header image
Home arrow Per pacientet arrow 
Per pacientet
Cfare eshte hysteroskopia? PDF Print E-mail

Cfarë është hysteroskopia?

 

Hyseroskopia është një procedurëqë lejon mjekun të shoh direkt brenda kanalit të qafës së mitrës dhe në hapësirëne mitrës. Zakonisht kryhet gjatë javës së parë pas peirodave. Një instrument ihollë teleskopik i quajtur hysteroskop futet në mitër nëpërmjet qafës së mitrësdhe i mundëson mjekut të ekzaminojë formën e brendëshme dhe muret e mitrës siedhe hyrjet e tubave të fallopit. Qëllimi është të shikohet për prezencën endonjë anomalie apo sëmundjeje dhe të vendoset se cfare rruge mund të ndiqet përtrajtimin e tyre.

 

 

Përse duhet të kryhet hysteroskopia?

 

Shkaku më i shpeshtë për kryerjen e hysteroskopisë është përcaktimii shkakut të një hemorragjie vaginale të shtuar ose të crregullt. Mjeku juajmund ta përdorë gjithashtu hysteroskopinë për të zbuluar ndonjë shkak tëinfertilitetit (dëshirë e paplotësuar për fëmijë) apo të aborteve të përsëritura.Hysteroskopia mund të zbulojë dhe ndonjëherë të trajtojë menjëherë disa llojecrregullimesh, shumica e të cilave kanë natyre beninje (jo kanceroze) ku përfshihen:

 

Fibroidet (myomat) janë tumore beninjeme konsistencë të fortë që gjenden në 30% të grave mbi 35 vjec. Gratë mefibroide të mëdha janë më të predispozuara për hemorragji uterine jo normaledhe aborte. Fibroidet mund të shkaktojnë gjithashtu dhimbje dhe rëndesë në fundtë barkut.

 

Polipet janë tumore me konsistencë tëbutë që zhvillohen nga membrana e brendshme e uterusit dhe qafës së mitrës. Atozakonisht janë beninje dhe mund të shkaktojnë crregullime hemorragjike.

 

Septumi uterin është një perde indore qëe ndan hapësirën e mitrës në dy dhoma. Është prezente që nga lindja dhe shoqërohetshpesh me infertilitet dhe aborte të përsëritura.

 

Adezionet intrauterine janë shirita indi cikatricial që bashkojnë tëdy muret e mitrës. Ato mund të shkaktojnë amenorre (mungesë tëmenstruacioneve), pakësim të fluksit të menstruacioneve, dhimbje të fortamensturale si edhe infertilitet.

 

Bllokim i tubave të fallopit është një gjendje që mund të shkaktojë infertilitet. Zgjidhja e këtij problemi mund të zgjidhë shancet tuaja për tëngelur shtatzane.

 

Cilat janë përparësitë e hysteroskopisë?

 

Hysteroskopia mund të kryhetambulatorisht në kabinetin e një doktori, në një qendër kirurgjikale apo në njëspital. Hysteroskopia diagnostikues zgjat vetëm disa minuta dhe ju mund tëshkoni në shtëpi, pak kohë pas përfundimit të procedurës. Edhe nëse kryhet njëprocedurë operative, koha e rekoverimit është shumë e shkurtër. Shumica epacienteve shkojnë në shtëpi ditën e kryerjes së hysteroskopise kirurgjikale.Ndryshe nga shume procedura të tjera, ka shumë më pak dhimbje pas një kirurgjiehysteroskopike dhe probleme të tilla si dëmtim i qafës së mitrës dhe uterusit,infeksion, apo hemorragji e shtuar ndodh në më pak se një përqind të rasteve.

 

Cilët janë llojet e hysteroskopisë?

 

Hysteroskopia mund të jetëdiagnostike (gjendet shkaku i një crregullimi) ose operative (me metodëkirurgjikale trajtohet shkaku i crregullimit). Hysteroskopia operative mund tëpërdoret edhe për sterilizim të përhershëm duke vendosur dy pajisje të vogla nëhyrjet e tubave dhe duke shkaktuar bllokim të tyre.

 

Si kryhet hysteroskopia diagnostike?

 

Një hysteroskop i hollë i lidhurme një videokamer dhe nje burim drite futet nëpërmjet kanalit të qafës së mitrësnë hapësirën e mitrës. Gjatë kësaj kohe një sasi e vogël solucioni fiziologjikfutet në mitër me qëllim që të pamja të jetë sa me e qartë. Mjeku vëzhgon formëne hapësirës së mitrës, shikon për polipe, fibroide, apo probleme të tjera që mundtë shkaktojnë hemorragji. Nëse mjeku dyshon për dicka mund të marrë biopsi tëdrejtuar në zonën e dyshuar. Si rregull procedura zgjat vetëm disa minuta.

 

Cfarë është hysteroskopia operative?

 

Hysteroskopia operative përdoretpër të trajtuar disa prej crregullimeve të cilat mund të zbulohen gjatehysteroskopisë diagnostike. Ajo mund të përdoret për të hequr polipet,fibroidet e lokalizuar brënda kavitetit uterin, apo heqjen e spiraleve që janëfiksuar brënda murit uterin. Gjithashtu mund të përdoret për korrigjimin e disaanomalive strukturore të lindura sic është uterusi me septum. Po ashtu mund tëpërdoret për ablacionin e endometrit, që do të thotë shkatërrimin e shtresës sëbrendshme të mitrës për të trajtuar hemorragjine uterine jonormale. Në disa rastetablacioni i endometrit mund të jetë një alternativë e hysterektomise (heqjes sëmitrës), me një kohë më të shkurtër rekoverimi dhe me më shumë avantazhe përpacientet.

Hysteroskopia mund të përdoret përzhbllokimin e tubave në vendin e bashkimit të tyre me uterusin, ose përmbylljen e tubave per sterilizim të përhershëm.

 

 

Si kryhet hysteroskopia operative?

 

Hysteroskopia operative mund të bëhetnë të njëjtën vizit me hyseroskopinë diagnostikuese ose ajo mund të kryhet nënjë kohë më të vonë. Ajo ngjan me hysteroskopinë diagnostike, përjashtohysteroskopinë që është më i trashë për të mundësuar hyrjen e instrumenteve tëndryshme kirurgjikale, sic janë gërshërët, pincat e biopsisë, instrumentetelektrokirurgjikale apo lazer. Në varësi të procedurës që do kryhet kohëzgjatjae hysteroskopisë mund të variojë nga disa minuta deri në një orë.

Hysteroskopia operative mund tëkryhet nën anestezi të përgjithshme, regjionale, apo lokale në varësi tëpreferencës së mjekut apo të procedurës qe do kryhet.

 

Cfarë ndodh pas procedurës?

 

Nëse është përdorur anestezilokale ju mund të shkoni në shtëpi pak kohë pas kryerjes së procedurës. Nëseështë përdorur anestezi regjionale ose e përgjithshme, ju duhet të mbaheni nënkontroll për disa orë para se të largoheni për në shtëpi. Në varësi tëprocedurës së kryer ju mund të keni hemorragji të paktë vaginale ditët e parapas kryerjes së hysteroskopisë.

Ju duhet të njoftoni mjekun tuajnëse keni ndonjë prej shënjave të mëposhtme:

 

Hemorragji shumë të madhe

Temperaturë e lartë

Pamundësi për të urinuar

Dhimbje shumë të forta në fund të barkut

Vështirësi në frymarrje

 

Cilat janë rreziqet e hysteroskopisë?

 

Hysteroskopia është një procedurërelativisht e sigurt me pak komplikacione. Komplikacionet ndodhin në më pak senjë përqind e pacienteve. Edhe nëse ato ndodhin shumë rralle janë serioze dheqe mund të rrezikojnë jetën.

 

 

Përmbledhje

 

Hysteroskopia diagnostikon dhe korrigjon crregullime të uterusit të cilat mund të kërkonin kirurgji madhoredhe disa ditë shtrim në spital. Hysteroskopia i mundëson mjekut sot që të mundtë korrigjojë një pjesë të këtyre crregullimeve pa shtrim në spital. Koha erekoverimit është vetëm disa orë pas hysteroskopisë diagnostikuese dhe dy osertre ditë pas hysteroskopisë operative, me diskomfort minimal. Përpara se ju tëkryeni hysteroskopinë ju duhet të diskutoni cdo shqetësim qe ju mund të keni nëlidhje me këtë procedurë.

 

Dr. Shk. Julian Habibaj 

 

Aknet PDF Print E-mail
Akne quhet ajo gjendje ne t e cilen lekure permban pore te bllokuara (pika te zeza dhe te bardha) te infektuara (pustule ) apo jo dhe noduj nenlekure. Akne shfaqet me teper ne fytyre por edhe ne pjese te tjera te trupit, qafe, gjoks, shpatulla, shpine dhe krahe. Mosha me e prekur eshte adoleshenca por nuk perjashtohen te rriturit e cdo moshe. Shpesh aknet mund te zhduken pas disa vjetesh edhe pa trajtim por mjekimi I duhur con ne nje sherim me te shpejte dhe redukton mundesine e ngeljes shenje (cikatriceve pas akneve) qe eshte nder nderlikimet me te shpeshta .
Read more...
Kenaqesia femerore. PDF Print E-mail
Kërkuesit kanë hedhur dritë mbi shumë sekrete të seksualitetit femëror, duke arritur në përfundimin se
nuk ka të bëjë vetëm me anën psikike të saj. Rëndësi të dorës së parë kanë edhe sjelljet biologjike, për
të cilat më parë dihej fare pak. Si përfundim, ilaçet e reja, të efektshme për mashkullin, janë po aq të
vlefshme edhe për femrën. Ndërkohë që në botë vazhdojnë të shiten me qindra milionë tableta Viagra
për gruan vazhdojnë ende të kryhen studime e eksperimente - kjo sepse nga çrregullimet seksuale
vuan pothuajse gjysma e universit femëror. Seksologë, gjinekologë, endokrinologë janë dakord që nuk
ishte vetëm gruaja ajo, që duhej t'i nënshtrohej kurimit, por vetë çifti. Të gjitha specialitetet mjekësore
(nga andrologu deri tek seksologu dhe sociologu) po shkojnë drejt një "tjetërsimi" të ri të kërkimit dhe
praktikës mjekësore, duke ndihmuar edhe në realizimin e një ripërtëritjeje të "cilësisë së marrëdhënies
njerëzore në përgjithësi dhe asaj seksuale në veçanti", shprehet një specialist i kësaj fushe.
Por, a do të arrijmë t'i zbulojmë sekretet e seksualitetit femëror? Një gjë është e sigurt: fijet, që duhen
çmbështjellë për të hedhur dritë mbi tërësinë e përgjigjes seksuale të gruas janë të shumta. Më parë
gjithçka i vishej psikikës, pra vetëm sferës së shpirtit femëror në kuadrin dashuror. Por gjatë viteve të
fundit kërkuesit filluan të hetojnë mbi trupin e gruas, mbi mekanizmat dhe vendet e kënaqësisë së saj.
Anatomia e klitoridit u bë e njohur në vitin 1998 nga austrialiania O'Konell, ndërsa një kërkim i
Xhaninit nxorri në pah se pika G ekziston dhe funksionon me të njëjtat mekanizma, që çojnë në
kënaqësinë mashkullore. Enzima, që modulon ereksionin, fosfodiesteraza 5, është e pranishme edhe
në atë zonë të vaginës ku Grafemberg, në vitet '50, identifikoi pikën G (shkronja e parë e mbiemrit të
tij), e cila në rast se nxitej, shkaktonte orgazmën vaginale. Kërkimi i Xhaninit i hap rrugën përdorimit
të molekulave si sildenafili ose tadalafili (pilula e re e verdhë për mashkullin), të cilat veprojnë mbi
fosfodiesterazën me kohëzgjatje 24 orë. "Nuk duhet quajtur pika G", thotë Xhanini. "Më mirë prostata
femërore", ashtu siç e ka përcaktuar organizata botërore e cila merret me nomenklaturën anatomike.
Një mbetje embrionale, një organ i seksit tjetër, që mund të jetë i pranishëm në dimensione të
ndryshme tek gratë". Për të qenë të sigurtë nëse është vërtet prostatë, ekipi i Xhaninit po përdor një
marker, antigenin prostatik specifik, i cili ka dhënë përfundime pozitive. "Por jo të gjitha gratë e kanë
pikën G dhe për këtë ato nuk duhet të hidhërohen", saktëson seksologu. "Mosmarrëveshja orgazëm
vaginale apo klitorid mund të zgjidhet kështu: çdo grua ka vendet e saj të kënaqësisë". Ndërkohë,
megjithë dështimin e eksperimentit të parë masiv të Viagrës së kuqe, aktualisht janë duke mbërritur
lajme të mira. Do të përfitojnë si gratë pa probleme të sferës seksuale, ashtu edhe ato me çrregullime
të eksitimit seksual në post- menopauzë ose me histerektomi.
Ky kërkim i fundit thekson përmirësimet në lubrifikimin vaginal dhe në arritjen e orgazmës. Edhe
prostaglandina Pge1 krem, ka dhënë rezultate të mira, megjithëse është duke iu nënshtruar ende fazës
eksperimentuese. "Të dhënat që kemi në dispozicion në lidhje me ilaçet për gratë janë më të pakta se
ato të dokumentuara për burrat", vëren një specialist i Qendrës së Gjinekologjisë dhe Seksologjisë
Mjekësore në Milano. "Vetëm në vitin1998, në Konferencën Ndërkombëtare për klasifikimin e
çrregullimeve seksuale femërore u përfshinë shkaet biologjike në diagnozën e çrregullimeve të grave.
Por tani, duke kopjuar mashkullin, ekziston rreziku i përqendrimit të vëmendjes tek organet gjenitale
dhe tek gjithçka, që nuk funksionon në nivel biologjik. Në fakt, gjithnjë me ndihmën e të dhënave dhe
shenjave, një diagnozë e saktë do të nënkuptonte përcaktimin e elementit, që ka më shumë peshë. Dhe
në këtë sferë luan një rol të rëndësishëm edhe natyra e marrëdhënies. Kjo pasi hyjnë në lojë edhe
nxitësit e ndryshëm, që aktivizohen, si për shembull, ai i dëgjimit. Shumë çifte praktikojnë një seks të
heshtur, pa fjalë dashurie. Ata nuk preken, nuk përkëdhelen dhe puthen fare pak".
Por shumë kërkues janë të mendimit se jo gjithçka mund të përmblidhet tek një hapje mrekullibërëse.
"Së pari, duhet të kërkohen shkaqet organike të një çrregullimi: faktorët hormonalë, të enëve të gjakut,
muskulore dhe të sistemit nervor, ndërkohë që gratë priren drejt ndjenjës së fajit, lodhjes dhe stresit.
Më pas vjen edhe mirëqënia mendore, e cila ka rëndësinë e saj. Nuk duhet të harrojmë të shtojmë në
këtë kontekst se edhe humori i mirë varet nga hormonet", vëren një specialist. "E dhëna më
interesante e kërkimeve ka të bëjë me rolin e hormoneve mashkullore, që luajnë rol të rëndësishëm në
përgjigjen seksuale femërore. Nga ata varet epshi, nxitja dhe marrja e iniciativës nga ana e saj".
Për të gjallëruar seksualitetin femëror, janë duke mbërritur kremra, sprajt dhe pilula. Të gjitha këto
produkte vijnë në emër të një gruaje gjithësesi kontradiktore. Një grua, e cila ndoshta kërkon edhe për
vete pilulën e kënaqësisë, "por kur partneri turret tek Viagra, ajo tkurret dhe mendon: nuk më dëshiron
dhe nuk më do më. Nuk bën asgjë për të ndryshuar gjendjen dhe nuk ka dyshim që kërkon të ndahet
prej meje", shprehet një studiuese seksologe. "Gratë janë të mendimit se ereksioni i arritur me ilaç nuk
vlen sa ai i ardhur në mënyrë spontane".
Në fund të fundit, ato kërkojnë me çdo kusht që t'i venë notën formës së partnerit. Kjo sikur ereksioni
të ishte mundësia e vetme për një seksualitet ekspresiv, i cili gjithësesi merr ngjyrimet e një
paragjykimi: nëse nuk ka bashkim seksual, nuk ka asgjë. "Vuajnë ende nga analfabetizmi erotik",
përfundon një eksperte. "Nuk do të mjaftojë as pilula e ereksionit dhe as ajo e orgazmës. Çiftet duhet
të mësohen të bëjnë llogaritë me praninë e ilaçit mes tyre. Një prani ndoshta e vlefshme, por që
gjithësesi nuk duhet tepruar me të. Sepse seksualiteti është shumë më tepër se një molekulë: është një
alkimi, në të cilën biologjia dhe psikika janë të gërshetuara.
Symptomat e crregullimeve seksuale dhe mjekimi i tyre. PDF Print E-mail
Simptomat dhe mjekimi
• Tek të dy partnerët e çiftit:
- Mungesa e interesit ose dëshirës për seks;
- Paaftësia për tu ndierë i kënaqur;
- Dhimbja gjatës koiuts-it.
• Tek burrat:
- Paaftësia për të arritur erektimin;
- Paaftësia për të mbajtur erektimin gjatë gjithë aktit;
- Vonesa ose mungesa e ejakulacionit;
- Paaftësia për të kontrolluar ejakulacionin në kohën e nevojshme (orgazmës mashkullore).
• Tek gratë:
- Paaftësia për të çliruar mjaftueshëm muskujt vaginale për lejimin e koitus-it;
- Paaftësia për të arritur orgazmën femërore.
• Mjekimi është gjithmonë individual.
Parandalimi i çrregullimeve seksuale. PDF Print E-mail
• Së pari: Shoqëria duhet të jetë tepër e hapur dhe të ketë një komunikim konstruktiv për problemet e
lidhura me trupin dhe seksin. Po kështu imazhi i raporteve midis prindërve ka një rol predominant
tek fëmijët dhe ardhshmëria e jetës së tyre seksuale. Është tepër i këshillueshëm komunikimi i
hapur dhe harmonia me partnerin, gjë e cila mund të parandalojë precipitimin e një çrregullimi
seksual; po kështu në rastet e ekzistencës së çrregullimeve seksuale ka rëndësi komunikimi i hapur
midis partnerëve për problemin dhe ndihma, që ata duhet t’i japin njëri-tjetrit në zgjidhjen e tij.
Ndihma në zgjidhjen e çrregullimit seksual tek partneri është në fakt ndihmë ndaj vetvehtes. Nuk
është asnjëherë turp të kërkohet ndihmë tek miqtë, qoftë edhe ndihmë e kualifikuar më vonë.
• Së dyti:Shmangia e abuzimit me alkoolin dhe marrjes se drogave të tjera.
• Së treti: në rastet e traumave seksuale apo përdhunimeve janë të nevojshme këshillimet individuale
apo e ashtuquajtura grup-terapia.
<< Start < Previous 1 2 3 Next > End >>

Results 1 - 9 of 27
Klinika gjinekologjike
Planifikimi familjar
REgjistrohu!
Testet e shtatzanise
Zhvillimi i fetusit
Infertiliteti
Per cdo pyetje nje pergjigje
Mjekesia.com
Advertisement