me AIDS.
Kur duhet të behet testi i AIDS-it?
Ne qoftë se mendoni se jeni i infektuar me HIV Mos harroni se testi eshtë efektive vetëm 3 muaj pas kontaktit të mundshem me HIV.Nese keni frikë se jeni të infektuar me HIV,konsultoni Mjekun tuaj Familjar.
Seksi i sigurt eshtë e vetmja mënyrë për të parandaluar infeksionin me HIV. Përdorni prezervative dhe praktikoni monogamy-mos ndërroni partnerin
|
|
|
|
<< Start < Previous 1 2 3 Next > End >>
|
| Results 10 - 18 of 27 |